Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nga minberi i xhamisё sё fshatit Trush, Imam Muhamed Sytari ka tёrhequr vёmendjen e opinionit islam shkodran drejt solidarizimit me fatkeqёsinё e vёllezёrve tё fshatit Mes-Myselim, me rastin e djegies sё xhamisё sё tyre.

Ajo qё ka ngjarё me xhaminё e fshatit Mes-Myselim ёshtё nё tё vёrtetё njё sprovё. Njё sprovё pёr tё na matur pulsin e ndjenjёs sonё islame. Ne nuk duhet tё presim nga tё tjerёt qё tё na e ndёrtojnё xhaminё, duhet ta bёjmё vetё! Duhet t’i vёrtetojmё vetes se jemi tё aftё pёr ta kaluar kёtё sfidё tё vёshtirё. Nё tё vёrtetё, kjo ёshtё sfidё e pёrballjes sё ndjenjёs sonё fetare islame me realitetin nё tё cilin jetojmё. Forca e besimit duhet tё dominojё dhe do tё dominojё mbi çdo vёshtirёsi e pengesё!”- kanё qenё disa nga fjalёt e myftiut nё hytben e xhumasё sё datёs 28 maj 2010.  

Gjatё fjalimit tё tij, myftiu ka folur edhe mbi rёndёsinё dhe vlerёn e sadakasё, si njё mjet i rёndёsishёm qё ndihmon individin dhe shoqёrinё islame pёr tё tejkaluar vёshtirёsitё dhe sfidat. “Resulull-llahi (a.s) na ka mёsuar se “njerёzit mё tё dashur tek All-llahu janё mё tё dobishmit e tyre, ndёrsa punёt mё tё dashura pёr Tё janё futja e gёzimit nё zemrёn e vёllait tёnd musliman, largimi i njё prej halleve tё tij, shlyerja e njё borxhi qё ai ka, shuarja e urisё sё tij” etj. Kёto mёsime janё themelet e marrёdhёnieve tё muslimanit me shoqёrinё. Prandaj, ёshtё koha qё secili t’i vёrtetojё vetes se sa musliman i vёrtetё ёshtё!”- ka thёnё ai.

Nё pёrfundim tё namazit, besimtarёt kanё vrapuar pёr tё dhёnё sadekatё e tyre duke grumbulluar njё shumё tё konsideruar qё do tё shkojё nё ndihmё tё xhamisё sё fshatit Mes-Myselim.

Mё pas, myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka inspektuar edhe territorin e xhamisё sё fshatit Trush, ku ka vizituar edhe varrezat e kёsaj xhamie dhe ёshtё lutur pёr shpirtrat e tё kaluarve nё botёn e pёrtejme.


V. Mehmeti


“Forca e besimit do tё dominojё mbi çdo vёshtirёsi e pengesё!”, Tush, 28 maj 2010
“Forca e besimit do tё dominojё mbi çdo vёshtirёsi e pengesё!”, Tush, 28 maj 2010
“Forca e besimit do tё dominojё mbi çdo vёshtirёsi e pengesё!”, Tush, 28 maj 2010