Pasditёn e sё dielёs,
mё 28 nёntor 2010, Myftiu i Shkodrёs
Imam Muhamed Sytari dhe disa nga imamët
dhe muezinët e qytetit të Shkodrёs, kanё
vizituar nё shtёpinё e tij Myfiun e
Nderit tё kёtij qyteti, H. Faik Hoxha.
Gjatё kёsaj vizite, ata kanё pyetur pёr
shёndetin e zotёrisё sё tij dhe kanё kёmbyer
biseda tё ndryshme qё kanё tё bёjnё me
harmoninё dhe bashkёpunimin e thirrёsve
islamё, teologёve dhe imamёve tё
Shkodrёs nё shёrbim tё Thirrjes Islame.
Imamёt kanё patur mundёsi tё dёgjojnё
njё kёshillё tё vlefshme nga H. Faik
Hoxha, nё tё cilёn ka pёrmendur vlerёn e
dijes dhe dijetarёve, sakrificёn e tyre
dhe shёrbimin qё duhet t’u ofrojnё
besimtarёve pёr tё mirёn e kёsaj feje.
Ai ka theksuar se brezat duhet të
respektojnë njëri-tjetrin dhe duhet të
bashkëpunojnë për të mirën e fesë.
Nё emёr tё Myftinisё, Myftiu i Shkodrёs
i ka dhuruar H. Faik Hoxhёs një kujtim
tё këndshëm nga hytbeja e dytё e mbajtur
nё xhaminё e re tё Parrucёs, qё ёshtё
mbajtur nga Myftiu i Nderit i Shkodrёs,
mё 30 mars 2007.
Nё pёrfundim tё kёsaj vizite, Myftiu dhe
imamёt janё pёrshёndetur me H. Faik
Hoxhёn dhe i kanё uruar atij shёrim tё
shpejtё dhe kthimin nё xhami si vaiz e
hatib, nё shёrbim tё mёsimeve dhe urtёsive
tё fesё islame.