Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e martë, më 7 dhjetor, pas namazit të akshamit, Myftinia Shkodër ka organizuar në xhaminë e Parrucës një aktivitet fetar, me rastin e përkujtimit të 1432 vjetorit të Hixhretit të Hz. Muhammedit (a.s) nga Mekka në Medine. Kjo ngjarje shënon edhe fillimin e vitit të ri tek muslimanët.
           
Pas faljes së namazit të akshamit, besimtarët e pranishëm në xhami kanë patur rastin të dëgjojnë disa nga mesazhet e kësaj ngjarje, që ka vlera të mëdha në historinë islame.
           
Në fjalën e tij përshëndetëse, Imam Muhamed Sytari ka thënë se: “hixhreti i pejgamberit tonë (a.s) është ngjarja më e rëndësishme që ndryshoi rrjedhën e historisë së njerëzimit. Ishte ngjarja që shënoi gjallërimin e fesë islame dhe formimin e shtetit të parë islam, që ishte solid, i pavarur dhe i pandikuar nga asnjë forcë e asnjë njeri në botë! Mesazhet e kësaj ngjarje, duhet të përvetësohen maksimalisht në këto ditë, kur gjithë qyteti ynë po përjeton ditë të vështira dhe të dhimbshme, për shkak të përmbytjeve të frikshme që ndodhën para pak ditëve. Të lutemi me zemër dhe të ndihmojmë me sa të kemi mundësi të gjithë ata që janë prekur nga kjo përmbytje.”
           
Më pas ka folur teologu Ylli Buraniqi, imam i xhamisë së Kirasit. Ai ka përshkruar momentet më kulminante të ngjarjes së hixhretit të profetit Muhammed (a.s), nga Mekka në Medine. Nëpërmjet argumenteve të nxjerra nga Kur’ani dhe fjala e të dërguarit të All-llahut, ai ka përcjellur mesazhet e kësaj ngjarje të rëndësishme në fenë islame.
           
Në përfundim të këtij aktiviteti, besimtarët janë përshëndetur me njëri-tjetrin duke uruar edhe fillimin e vitit të ri hixhri 1432.

M. Myftija

 

Përkujtohet Hixhreti Nebevi 1432-7 dhjetor 2010

Përkujtohet Hixhreti Nebevi 1432-7 dhjetor 2010

Përkujtohet Hixhreti Nebevi 1432-7 dhjetor 2010 

Përkujtohet Hixhreti Nebevi 1432-7 dhjetor 2010