Pёrmbytjet e ditёve
tё fundit nё qytetin e Shkodrёs kanё
mbledhur imamёt e qytetit tё Shkodrёs nё
njё takim tё jashtёzakonshёm me Myftiun
Imam Muhamed Sytari. Nё kёtё takim,
Myftiu ka kёrkuar nga imamёt tё
sensibilizojnё besimtarёt pёr t’u lutur
pёr mёshirё e falje dhe pёr tё mos u
demoralizuar nё kёto momente tё vёshtira
pёr qytetin tonё, sidomos pёr disa zona
ku niveli i ujit ka arritur limite tё
pazakonta e tё pa dёgjuara mё parё nё
kёtё vend.
Ai ka kёrkuar tё bёhet evidenca e menjёhershme
e xhamive tё dёmtuara nga kёto pёrmbytje,
numri i familjeve muslimane tё sprovuara
nё kёtё rast dhe solidarizimi i
xhemateve tё Shkodrёs pёr t’u bashkuar
me dhimbjen e familjeve tё dёmtuara dhe
ndihmesa e tyre nё çdo formё.
Nё kёtё mbledhje, Myftiu ka bёrё njё
ekspoze tё inspektimeve tё tij gjatё
ditёs sё djeshme, ku ka evidentuar dёmet
e mёdha qё kanё shkaktuar kёto pёrmbytje
nё zonёn e xhamisё sё Medresesё dhe nё
konviktin bashkёkohor tё saj, ku dёmet
janё shumё tё mёdha. Ai ka pёrmendur
edhe xhaminё e Tophanёs, ku niveli i
ujit kёrcёnon ambjentet e brendshme tё
kёsaj xhamie. Nuk ka lёnё pa pёrmendur
edhe zonёn e xhamisё sё Plumbit, ku
sipas tё dhёnave tё imamit tё kёsaj
xhamie, H. Mithat Myftija, uji ka kaluar
kufijtё e pёrmbytjeve tё mёparshme nё
kёtё zonё.
Udhёzimi i Myftiut ёshtё qё ditёn e
xhuma, mё 3 dhjetor 2010, nё tё gjitha
xhamitё e Shkodrёs tё flitet pёr
pendimin, faljen dhe kthimin nga Zoti i
gjithёsisё. Ai ka udhёzuar qё tё bёhen
lutje kolektive pёr pёrmirёsimin e kёsaj
situate dhe daljen prej saj me sa mё pak
dёme dhe humbje.