Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nёpёrmjet hytbes sё xhuma, mё 3 dhjetor 2010, Myftiu i Shkodrёs ka bёrё thirrje pёr tё kёrkuar falje dhe pёr t’u penduar para duarve tё Zotit tё gjithёsisё.

“Uji, shiu, lumenjtё, bora, breshёri, çdo gjё nё kёtё botё ёshtё ushtar prej ushtarёve tё All-llahut, qё nuk lёviz pa urdhёrin e Tij! Kjo do tё thotё se pёrmbytjet e frikshme tё kёtyre ditёve janё njё thirrje e fortё pёr t’u penduar nga devijimet dhe gjynahet e pёrditshme nё tё cilat ёshtё zhytur kjo shoqёri. Pёrdorimi i alkoolit, prostitucioni nё format e tij nga mё tё ndryshme, kamata e pёrqindjet bankare, vjedhja, mosrespektimi i prindёve, hasedi, thashethemet, puna nё haram e me haram etj, po bёhen dita-ditёs tregues tё njё çthurrje tё çuditshme tё shoqёrisё tonё. Kudo i bёhet reklamё pёrqindjeve tё bankave, pijeve energjike dhe “çlirimit tё bishёs”, mbrojtёsve tё ndryshёm gjatё marrёdhёnieve ilegjitime, imoralitetit nё format e tij mё diabolike! Edhe nё xhamitё tona, ka njerёz qё merren me thashetheme, qё nuk respektojnё hoxhёn dhe prijёsin fetar, qё po nuk u plotёsua kapriçoja e tyre bёhet kijameti! Edhe tek ne ka prej atyre qё dёgjojnё, por nuk veprojnё! Prandaj, le tё kthehemi e tё kёrkojmё falje! Ta pёrhapim kёtё mesazh kudo qё tё jemi, sepse parandalimi i haramit ёshtё njё vepёr e vlerёsuar!”- ka pёrmendur ndёr tё tjera Imam Muhamed Sytari nga minberi i xhamisё sё Parrucёs.
           
Nё hytben e kёsaj xhumaje, ai ka bёrё thirrje qё tё shtohen lutjet pёr ndalimin e kёsaj situate dhe tё shtohet sensibilizimi pёr tё ndihmuar tё dёmtuarit nga kjo pёrmbytje e pazakontё. Ai ka bёrё thirrje qё pas namazit tё xhumasё tё bёhet lutje pёr shpёtimin nga kjo situatё qё duket se po pёrkeqёsohet ditё pas dite. Ai njёkohёsisht ka kёrkuar qё tё mblidhen fonde pёr njerёzit nё nevojё.

M. Hoxha

 

   

“Pёrmbytjet? – Thirrje pёr t’u kthyer nga Zoti!”-3 dhjetor 2010

“Pёrmbytjet? – Thirrje pёr t’u kthyer nga Zoti!”-3 dhjetor 2010

“Pёrmbytjet? – Thirrje pёr t’u kthyer nga Zoti!”-3 dhjetor 2010 

“Pёrmbytjet? – Thirrje pёr t’u kthyer nga Zoti!”-3 dhjetor 2010 

“Pёrmbytjet? – Thirrje pёr t’u kthyer nga Zoti!”-3 dhjetor 2010 

“Pёrmbytjet? – Thirrje pёr t’u kthyer nga Zoti!”-3 dhjetor 2010