Pasdrekën e së martës, 
										më 7 dhjetor 2010, Myftinia Shkodër ka 
										bërë shpërndarjen e disa ndihmave 
										ushqimore në zonë pranë xhamisë së 
										Tophanës, ku dëmet e shkaktuara nga 
										përmbytja e ditëve të fundit janë të 
										dukshme e të mëdha.
            
										Ka qenë vetë Myftiu Imam Muhamed Sytari, 
										që ka marrë pjesë në shpërndarjen e 
										këtyre ndihmave, i shoqëruar edhe nga 
										imami i xhamisë së Tophanës, z. Ilir 
										Dizdari. Myftiu është takuar me njerëz 
										të shumtë, të cilëve u ka dhënë kurajo 
										për të përballuar këtë situatë të 
										vështirë. Ai ka kërkuar prej të 
										përmbyturve të mos humbin shpresën dhe 
										besimin në Zotin dhe ta konsiderojnë 
										këtë dëm si një sprovë në jetën e tyre.           
										
										
										Me rastin e përmbytjeve të fundit në 
										Shkodër, Myftinia ka hapur edhe një 
										llogari rrjedhëse për t’I ardhur në 
										ndihmë të përmbyturve dhe për të 
										kontribuar brenda mundësive, për 
										kapërcimin e kësaj situate.
| 
												 
												  | 
											
| 
												 
												  | 
											
| 
												 
												  | 
											
| 
												 
												  | 
											
  
