Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së enjtes, më 9 dhjetor 2010, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça ka bërë një vizitë në Shtabin e Emergjencave Civile në Prefekturën e Shkodrës. Në pritje të Hirësisë së Tij ka qenë Prefekti i Shkodrës, z. Maxhid Cungu, Kryetari i Bashkisë, z. Lorenc Luka, Kryetari i Këshillit të Qarkut, z. Gjovalin Kolombi etj.
           
Gjatë kësaj vizite, Kryetari i KMSh, është interesuar për situatën e ditëve të fundit në qytetin e Shkodrës dhe ka shprehur sensibilizimin e tij me njerëzit në nevojë.
           
“Teksa flasim, mendja më shkon te njerëzit e përmbytur. Si flenë, si ngrihen, si lahen, si hanë, si ndërrohen, si i kanë fëmijët e tyre? Të gjitha këto pyetje më lodhin dhe më bëjnë të lutem me zemër për këta njerëz në nevojë. Ne si Komunitet jemi organizuar për të ndihmuar në të gjitha format njerëzit e rrethuar nga uji. Sot kemi sjellur me vete shtatë ton ndihma ushqimore. 700 pako, të cilat do të pasohen nga ndihma të tjera në këtë drejtim”- ka thënë H. Selim Muça në fjalën e tij.
           
Ndërkohë, Prefekti Cungu ka falënderuar kontributin dhe bujarinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke vënë në dukje se kjo ndihmë që vjen në këto momente nga Hirësia e Tij dhe besimtarët muslimanë të këtij vendi, është shumë e rëndësishme dhe përcjell një mesazh të lartë solidariteti.
           
Gjatë kësaj vizite në Shtabin e Emergjencave Civile në Shkodër, Kryetari i K.M.Sh, shoqërohej nga autoritetet më të larta të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.

A. Mahiri

 

H. Selim Muça viziton Shtabin e Emergjencave Civile në Shkodër-9 dhjetor 2010

H. Selim Muça viziton Shtabin e Emergjencave Civile në Shkodër-9 dhjetor 2010 

 

H. Selim Muça viziton Shtabin e Emergjencave Civile në Shkodër-9 dhjetor 2010