Paraditën e së dielës, 
										më 5 dhjetor 2010, Myftinia Shkodër ka 
										organizuar shpërndarjen e disa ndihmave 
										për njerëzit e izoluar nga përmbytjet e 
										ditëve të fundit të ndodhura në qytetin 
										e Shkodrës.  
										
										I pranishëm në shpërndarjen e pakove 
										ushqimore dhe ujit të pijshëm, ka qenë 
										edhe  Myftiu i Shkodrës Imam 
										Muhamed Sytari. Përpara kamerave të 
										televizioneve të pranishme, ai ka bërë 
										thirrje për solidarizim të mëtejshëm me 
										njerëzit në nevojë të izoluar nga uji  
										e të përmbytur gjatë ditëve të fundit. 
										Me këtë rast ai ka falënderuar shtetin 
										shqiptar dhe Shtabin e Emergjencave 
										pranë Prefekturës Shkodër për angazhimin 
										maksimal në shërbim të njerëzve në 
										nevojë. Ai ka theksuar se është koha që 
										të gjithë të kthehemi nga Zoti dhe të 
										lutemi me sinqeritet për këtë që po 
										ngjet në vendin tonë gjatë këtyre ditëve 
										të vështira.
										
										Gjatë takimit me njerëzit e izoluar, 
										Myftiu ka nxitur optimizëm e shpresë dhe 
										ka kërkuar nga banorët e këtyre zonave 
										që most a humbin shpresën dhe besimin në 
										Zotin. Ai ka kërkuar që secili të lutet 
										me pastërti për këtë situatë të vështirë 
										për të gjithë.
   
										
										 
												 
												 
												 
												 
												 
												
											
										
                        				
												 
											
												 
											
												 
											
												 
											
												 
											
												 
											 
												 
											
												 
											 
												 
											
												 
											 
												 
											
												 
											 
