Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditen e së dielës, më 5 dhjetor 2010, Myftiu i Shkodrës ka mbledhur Këshillin e Myftinisë dhe atë të Imamëve të qytetit, në kuadër të organizimit të Shtabit të Emergjencave të kësaj Myftinie, në ndihmë të besimtarëve të përmbytur, xhamive të dëmtuara dhe qytetarëve të izoluar nga uji.
           
Në fjalën e tij, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka bërë të ditur hapat që po ndjek Myftinia Shkodër në koordinim me Kryesinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për të kapërcyer situatën e përmbytjes në Shkodër. Ai ka bërë një ekspoze të kontakteve të tij me përfaqësues të komuniteteve islame jashtë vendit e brenda tij, të cilët janë interesuar për gjendjen në Shkodër dhe janë shprehur të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre me këtë rast.
           
Më pas, menaxheri i Myftinisë Shkodër, z. Blendi Alushi ka raportuar për gjendjen e xhamive të dëmtuara dhe dëmet e shkaktuara në këto xhami, në qytet e fshat.
           
Ndërkohë, këshilltarët dhe imamët e pranishëm në këtë mbledhje kanë dhënë mendimet e tyre për organizimin sa më efikas dhe të suksesshëm të kësaj situate të krijuar gjatë ditëve të fundit.
           
Shtabi i Emergjencave të Myftinisë Shkodër, mblidhet dy herë në ditë, për të dhënë e marrë lajme të reja në lidhje me xhamitë e dëmtuar, besimtarët e izoluar, angazhimin për ndihmesën e tyre etj.

 

Mblidhet Shtabi i Emergjencave në Myftininë Shkodër-5 dhjetor 2010

Mblidhet Shtabi i Emergjencave në Myftininë Shkodër-5 dhjetor 2010

Mblidhet Shtabi i Emergjencave në Myftininë Shkodër-5 dhjetor 2010