Mbrëmjen e së martës,
më 7 dhjetor 2010, Myftiu I Shkodrës
Imam Muhamed Sytari ka qenë i ftuar në
studion e Tv ABC News, në Shkodër, ku ka
folur për situatën e fundit të shkaktuar
në Shkodër si shkak I përmbytjeve të
ditëve të fundit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetares,
ai ka konfirmuar edhe një herë se
situata e krijuar në qytetin e Shkodrës
gjatë ditëve të fundit është ndër më
dramatiket që ka kaluar ky qytet në
historinë e tij. Ai ka rrëfyer edhe një
momente të caktuara të emocioneve të
marra nga takimi i tij me banorë të
përmbytur gjatë shpërndarjes së ndihmave,
në këto ditë të përmbytjes.
Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe nevojën
e madhe që kanë banorët e dëmtuar nga
kjo situatë për një mbështetje
shpirtërore, ku ka evidentuar rolin e
Myftinisë Shkodër për ofruar ndihmën e
saj në tejkalimin e kësaj situate të
shkaktuar në qytet pas përmbytjeve të
fundit.
Në përgjigje të pyetjes në lidhje me
zhurmën që ka shkaktuar një deklaratë e
tij gjatë hytbes së xhuma, se njerëzit
po jetojnë një moment largimi nga feja
si në vitet 1967, ai ka thënë, se kjo
situatë është mbi të gjitha një zile e
fortë për të zgjuar vëmendjen e
shoqërisë shqiptare, që dita-ditës po i
kthen shpinën Zotit dhe mësimeve të Tij.
Ai ka konfirmuar edhe një herë se askush
nuk ka të keqe nga besimi dhe feja dhe
se është i distancuar qëllimet e disa të
përditshmeve dhe ngjyrosjes politike që
i është bërë deklaratës së tij, ku është
përmendur edhe kryeparlamentarja e
vendit. Gjatë fjalës së tij, Myftiu ka
bërë thirrje që njerëzit të kthehen nga
besimi dhe mos t’i kthejnë shpinën Zotit!
Njëkohësisht ai ka konfirmuar se roli i
Myftinisë Shkodër do të jetë përherë
pararojë në ruajtjen dhe kultivimin e
harmonisë ndërfetare dhe paqes sociale
në qytetin e Shkodrës dhe përtej tij,
për shumë arsye.
|