UDHA ISLAME E përmuajshme Informative - Fetare Kulturore - Edukative Viti XIII - Nr. 12 (154), Dhjetor, 2015 Botim i Myftinisë Shkodër VLERË E PASHUAR… HZ. ALIU (R.A) DHE HZ. HASANI (R.A) ÇFARË NDODH GJATË NAMAZIT? nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 2 “JU JAP SIHARIQ NJË TË DËRGUAR PAS MEJE, EMRI I TË CILIT ËSHTË AHMED!” Mëshira, edhe si element i përbashkët në shfaqjen e dy të dërguarve të fundit të njerëzimit; Hz. Isait (a.s), për të cilin në Kur’an thuhet: “për ta bërë atë argument për njerëzit dhe mëshirë nga ana e Jonë.” dhe Hz. Muhammedit (a.s), për të cilin Kur’ani dëshmon: “E Ne, nuk të dërguam ty (o Muhammed) vetëm se mëshirë për mbarë botrat” Imam Muhamed Sytari Myfti i Zonës Shkodër Të gjitha falënderimet e plota dhe madhështia absolute i takojnë vetëm All-llahut të Madhëruar, Zotit të vetëm të botrave, i Cili iu prezantua gjithësisë nëpërmjet mëshirës, për të cilën thotë: “E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: “Selamun alejkum, Zoti juaj ia atribuoi vetes së Tij mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqeje) pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All- llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues.”1 Atij që i dëshmoi gjithësisë, madhështinë e Tij në krijimin e njeriut pa babë e pa nanë, nga asgjëja, si rasti i Hz. Ademit (a.s), krijimin e njeriut nga brija e burrit, pa babë e pa nanë, si rasti i nanës së njerëzimit, Hz. Havasë (a.s), krijimin e njeriut pa babë, nga një nanë e bekuar, si rasti i Hz. Isait (a.s), nga e nderuara Hz. Merjem (a.s) dhe krijimin e racës njerëzore, natyrshëm, nga një nanë e një babë, si rasti i mbarë njerëzisë, deri në kiamet. Salavatet dhe selamet më të përzemërta ia dërgojmë sot në këtë ditë dhe në çdo ditë të jetës tonë, zotërisë së bijve të Ademit, Prijësit tonë, “Nanës e Babës tonë”, Hz. Muhammedit (a.s), për të cilin dha sihariq, rreth pesë shekuj para shfaqjes së tij në këtë botë, Hz. Isai (a.s), i cili iu drejtua beni israilëve me këto fjalë: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Teuratit që ishte para meje dhe ju jap sihariq një të Dërguar pas meje, emri i të cilit është Ahmed!”2 TË DASHUR VËLLEZËR E MOTRA BESIMTARË, Ditën e sotme, në këtë të xhuma të 1. Kur’ani, El-En’am: 54. 2. Kur’ani, Es-Saf: 6. begatë, që ka bashkuar përkujtimin e dy njerëzve më të shquar të historisë së njerëzimit, dy të dërguarve dhe të mbështeturve nga Zoti i gjithësisë me Libra hyjnorë; Hz. Isait (a.s) dhe Hz. Muhammedit (a.s), kisha dëshirë të flas mbi dërgesën profetike dhe madhështinë e shfaqjes së Hz. Isait (a.s). Doja, pa u ndalur fare të saktësia e detajeve të kohës së lindjes së tij dhe ardhjes në këtë botë. Mirëpo, sihariqi i tij historik për pritjen e madhe të vëllait të tij të vogël, Vulës së zinxhirit të begatë të dërguarve të All-llahut, Hz. Muhammedit (a.s), më tërheq drejt këtij pragu… Këtu dua të vë kokën e të dorëzoj zemrën, duke u lutur që të na bashkojë All-llahu i Madhëruar me të dërguarit e Tij, shpirtin e mesazhit të tyre dhe misionin e dritshëm, me të cilin u dërguan, për t’u bërë sadopak edhe ne, dritë e mirësi, teksa ushqehemi nga duart e tyre me Fjalën e pagabueshme të Zotit, dashninë e Tij, mëshirën dhe vlerat më të mira të harmonisë ndërnjerëzore, ato të besimit! Kështu, të dashurit e mi, dua të ndalem sot tek mëshira, elementi më i rëndësishëm që i mungon sot racës njerëzore, teksa injoranca, mashtrimet, vrasjet e pakufijshme, derdhja e gjakut të pafajshëm, shkatërrimi dhe ngurtësimi i zemrës, po e bën njeriun e kohës tonë, një krijesë të frikshme, që ka nevojë të menjëhershme për Fjalën e Zotit dhe Udhëzimin e Tij, për të shëruar zemrën, mendjen dhe shpirtin e hutuar! Mëshira, edhe si element i përbashkët në shfaqjen e dy të dërguarve të fundit të njerëzimit; Hz. Isait (a.s), për të cilin në Kur’an thuhet: “për ta bërë atë argument për njerëzit dhe mëshirë nga ana e Jonë.”3 dhe Hz. Muhammedit (a.s), për të cilin Kur’ani dëshmon: “E Ne, nuk të dërguam ty (o Muhammed) vetëm se mëshirë për mbarë botrat”4 Prandaj, nga këto stacione të rëndësishme të Fjalës hyjnore, duhet të themi se bota e sotme, sidomos të krishterët dhe muslimanët, e 3. Kur’ani, Merjem: 21. 4. Kur’ani, El-Enbija: 107. kanë të domosdoshme të sillen nga kjo pikënisje; mëshira e Zotit, për të ftuar njerëzinë drejt kthimit në natyrën e dhembshurisë dhe mëshirës së njeriut për vëllanë e tij njeri, në respektimin e shenjtërive të tjetrit dhe mostejkalimin e kufijve, në ruajtjen e vlerave të harmonisë dhe moscënimin e trashëgimisë fetare, kulturore dhe identitare të tjetrit, në lutjen e përbashkët drejtuar Zotit Një, që të na bëjë udhëheqës të njerëzisë drejt paqes dhe vlerave të diversitetit në harmoni, duke dëshmuar së bashku qënien tonë të përbashkët: “robët e Mëshiruesit”! E, para së gjithash, t’i drejtohemi Atij që na dëgjon e na sheh, që i di qëllimet tona edhe para se t’i shfaqim, që mos të na bëjë përçarës në mesin e shoqërive njerëzore, cytës e trazues të kufijve që nuk duhen shkelur, as me justifikimin e vetë fesë! TË DASHUR TË PRANISHËM, Sot, mbarë bota islame përkujton Lindjen e Begatë të Hz. Muhammedit (a.s), “mëshirës së dhuruar”, i cili u dërgua për të korrigjuar devijimet dhe përmbysjen që iu bë vlerave të fesë së nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 3 vetme të shekujve dhe profetëve të saj, mbjelljen e shpresës dhe optimizmit, si dhe plotësimin e misionit hyjnor, të filluar e të kryer me përsosmëri nga vëllezërit e tij të mëparshëm, ndër shekujt e gjatë të jetës mbi tokë. Kur hedhim sytë nga e shkuara dhe lexojmë stacionet e shumta, nëpër të cilat kaloi Hz. Muhammedi (a.s) në edukimin e njerëzve dhe brumosjen e tyre me shpirtin e shpalljes hyjnore, nuk ka sesi të mos ndalemi në disa prej tyre, për të marrë frymëzimin e duhur për të sotmen dhe të ardhmen e secilit prej nesh. Përshëndetja me selam: pra, përshëndetja e kujtdo me fjalët: “Es- selamu alejkum”, që do të thotë: “Qofshi të garantuar e në siguri, sepse kuptimi i përshëndetjes islame është: “Qofshi në mbrojtjen e Zotit të Paqes”, si dhe detyra e juaj është të jeni mbrojtës të Paqes mbi tokë!”5 Uniteti botëror: ku vlen të theksohet se: “Hz. Muhammedi (a.s) ishte ai që vendosi rendin e unitetit botëror dhe deklaroi për herë të parë në histori se krejt fetë e kanë burimin nga All- llahu i Madhëruar, i Cili ka dërguar në çdo popull të dërguarit e Tij. Sikurse i obligoi muslimanët të besojnë tek të gjithë të dërguarit e Zotit, duke mos bërë dallim në mes tij dhe të dërguarve të tjerë. Ai deklaroi se krejt të dërguarit erdhën me një thirrje të vetme, me një fé të vetme, ndonëse më pas u pasuan nga breza, që e ndryshuan dhe e transformuan fenë, fakt që solli edhe divergjencat në mesin e feve”6 Për këtë, në Kur’an thuhet: “E pas tyre erdhi brezi që trashëgoi Librin. Këta merrnin mjete të pavlefshme të kësaj bote (lakmues që nuk dallonin të mirën a të keqen) e thonin: “Do të na falë Zoti”… A nuk është marrë prej tyre zotimi i Librit (Teuratit) se nuk do të thonë ndaj All-llahut vetëm se të vërtetën?! Ata e dinin mirë se ç’ka në atë (Libër)…”7 Toleranca e plotë fetare: ku duhet të theksojmë se: “Për herë të parë në histori, Hz. Muhammedi (a.s) lajmëroi se: “Nuk ka dhunë në fé” 8 dhe punoi shumë për këtë parim. Ai e respektoi divergjencën në mendim, nxiti interpretimin e fesë, sikurse respektoi 5. Hoxha Kemaluddin, “El-Methelul-a’la fil- Enbija”, botimi i parë, Bejrut, 1989, f. 172-173. 6. Po aty, f. 182. 7. Kur’ani, El-A’rafë: 169. 8. Kur’ani, El-Bekare: 256. lirinë fetare… Hz. Muhammedi (a.s) lajmëroi se secili njeri është përgjegjës para Zotit Një, për besimin e tij fetar dhe se askush nuk ka të drejtë ta ngucë tjetrin, a ta dhunojë atë për shkak të besimit të tij të brendshëm. Ai e bëri haram dhunën për shkak të fesë! ... Ai mbrojti shpirtrat dhe pasuritë e pasuesve të feve të tjera, ata dhe muslimanët ishin njësoj para tij. I lejoi ata të pasonin fenë e tyre, ruajtjen e simboleve të tyre fetare, sikurse u dha të krishterëve disa prioritete, në marrëdhënien e tij me ta…”9 Dhe shembulli më i denjë për t’u dëshmuar në këtë pikë, është dhurata e mrekullueshme që Patriarku Ortodoks i Kudsit Sherifë, Theofili i III-të i bëri kryeministrit të Shqipërisë, para pak ditësh; fermanin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të krishterëve të Kudsit, që Hz. Omeri (r.a), i dorëzoi patriarkut të Kudsit, në momentin kur mori në dorëzim prej tij çelësat e qytetit të shenjtë, para 14 shekujsh. Ishte një dhuratë, që në madhështinë e përmbajtjes së saj dha një mesazh të pashmangshëm, për cilindo shqiptar e, sidomos për ata që e prezantojnë vendin tonë në arenat ndërkombëtare: “Ju shqiptarët, duhet të ndjeheni krenar për vlerat islame që posedoni, prandaj mos e mohoni bekimin, me të cilin ju ka rrethuar Zoti dhe mos e fshihni identitetin shpirtëror të shumicës së popullit tuaj; mos kini turp nga Drita, Paqja, Toleranca, Pastërtia, Dija e Udhëzimi i Islamit tuaj!” TË DASHURIT E MI, Në përfundim të kësaj hytbeje, dua të kthehem tek zanafilla e dërgesës së Hz. Muhammedit (a.s); te mëshira dhe të përmend, ndër shumë e shumë shfaqje të mëshirës së tij (a.s), atë ndaj femrës dhe fëmijëve. Hz. Omeri (r.a) tregon se në prezencë të Hz. Muhammedit (a.s), u shfaq një grua me fëmijën e saj, që e shtrëngonte fort në gjoksin e saj. I dërguari tha: “A mendoni se kjo grua do ta hidhte fëmijën e saj në zjarr?” Sahabët thanë: Jo, pasha All-llahun, edhe pse ajo e ka mundësinë ta bëjë! Ai (a.s) vijoi: “All-llahu është më i mëshirshëm me krijesat e Tij, sesa kjo nënë me fëmijën e saj!”10 9. Hoxha Kemaluddin, vep. e cit., f. 186-187. 10. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi, nga Hz. Omeri (r.a). Nga këtu them se, nuk ka poshtërsi më të madhe, sesa vrasja e fëmijëve, dhunimi a abuzimi me ta, fakte që dëshmohen turpshëm në historinë e njeriut mbi tokë, sidomos në dekadat e fundit! Vrasja dhe lënia e tyre jetimë, në luftrat e përgjakshme në Lindje, dhunimi e abuzimi imoral me ta, në Perëndim! Zoti do i gjykojë kriminelët, imoralë! Ndërsa ne deklarojmë distancimin dhe dënimin e veprës së tyre, sidomos, kur ajo, neveritshëm shqërohet edhe me mashtrimin në emër të fesë! “Kujdesuni për gratë tuaja… Ju keni të drejta në gratë tuaja dhe ato kanë të drejtat e tyre në ju!”11, ishte porosia e tij, ndërkohë në Fjalimin e Lamtumirës, para dhjetra mijëra besimtarëve, deklaroi: “Kijeni frikë All-llahun në gratë tuaja, sepse ju i keni marrë ato me mbrojtjen e All-llahut…”12 Hz. Muhammedi (a.s) ngrihej në këmbë për të bijën Fatimen (r.a), kur ajo hynte. E puthte në ballë, e merrte për dore dhe e ulte pranë vetes…13 Për herë të parë në historinë e adhurimeve, Hz. Muhammedi (a.s) u fal duke mbajtur në krah mbesën e tij të vogël, “Umame, të bijën e Zejnebit” 14 njëkohë që “bartja e vajzës ishte një vepër jo e zakonshme në atë kohë”15 Ai falej, teksa Hasani dhe Husejni, dy nipat e tij të vegjël, i hipnin në shpinë. Njerëzit ia largonin, ndërsa Resulull-llahu (a.s) u thoshte: “Lërini ata të dy, ju bëfsha kurban me nanë e babë, kush më do mua, le t’i dojë edhe ata të dy!”16 Dhe, shembujt e fjalët nuk kanë të sosur, sidomos kur bëhet fjalë për shembullin dhe mëshirën e Hz. Muhammedit (a.s), të dërguarit “mëshirë për mbarë botrat”17 (Hytbe e mbajtur në xhaminë e Parrucës) Shkodër, më 25 dhjetor 2015 11 . Hadith i gjatë, transmetuar nga Tirmidhiu, Nesaiu, Ibni Maxheh etj, nga Amr ibnul-Ahvas (r.a). 12. Transmetuar nga Muslimi, nga Xhabiri (r.a). 13. Prof. dr. Halil ibn Ibn Ibrahim Molla Khatir El-Uzzali, “Er-Rahmetul-muhdatu”, botimi i parë, Xhidde, 2007, f. 243. 14. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi, nga Ebu Katade (r.a). 15. Prof. dr. Halil ibn Ibn Ibrahim Molla Khatir El-Uzzali, vep. e cit., f. 293. 16. Tranmetuar nga Ibn Ebi Shejbe, Nesaiu, Tabaraniu, Ibn Hibbani etj. 17. Kur’ani, El-Enbija: 107. nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 4 Shejkh Vehbi S. Gavoçi HZ. ALIU (R.A) DHE HZ. HASANI (R.A) KUR ISHTE I SËMURË PËR VDEKJE I THANË QË TË EMËROJË DJALIN E VET, HZ. HASANIN SI KALIF MBAS TIJ, AI U PËRGJIGJ: “JO, UNË DO TË SHKOJ, SI SHKOI PROFETI (A.S), PA CAKTUAR KËND MBAS TIJ”. Kur hz. Aliu i shpartalloi khavarixhët, ata mbetën pak dhe nuk e harruan armiqësinë me të. Një i mjerë, i quajtur Abdurrahman, djalë i Mulxhimit, bleu një shpatë të re, e mprehu mirë dhe erdhi në Kufe, ku banonte kalifi. Hz. Aliu falej me të dhe ia kryente kërkesat e nevojat që kishte, por ai qe mosmirënjohës dhe bëri atë krim të rëndë. Natën e vrasjes hz. Aliu pa një ëndërr, të cilën ia kallëzoi djalit të vet, hz. Hasanit (r.a). Hz. Aliu tha: “Pashë në ëndërr Profetin (a.s), të cilit iu ankova çfarë po heq me popullin tim. Profeti (a.s) më tha që të bëja një lutje kundra tyre. Thashë: Hej Zot i madh, më ndihmo me ndonjë gjë më të mirë se atë popull, e bjeri popullit tim atë që është më i keq se unë për të!” Kur po rreshtonte rreshtat për faljen e sabahut, ditën e xhuma, më 17 Ramazan, Abdurrahmani i ra me shpatë në kokë. Iu derdh gjaku në fytyrë e në trupin e tij të pastër. Krimineli iku. Hz. Aliu pyeti: Kush më goditi? Kur i treguan se kush e kishte qëlluar, tha: I kam bërë mirë, mos e torturoni dhe prisni, nëse unë shpëtoj, do të shohim çka do të bëj me të, e fali apo e ndëshkoj... Kur ishte i sëmurë për vdekje i thanë që të emërojë djalin e vet, hz. Hasanin si kalif mbas tij, ai u përgjigj: “Jo, unë do të shkoj, si shkoi Profeti (a.s), pa caktuar kënd mbas tij”. Megjithatë nuk e humbi të falurit, u largua nga vendi i prijësit të imamit, nxori në vend të vet djalin e Hubejres, i cili drejtoi xhematin. Edhe hz. Aliu u fal mbas tij. Hz. Aliu vdiq mbas pak. Shokët menjëherë emëruan hz.Hasanin kalif, i cili i fali xhenazen babës së vet dhe e varrosen afër xhamisë që u falte në të, në Kufe. Mandej e ndëshkuan kriminelin. Hz. Aliu ndërroi jetë, më 17 Ramazan të viti 40 hixhri, në moshën 63-vjeçare, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Amin! DISA VIRTYTE TË TIJ TË LARTA Ka qenë burrë me famë, nuk është larguar nga lufta, derisa ka përfunduar ajo. Ka qenë më i afti. Vetë Profeti (a.s) ka thënë: “Gjykatësi më i madh është Aliu”. Ka qenë i ditur më shumë se të tjerët, i thonte popullit: Më pyetni për çka të doni, nëse më pyetni do të merrni përgjigjen. Ka qenë larg kërkesave të kësaj bote, nuk merrej me të, interesohej për jetën e ardhme. Në një Bajram të Madh, një nga shokët e tij e pa kalifin kur ishte duke ngrënë. Po hante bukë të thatë me gjellë të lirë dhe i tha: Hej i pari i myslimanëve, njerëzit janë në Bajram, ti han këtë gjellë? Hz. Aliu u përgjigj: “Sot është Bajrami i atij që i është pranuar agjërimi e iu fal mëkati, ne sot kemi Bajram, nesër kemi Bajram dhe çdo ditë që nuk bëjmë mëkate në të është Bajram”. Ka qenë fisnik. Is’haku thotë: Kam pyetur më tepër se 40 vetë se kush është më fisniku në sahabe dhe kam marrë këtë përgjigje: Zubejri e Aliu (r.a). HZ. HASANI KALIFI I 5-TË Hasani, djali i parë i hz. Aliut, lindi në muajin Shaban, në vitin e 3-të të emigrimit. Nëna e tij qe Fatimja, vajza më e dashur e Profetit (a.s). Sa qe i vogël, ishte nën dashurinë e kujdesin e Profetit (a.s), saqë ndonjëherë i hipte në shpinë Profetit (a.s) duke qenë në të falur. Një herë, kur po predikonte Profeti (a.s) para sahabeve, e mori ai Zotëri me duar Hasanin nga toka, e vuri pranë vetes e tha: “Ky djali im është zotëri, ndoshta Zoti (xh.sh) pajton me anë të tij dy palët e mëdha besimtare”. Nuk po ndalem për të shkruar rininë e tij, prandaj po kalojmë më larg, kur ishte hz. Hasani 37 vjeç. Në vitin e 40-të të tij u vra hz. Aliu, konflikti ishte në këmbë me Muavijen, por tani për interes të fesë duhet të pushonte. Ky nip i Profetit (a.s) mendoi larg interesave e fjalëve të njerëzve, miq nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 5 e armiq, ndjeu dhimbje për gjendjen e njerëzve në ato ditë, për luftën e Muavijes me shokë, prandaj i bëri thirrje Muavijes që të ndalonin luftën e të ishte Muavija i pari i myslimanëve. U gëzua Muavija me shokë dhe i dërgoi hz. Hasanit një letër të shkruar, në të cilën paraqiste kushtet që kërkonte e ndër të tjera, që mbas tij të ishte kalif ai. Hz. Hasani refuzoi dhe kërkoi që, kur të vdesë Muavija, populli të zgjedhë një besimtar të aftë e që i pëlqen. Gjithashtu kërkoi që të mos ndëshkojë kënd prej luftëtarëve dhe qeveria të bëjë pagesën nga buxheti i shtetit për gjaqet që janë derdhur kot. Disa njerëz që qenë me hz. Hasanin u hidhëruan, i folën keq për punën e tij, por ky nuk ua vuri veshin, u bashkuan të gjithë myslimanët me një sundues, prandaj u quajt ai vit, viti i bashkimit. Kjo e mirë ndodhi në gjysmën e muajit Xhumadel, në vitin e 41-të të emigrimit. Kështu u vërtetua fjala profetike. Hz. Hasani u kthye në Medine, ku qëndroi disa vjet të kaluara me lutje e punë të mira, derisa i erdhi fundi me anë të njërës nga gratë e tij nga zilia, e cila i shtini helmin në gjellë tre ditë rresht. Në ditën e tretë e vizitoi vëllai, hz. Hysejni e i kallëzoi se është helmuar. E pyeti: Nga kush? Mori këtë përgjigje: “Nuk ta them, që mos ta ndëshkosh, se ndoshta nuk është fajtor”. Vdiq, Zoti qoftë razi me të, në vitin 50 të hixhretit, dhjetë vjet mbas babës së vet e u varros në Bakie, në varrezat e Medines së shkëlqyer, në moshën 47-vjeçare. Profeti (a.s) për të ka thënë: “Hej Zot, unë e dua këtë, edhe Ti duaje dhe duaj edhe atë që e do këtë”.1 Për Hasanin e Hysejnin Profeti (a.s) ka thënë: “Këta janë lulet e të rinjve në xhenet”. Fjalë të z.Hasanit: “Shërimi i njerëzve duhet të bëhet nga tri vese: Madhështia, lakmia e mëria. Madhështia rrënon fenë, për atë ves u mallkua shejtani. Lakmia është armiku i vetes, me atë doli Ademi nga xheneti. Mëria është udhëheqëse ndaj të keqes, me të mbyti Kabili vëllain e vet, Habilin”. 1. Muslimi “Të gjithë do të duhej të ishim sikur muslimanët…” “Unë jam një i krishterë. Dua të them se muslimanët janë të keqkuptuar, madje janë keqkuptuar qëllimisht. Të gjithë do të duhej të ishim sikur muslimanët. Ata kanë ndjenja, sidomos janë shumë të ndjeshëm ndaj fëmijëve të tyre. Nuk ka bashkësi sikur që është bashkësia e muslimanëve zezakë, të cilët japin mundin e tyre për t’i edukuar fëmijët me gjëra reale. I mësojmë që të mos pinë duhanin, alkoolin, t’i mbrojnë gratë, i urdhërojnë që t’i respektojnë të tjerët.” “E çfarë janë duke bërë të tjerët? Ankohen prej muslimanëve, dhe i kritikojnë ata. Bota do të ishte shumë më e mirë sikur t’i respektonim më shumë muslimanët. Nuk ka nevojë të bëhemi muslimanë, por mund t’i pranojmë gjërat që funksionojnë me siguri.” (radiojehona.al) AKTORI I NJOHUR AMERIKAN, BILL COSBY: “TË GJITHË DO TË DUHEJ TË ISHIM SIKUR MUSLIMANËT…” nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 6 UNË JAM “FONDACIONI SHEJKH AHMED KEFTARO”! E mërkurë, 2 dhjetor 2015. Sot paskan gjuajtur shkollën time në Damask… Më e madhja Qendër Islame në Lindjen e Mesme (e njohur ndryshe si: Fondacioni “Shejkh Ahmed Keftaro”). I shtrenjti Damask, që më mungon kaq shumë, që nga ajo ditë e funddhjetorit të vitit 2010, kur e vizitoja për herë të fundit, në një vizitë zyrtare. (Disa muaj më pas, nisën lëvizjet e para të “pranverës arabe”, të kobshmes “pranverë”, që si një murtajë e fletëve të historisë së lashtë, dogji e shkrumboi një nga një të gjitha ato vende, ku ra si flamë.., edhe Sirinë e shtrenjtë, djepin e lashtë të civilizimeve dhe qytetërimeve të njerëzimit…) Jam i lënduar pa masë! Është prekur imuniteti i një djepi dijeje, adhurimi, qytetërimi e kulture të pashoq, janë lënduar studentë të pafajshëm, në bankat e auditoreve… Është prishur qetësia e hijshme e një kalaje të pashembullt diturie e prezantimi me vlerat e vërteta të Islamit! Sado i vogël a i madh të jetë dëmi në lëndimet e studentëve (dy të vdekura, një pjesë e tyre në gjendje të rëndë nga plagët e pabesa, sipas raportimeve të para zyrtare) a mureve të kalasë tonë të madhe, dhembja e prekjes së këtij imuniteti dhemb më shumë e prek në nerv! Shkollat dhe universitetet nuk preken asgjëkundi në botën e qytetëruar! Vetëm në botën e katilëve barbarë ndodh një gjë e tillë! E, ata, katilët e Shkollave e universiteteve, vetëm fé e lidhje me qytetërimet ndërtuese nuk mund të kenë! Djepet e qytetërimit dhe përparimit të një kombi nuk preken, as digjen, as shkrumbohen, as bombardohen, as dhunohen! Është krim, shumë krim i madh është! Në fakt, ky lajm më ka prekur pa masë. Më kanë gjuajtur edhe mua! Më kanë goditur pas shpine, pabesisht! Më kanë lënduar, por nuk më kanë thyer, nuk kanë thyer as misionin e shkollës sime, ne nuk thehemi me bomba e terror, as nga çmenduria dhe histerizmi kriminel! Shpirtin e Thirrjes tonë nuk e mposht dhuna, as terrori, as ekstremizmi e injoranca! Nuk e mposht dekadenca morale, as shthurja intelektuale, as afetarizmi ekstrem, as primitivizmi materialist e pashpirtësia e laikëve a laicizmit radikal, as aleancat e të keqes, as bekuesit e tyre! Kanë gjuajtur shpirtin e mësimeve dhe misionit mbarëbotëror që kjo shkollë bart në themelet e saj! Dhe, bota duhet të reflektojë në këtë fakt! Këto gjuajtje janë më të rënda se atentati i redaksisë së një reviste satirike në zemër të Evropës, disa muaj më parë! Ky sulm sfidon jo vetëm lirinë e fjalës, por edhe shenjtërinë e mesazhit të paqes dhe atë të mbjelljes së farës së vëllazërisë së sinqertë të humanizmit në mesin e individëve të kësaj race njerëzore, të cilës i përkasim! Sot, është sulmuar një nga djepet më të spikatura të mësimit dhe edukimit botëror me esencën e Islamit, Kur’anit dhe Traditave të mrekullueshme të Hz. Muhammedit (a.s), profetit që tha: “Ne profetët jemi vëllezër nga nana të ndryshme”! Është sulmuar ai djep, në të cilin, prej mbi pesëdhjetë vite, muslimanë e të krishterë nga mbarë bota, ulen e kuvendojnë, respektohen e nderohen, si pasues të një besimi të lashtë, në një origjinë të shenjtë! Është sulmuar një djep, ku janë përkundur me dhjetëra e qindra thirrës të suksesshëm të Islamit në mbarë botën, të cilët punojnë pa ndërprerje e me vullnet të madh për përhapjen e vlerave universale të kësaj feje gjithëpërfshirëse dhe respektuese të kujtdo; bindjes, mendimit dhe rrugëtimit të tij besimor e intelektual në jetë! Sot është goditur mesazhi i paqes, i harmonisë së njeriut me vëllanë e tij njeri, i dijes së kulluar, që prodhon vlera e nxitje për ta shikuar jetën me optimizëm e shpresë, me dëshirë për të ndërtuar ura komunikimi dhe vlera dijeje dhe urtësie, që njeriun e marrin për dore drejt lartësimit në këtë botë, para të përjetshmes! Sot është lënduar Kasijuni 1 i eulijave dhe i ulemave, kërkuesve të dijes dhe vullnetmirëve, që s’i pengon forcë errësire në botë për të vazhduar me sinqeritet atë rrugë të dritshme të dijes dhe mbjelljes së farës së udhëzimit në mbarë botën! Sot është lënduar në varrin e tij, Kryemyftiu i Madh i Sirisë, Shejkh Ahmed Keftaro (1915-2004) dhe mesazhet e tij, që për dekada të tëra u përpoq të mbillte kudo në botë! Sot është prekur jo vetëm një Shkollë në zemër të Damaskut, por edhe krejt thirrjet qiellore dhe vlerat më të larta të mësimeve hyjnore, që burojnë nga ky Djep Drite dhe udhëzimi që ai jep për jetën dhe të ardhmen e njeriut! Është drita e mësimeve të profetit të Zotit, Muhammedit (a.s), besa e 1. Quhet mali, mbi të cilin shtrihet një pjesë e Damaskut, prej ku kanë dalë dijetarë e edukatorë të famshëm në historinë 15 shekullore të Islamit. nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 7 shekujve, Islami i paqes, i dijes, i harmonisë dhe i veprave të sinqerta, që garantojnë kudo Paqe e Urtësi, Harmoni në mesin e njerëzve dhe Liri në përzgjedhjen e secilit, pa paragjykim e nënçmim! Sot, teksa shihja pamjet e dëmeve materiale të shkaktuara nga sulmi i pabesë ndaj godinës së Shkollës sime në Damask, më erdhën ndër mend vitet e gjata të shkollimit dhe të edukimit. Takimet e shumta ndërkombëtare, konferencat e dialogut ndërfetar, atij ndërislam, vizitorët e mëdhenj të xhamisë tonë dhe Kryemyftiut Shejkh Ahmed Keftaro, si: Rozhe Garodi (mendimtari i shquar francez), Robert Crane (ish-Kryetar i Këshillit të Sigurimit të ShBA në kohën e presidentit Nickson), Robert Scholer (pastori i famshëm i Kishës së Kristaltë në Kaliforni), Papa Shnoda (Papa i Koptëve të Egjiptit), mons. Michael Fritzgerald (ish-kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar në papatin e Gjon Palit II), Papa Gjon Pali II (Papa i Katolikëve, Vatikan), William Backer (President i Organizatës “Muslimanë dhe të Krishterë pa Kufi”), Dr. George Kerry (Arqipeshkvi i Kanterberisë), japonezët e Omotos, Baron Michael Levy (këshilltar i kryeministrit britanik Tony Blair), Nexhmedin Erbakan (mendimtari dhe politologu i madh turk), Muhamed Aliu i famshëm, Elixha Muhamed (ShBA), Luis Farakan (Udhësheqës i “Popullit Musliman” në ShBA), e shumë e shumë personalitete ndërkombëtare të mendimit të lirë, besimit me dimensioneve të tij, intelektualë elitarë dhe prijës të shquar të njerëzimit! M’u kujtuan ata dhe një takim i Edukatorit tonë të madh, Kryemyftiut Shejkh Ahmed Keftaro me një gazetare hollandeze, detajet e të cilit ai i tregon në një libër autobiografik, ku thekson: “Europa sot, nuk është më ajo e djeshmja. Tashmë ka nisur të shkundë pluhurin e fanatizmit dhe të hapë sytë. Evropianët panë se Islami është fé e mendjes dhe e logjikës, e çdo gjëje të dobishme për njeriun, e çdo parimi të saktë, që mendja e shëndoshë pranon, e çdo morali dhe mirësjelljeje. Këto janë sihariqe, për të cilat pat shkruar edhe filozofi anglez Bernard Show, që thoshte, se: “Nuk do të kalojë një shekull, pa u përhapur Islami në çdo cep të Evropës, së bashku me gjuhën e dadit (arabishten)” Mëngjesin e xhumasë së shkuar më vizitoi një zonjë gazetare hollandeze, rreth të gjashtëdhjetave... Para dy vitesh kishte përqafuar Islamin, pas studimesh të lodhshme dhe të hollësishme. Pastaj kishte përkthyer kuptimet e Kur’anit në gjuhën hollandeze. Kishte përkthyer edhe katër mijë hadithe profetike dhe kishte nisur të ftonte popullin e saj në Islam. Me dhjetra hollandezë përqafuan Islamin në duart e saj. Nuk u befasova, kur ajo më shprehu neverinë e saj karshi muslimanëve, sidomos pasi kishte vizituar shumë prej vendeve islame. Nuk u befasova nga neveria e saj për injorancën e shumë prej muslimanëve ndaj vetë fesë së tyre dhe largimin e tyre nga praktikimi i fesë dhe zëvendësimi i argumenteve të qarta me legjenda e iluzione. Më përmendi hadithin: “Nuk do të bëhet kiameti, derisa të lindë dielli nga perëndimi i tij” dhe më tha: “Unë nuk e kuptoj ndryshe këtë hadith, vetëm se Evropa do ta përqafojë Islamin, me studim e kuptim, praktikim dhe dije, pastaj dielli i Islamit do të lindë nga perëndimi evropian drejt lindjes arabe dhe islame. Ia ktheva: Nëse në të shkuarën Islami kishte një diell, që lindi nga Lindja arabe, në kohën tonë, ai do të ketë dytë tillë; një diell nga perëndimi evropian dhe një diell nga lindja arabe dhe islame”. Pastaj m’u kujtuan shkrimet e dijetarëve dhe intelektualëve të shquar të kohëve të afërta, si: Noam Chomsky, Zingrid Honke, Dr. Crisi Morison, Rozhe Garodi, Dr. Robert Crane, Michael Hart, Gustav le Bon, e shumë perëndimorë, që e lexuan dhe e studiuan Islamin me objektivizëm, derisa u bënë muslimanë. All-llahu ekber! Ai është më i madh se tanësia! Edhe se terrori, dhuna, ekstremizmi, mizoria, tirania, barbaria e injoranca e kujtdo që ka lidhur besën me shejtanin e mallkuar, në lindje a në perëndim! All-llahu ekber! Mesazhi i shenjtë i afrimit të njeriut me vëllanë e tij njeri, nxitja kur’anore për takimin e kulturave, popujve dhe besimeve të tyre në tryezat e dialogut, por jo vetëm, nxitja për të jetuar në paqe në një botë të rënduar nga tymnaja e luftrave dhe mashtrimeve, natyrshëm, që qëndrojnë mbi krejt përpjekjet e atyre që dje na goditën pabesisht duke na dhënë një sinjal, para të cilit, jo vetëm që nuk thyhemi, por ngrihemi edhe më të bindur në rrugën dhe thirrjen tonë! Imam Muhamed B. Sytari Myfti i Zonës Shkodër 2 dhjetor 2015 "UNË BESOJ SE SPROVAT E MËDHA, TË CILAT I KANË GODITUR MYSLIMANËT NË KOHËN TONË, KANË QENË EDUKIM, PASTRIM, NDRIÇIM DHE MËSIM PREJ ALLAHUT PËR NJË FAZË QË DO TË VIJË MË PAS, NË TË CILËN DO TË SHFAQEN PRIJËSIT E VËRTETË, TË CILËT JANË RRITUR ME SPROVA DHE I KA PJEKUR EDUKIMI HYJNOR. ALLAHU PO NA PËRGATIT PËR DIÇKA". Dr. Mustafa Mahmud, nga libri: "Kolosë të dynjasë dhe kolosë të ahiretit" nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 8 VLERË E PASHUAR… Arben Halluni, teolog Krenaria shpirtërore, si vlerë e pashuar e ka burimin te Krijuesi i gjithësisë, Allahu (xh.sh) i takon vetëm Madhërisë së Tij t’i paraprijë. Prej kësaj krenarie hyjnore bën pjesë edhe profeti Muhamed (a.s) dhe besimtarët e devotshëm. “…E tërë krenaria i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë”. (El-Munafikunë:8) Me besim të paluhatshëm, adhurim të sinqertë e me nënshtrim të drejtë, larg politeizmit, besimtarët kanë mundur të krenohen para të gjitha krijesave. Sa herë që besimtari ka thelluar nënshtrimin ndaj Allahut dhe madhërisë së Tij absolute i është shtuar besimi te vetja dhe është njohur me mundësinë e kufizuar të tij. Lidhja e besimtarit me Krijuesin e universit është dëshmi e qartë se i krijuari nuk mund t’i nënshtrohet krijesave të ndryshme, sado të mëdha të jenë ose çfarë do pozite të kenë, sepse çdo krijesë që ne e shohim apo nuk e shohim e adhuron Allahun (xh. sh) me mënyrën e caktuar. “…E nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj)”. - (El-Israë:44) Teuhidi (monoteizmi) do të thotë njësueshmëri në besim e adhurim; do të thotë lirim i shpirtit të njeriut nga bestynitë, kulti i individit, arroganca dhe superioriteti; do të thotë pajisje me etikën e rezistencës, të durimit, të sakrificës dhe të shpirtit të devotshëm. Të gjitha këto veti morale janë vlera madhështore që burojnë nga një pozicion, e ky është pozicioni i teuhidit absolut të Krijuesit të gjithësisë. Besimtari kur njeh Zotin e tij refuzon që t’i nënshtrohet tjetër kujt. Për te nuk ka zot tjetër e as të adhuruar tjetër dhe si rrjedhojë nga kjo burojnë sjelljet morale të këtij besimtari. E para nga sjelljet morale është krenaria shpirtërore, e cila është e domosdoshme të jetë në çdo shtresë njerëzore, qoftë i pasur apo i varfër, qoftë i fortë apo i dobët, qoftë sundues apo i sunduar. Një sjellje e tillë morale ka qenë natyra e mirëfilltë që ka shoqëruar vazhdimisht sahanët (shokët) e profetit Muhamed (a.s), i cili ua mësoi moralin e lartë dhe u mori besën që të jenë gjithmonë të kapur pas krenarisë së tyre shpirtërore, të mos i nënshtrohen krijesës, sido që të jenë situatat, të vështira apo të lehta. E rëndësishme ishte të ruaje parimin etikor islam. Përcjellur nga Ebi Abdurr-Rrahman Auf Bin Malik (r.a) i cili ka thënë: “Ishim tek i dërguari i Allahut afërsisht nëntë vetë. Ai na tha: “A nuk i jepni besën të dërguarit të Allahut…?”-…Shtrimë dorën dhe i thamë: “Të dhamë besën, o i dërguar i Allahut, por mbi çfarë do të qëndrojmë besnik?” – Ai tha: “Të adhuroni Allahun të dhe mos i bëni atij shirk (politeizëm- besimi në shumë zotëra), të falni pesë namazet e detyruara, t’i nënshtroheni vetëm Krijuesit të gjithësisë dhe mos u lypni njerëzve…” - (Transmeton Muslim). Profeti Muhamed (a.s) në këtë hadith fisnik ka përcaktuar disa elemente kryesore si: Besimi në një Zot të vetëm, i cili e liron njeriun nga shirku (besimi në shumë zotëra), kryerja e namazeve të ditës që janë dukuri të adhurimit ndaj Krijuesit të merituar, nënshtrimi i sinqertë i cili nuk mund të kundërshtojë asesi urdhrat e Allahut (xh.sh) dhe fryti i të gjithë elementëve të lartëpërmendur është që besimtarët të ruajnë veten e tyre nga lypja tek njerëzit. Besimtarët që janë të pajisur me edukatën islame, me virtytet e paqes dhe harmonisë me të gjitha krijesat e Zotit (xh.sh) e që janë të kapur pas urdhrave të tij dhe që krenohen me krenarinë e Zotit të tyre janë po ata që nuk ndiejnë varfërinë edhe pse mund të jenë të tillë, nuk ndiejnë dobësi edhe sikur të jenë në të vërtetë të dobët. Atyre pa dyshim u hijeshohet dhe u zbukurohet pamja e lodhur dhe pranimi i kënaqësisë së caktuar nga Zoti Fuqiplotë. Pikërisht për këta që preokupim kryesor kanë vetëm rrugën e Allahut (xh.sh), Krijuesi i gjithësisë na ka urdhëruar që t’u gjendemi afër ekonomikisht dhe shpirtërisht dhe t’u ndihmojmë në rast nevoje. Allahu (xh.sh) në Kur’anin famëlartë ka përshkruar këtë shtresë në mënyrën më të përsosur: “(jepni) Për të varfrit që janë të angazhuar në rrugën e Allahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s’ka dyshim se atë Allahu e di shumë mirë”. - (El- Bekare-273). Nga ana tjetër shumë njerëz mendojnë se krenaria nuk vjen ndryshe vetëm pas ngopjes së barkut dhe mbushjes së xhepit. Ka të pasur që mundohen të mbledhin pasuri dhe ta zotërojnë atë vetëm për veten e tyre, pa i dhënë të drejtë që të shijojnë një pjesë të saj shtresave nevojtare, me qëllim që të jenë krenarë jo nga ana shpirtërore por nga ana materiale, si kundër ka të varfër që me varfërinë e tyre nënçmohen dhe nënshtrohen me dëshirën e tyre. Këso lloj sjelljesh që nuk sjellin progres por regres janë BESIMTARI KUR NJEH ZOTIN E TIJ REFUZON QË T’I NËNSHTROHET TJETËR KUJT. PËR TE NUK KA ZOT TJETËR E AS TË ADHURUAR TJETËR DHE SI RRJEDHOJË NGA KJO BUROJNË SJELLJET MORALE TË KËTIJ BESIMTARI. nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 9 KRYETARI I LONDRËS: SUNDIMI I SPANJËS NGA MYSLIMANËT KA NDRIÇUAR EVROPËN të përhapura shumë në shoqëritë e ndryshme bashkëkohore. Janë të përhapur të pasur arrogantë dhe mendjemëdhenj ashtu siç janë të përhapur të varfër gënjeshtarë dhe që mbështeten vetëm në servilizëm. Kjo ndarje në të pasur arrogantë e në të varfër hipokritë shpie në konflikt shtresash dhe si rrjedhojë shkatërrimi i njërës apo tjetrës ose të dyjave ndodh shpesh dhe natyrshëm, për shkak të luftës dhe mosmarrëveshjeve meskine në shpirtrat e dobët. Këto mund të quhen edhe grupe të liga prej të cilave përfitojnë fraksionet materialiste. Feja Islame distancohet vazhdimisht nga këto grupe të devijuara të cilat e bëjnë preferencën apo dallueshmërinë në mes robërve mbi bazën e materies së shuar e stolisjeve të përkohshme. Ndërkaq Kur’ani i shenjtë dënon koncepte dhe aplikime të tilla. “Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë. Për shkak se e ndien veten të pavarur. Po kthimi është vetëm te Zot yt”. - (El- Alak:6-8). Jo vetëm kaq, por besimi islam ka apeluar se baza e dallueshmërisë midis krijesave njerëzore ngrihet mbi etikën e lartë që është devotshmëria: “…s’ka dyshim se tek Allahu më i nderuar ndër ju është ai që ia ka frikën (është i devotshëm Allahut…” - (El- Huxharatë:13). Ndërsa i dërguari i Zotit Fuqiplotë thotë: “Nuk është i pasur ai që ka shumë pasuri, por i pasur është ai që ka shpirtin të pasur”. Ka shumë njerëz që e quajnë veten të pasur kur zotërojnë shumë sende në këtë botë, por realisht i pasur është ai që ka shpirtin të pasur dhe është krenar për këtë mirësi madhështore dhuruar nga Krijuesi i gjithësisë. Mjerisht ka njerëz që e grumbullojnë pasurinë, e fshehin atë e nuk e përdorin, se frikësohen se mos e humbin. Pra janë bërë skllevër të pasurisë në vend që ajo të jetë skllave e tyre. Pasuria ka vlerën kur përdoret vetëm për të mirën e njerëzimit në shërbim të fesë e të vendit. Ndonjëherë vëmë re se shumë prej nesh të cilëve Allahu (xh.sh) u ka dhënë pasuri të mëdha hezitojnë ose shmangen të ndihmojnë në projekte fetare e sociale, se frikësohen se mos u pakësohet, ndërsa ata që kanë më pak janë më bujare dhe japin pa kursim, pse janë të pasur në shpirt dhe si rrjedhojë kanë të drejtë të krenohen me shpirtin e tyre të pasur. Pa dyshim se profeti Muhamed (a.s) në të gjitha etapat e kësaj jete materiale ka qenë krenar në veten e tij, nuk ka shtrirë dorën para askujt përveç Allahut (xh.sh), Furnizuesi i pakufishëm. Pas tij erdhën sahabët të cilët çdo gjë të nevojshme e kërkuan me krenarinë shpirtërore, sepse e dinin se çështjet ecin sipas kaderit. Ata ruajtën çdo mësim e edukatë që ua mësoi i dërguari i Zotit (xh.sh) dhe e përcollën tek brezat e ardhshëm të cilët janë përgjegjës që ta ruajnë dhe ta aplikojnë këtë moral të lartë deri në fund të kësaj jete lëndore. Transmetohet nga Sehl Bin Sead se: “Erdhi një herë Xhibrili tek Profeti (a.s) dhe i tha: “O Muhamed, jeto sa të duash se do vijë dita që do të ndërrosh jetë, dije se fisnikëria e besimtarit është në faljen e namazit të natës dhe krenaria e tij është kur nuk ka nevojë për njerëzit”… Kryetari i Londrës Boris Johnson ka shkruar një kolumne për të përjavshmen britanike “Telegraph”, ku ka thënë se “fanatikët antimysliman do të duhej të kujtojnë borxhin që ia ka Evropa kulturës së Spanjës myslimane. Kryetari i Londrës tha se gjatë vizitës që bëri në Spanjë, në Granada, ku gjendet e famshmja Alhambra, u mrekullua nga bukuria dhe arritjet e mbretërisë mesjetare. “Jo, nuk ka asgjë për t’i shtuar Spanjës mesjetare, asaj nuk i duhet asgjë më shumë urbane apo moderne që të bëhet prototip i pluralizmit dhe tolerancës. Por ajo që askush nuk mund ta mohoj, edhe po të dojë, është ndikimi i myslimanëve që sunduan në këtë epokë. Ka qene pikërisht lulëzimi intelektual i kalifatit të Kordobës ai që ka mbrojtur tekstet e vjetra greke, dhe ka vënë në lëvizje Renesancën Evropiane. Arkitektura islame e Granadas është thjeshtë mbresëlënëse.” Dhe duke cituar frikën mbi të ashtuquajturin “ekstremizëm islamik në Evropë”, Johnson shkroi: “Në mes të gjithë kësaj zymtësie dhe frike … vlen të kujtohet dhe përmendet një epokë në të cilën një kulturë specifike islame ka dhënë një kontribut të madh dhe të pavdekshëm për qytetërimit evropian.” (www.mesazhi.com) nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 10 nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 10 AKTIVITETE TË BEGATA GJATË MUAJIT DHJETOR... nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 11 nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 11 AKTIVITETE TË BEGATA GJATË MUAJIT DHJETOR... nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 12 ÇFARË NDODHË GJATË NAMAZIT? Myslimanët në mbarë botën, pesë herë në ditë, i drejtohen Qabes në Mekë për të kryer obligimet fetare. Namazi është shtylla e dytë e Islamit, që do të thotë është i detyrueshëm për çdo mysliman në kohë të caktuara. Lutja e myslimanëve, ndryshe nga fetë e tjera, është e kombinuar me gjendjen fizike , mendore e shpirtërore. Falja ose namazi përfshin një sërë lëvizjesh, së bashku me recitimin e ajeteve të Kuranit të shenjtë dhe përmendjes së Zotit, duke qenë në një gjendje mendore të ndërgjegjshëm për praninë e Tij. Për shkak të këtij kombinimi unik, i cili kur kryhet saktë dhe me përqendrim, falja lartëson shpirtin, largon ankthin e depresionin, të mban larg veprave të këqija, por njëkohësisht sjell dhe përfitime shëndetësore. Namazi është si një mburojë për gjendjen psikologjike, pasi besimtari ndodhet në kontakt me Krijuesin e tij pesë herë në ditë. Namazi i parë është në agim, para lindjes së diellit. Fillimi i ditës me përmendjen e Zotit dhe kërkimi i mbrojtjes së Tij ndaj djallit i jep besimtarit qëndrimin dhe mendimin e duhur që duhet të ketë gjatë ditës. Namazi i drekës është si një lloj pushimi në mes të presionit të punës; është gjithashtu një shans për aktivitet fizik në mes të një dite monotone. Më pas, gjatë pasdites, kur trupi dhe mendja janë të stresuar nga presioni i lëvizjeve gjatë ditës, besimtari pasurohet me përfitimet shpirtërore e fizike të namazit, duke u ndjerë kështu më energjik. Besimtari falet sërish pas perëndimit, pasi dita e punës ka përfunduar. Është koha për të shprehur mirënjohje ndaj Zotit dhe për të kërkuar faljen ndaj gjynaheve që mund të ketë kryer. Namazi i fundit është në darkë, para gjumit, një mënyrë madhështore për të çliruar mendjen dhe për të përgatitur trupin për gjumë të rehatshëm. Kërkuesit Shabbir Ahmed Sejjid dhe Anand Prakash, në studimin e tyre, të publikuar në Indian Journal of Psychiatry thonë: “Pesë lutjet e ditës e lidhin besimtarin me Zotin por gjithashtu e pajisin atë me mënyra më të mira për të përballuar çështjet e kësaj bote. Një ndjesi paqeje dhe qetësie shpirtërore e çlirojnë besimtarin nga stresi, negativiteti dhe ankthi.” Para namazit, myslimani vendos qëllimin ose nijetin në zemrën e tij. Ajo që është e mrekullueshme rreth kësaj është se e përmirëson gjendjen mendore, prezencën e momentit, duke u bërë si një lloj trajnimi mendor. Namazi na mëson si të jetojmë të tashmen, pa u ankuar për të kaluarën, ose pa u stresuar për të ardhmen; vetëm kështu njeriu e gjen paqen dhe lumturinë. Pas bërjes së nijetit, myslimani i ngre duart lart deri tek veshët dhe thotë: “Allahu Ekber” - Zoti është më i madhi. Myslimani përpiqet t’i lërë pas të gjithë shqetësimet e botës rreth tij gjatë namazit, pasi ai e di se Zoti është më i madh, se secili problem në botë. Recitimi i Kuranit ka shpërblim jo vetëm shpirtëror por dhe fizik. Qëndrimi në këmbë i mundëson trupit mbajtjen e gjithë peshës trupore. Në këtë formë lehtësohet sistemi nervor, shpina drejtohet, improvizohet qëndrimi, dhe trupi fiton energji pozitive. Më pas, besimtari përkulet dhe vendos duart në gjunjë, shpina mbahet drejt për pak sekonda teksa thuhet fjalë që madhërojnë Zotin. Kjo posturë është aktualisht një mënyrë e shkëlqyer për të shtriqur trupin, shpinën, qafën, kofshët, krahët, thembrat dhe muskujt e qafës. Gjithashtu funksionon për të mbajtur të mbledhur muskujt e barkut. Momenti kulmor dhe gëzimi i besimtarit të vërtetë është në sexhde, kur i përulet Zotit të tij. Në një transmetim të tij, Profeti Muhamed paqja e Zotit qoftë mbi të thotë: “Njeriu më afër Allahut është kur është në sexhde, andaj shtoni lutjet e juaja (në të)”. Studiuesit Sejjid dhe Prakash theksojnë avantazhin psikologjik që ka dikush gjatë përuljes, pasi përulja është pozicioni më i preferuar i Zotit dhe lutjet e tyre mund të pranohen, po ashtu nënshtrimi që ka trupi në këtë pozicion është i pakrahasueshëm. Përulja është si një kurë, një shërim ndaj tendencës së arrogancës dhe egoizmit, të ndihmon të çlirosh stresin dhe ankthin dhe të largon nga çështjet e kësaj bote. Për sa i përket përfitimeve fizike, përulja është pozicioni i vetëm ku koka është më poshtë se zemra, gjë që shton qarkullimin e gjakut në tru. Ky furnizim i trurit ka një efekt pozitiv në memorie, në përqendrim dhe aftësi tjera njohëse. Ky pozicion forcon muskujt e stomakut, mban pozicion të duhur të fetusit tek gratë shtatzënë, redukton tensionin e gjakut, forcon elasticitetin e kyçeve dhe largon marrjen e mendve dhe lodhjen. Përsëritja e këtyre veprimeve gjatë namazit, të kryer gjatë ditës i shndërron ato në ushtrime për trupin. Madje dhe pozicioni i qëndrimit ulur gjatë namazit është i mirë për trupin. Qëndrimi ulur ndihmon në detoksifimin e veshkës, stimulon veprimin perisaltik të zorrës së trashë. Ky pozicion ndihmon tretjen duke shtyrë poshtë mbetjet e stomakut. Kuron variçet, lehtëson dhimbjet e kyçeve, rrit fleksibilitetin dhe forcon muskujt plevikë. Namazi nuk duhet kryer me ngut, duhet kryer ngadalë, duhet shijuar dhe shoqëruar me gjendje të mirë shpirtërore e mendore. Pasi profeti Ibrahim e kuptoi sesa rëndësi kishte namazi për një jetë të shëndetshme, të frytshme, të lumtur, ai ju lut Zotit: “O Zoti im! Më bëj mua dhe pasardhësit e mi nga ata që kryejmë faljen dhe prano, o Zoti ynë, lutjen time!” (marrë nga: Saudi Gazette) Përktheu nga anglishtja: Indira Krymi Amal Al-Sibai NAMAZI ËSHTË SI NJË MBUROJË PËR GJENDJEN PSIKOLOGJIKE, PASI BESIMTARI NDODHET NË KONTAKT ME KRIJUESIN E TIJ PESË HERË NË DITË. nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 13 OBLIKË, MBRËMJE FETARE MBI VLERËN BESIMIT MYFTINIA SHKODËR URON 103 VJETORIN E PAVARËSISË Mbrëmjen e së enjtes, më 26 nëntor 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari mbajti një ligjëratë mbi besimin dhe qëndrueshmërinë në Islam, në xhaminë e Oblikës. Pas faljes së namazit të akshamit me xhematin e ri në moshë, të kësaj xhamie, Myftiu falënderoi fillimisht imamin e xhamisë, z. Ridvan Luzaku, për organizimin e rinisë dhe aktivitetin e larmishëm me xhematin e kësaj xhamie. Në ligjëratën e tij, Myftiu foli mbi vlerën e përkthimit të besimit në vepra e sjellje konkrete në jetë. Ai tha se Islami dhe besimi nuk bazohen mbi forma dhe ekspozime, por mbi bindje të argumentuara, që pasohen nga reagime normale dhe sjellje konkrete. Myftiu iu referua ajeteve dhe haditheve të ndryshme, që nxisin muslimanin të jetë shembull në çdo fushë të jetës, i karakterizuar nga besimi, morali, mirësjellja dhe dituria. Kjo mbrëmje fetare u pasua nga një këshillë e bukur nga teologu Ervil Kuçi, i cili theksoi se rinia islame është e ftuar sot të shfrytëzojë kohën për të dëshmuar veten si model shoqëror. Ai tha se shoqëria e xhamisë është shumë e vlefshme, por ajo duhet konsoliduar dhe ruajtur, duke ruajtur njëkohësisht krenarinë legjitime islame në jetën e përditshme. Ditën e shtunë, më 28 nëntor 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, me këshilltarë, mori pjesë në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kombëtar, organizuar nga Bashkia Shkodër, në oborrin e saj. Në këtë ceremoni të përvitshme, Myftiu ka dhënë mesazhin e tij drejtuar krejt qytetarëve, ku ka shprehur vlerësimin e tij për këtë ditë të shtrenjtë për çdo shqiptar, në të gjitha trojet etnike dhe kudo qofshin, si dita e pavarësisë, dita e flamurit dhe ndërgjegjësimit për vlerat e harmonisë kombëtare. Myftiu është lutur që kjo ditë të shërbejë si moment angazhimi i krejt shqiptarëve për të dhënë më shumë në rrugën e bashkëpunimit dhe harmonisë kombëtare, si dhe ruajtjes dhe kultivimit të mëtejshëm të paqes sociale. Gjatë kësaj ceremonie, Myftiu ka uruar edhe Kryetaren e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, Kryetaren e Këshillit të Qarkut Shkodër, znj. Greta Bardeli, Prefektin e Qarkut Shkodër, z. Paulin Radovani, drejtuesit e lartë të komuniteteve të tjera fetare të Shkodrës, deputetë e drejtues të lartë të administratës etj. Myftinia Shkodër uron krejt shqiptarët, kudo ndodhen: Gëzuar 103 vjetorin e Pavarësisë! nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 14 MYFTINIA SHKODËR, SOLIDARIZIM ME NJERËZ NË NEVOJË Paraditën e sotme, më 1 dhjetor 2015, në sallën e konferencave, pranë Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, Shkodër, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, zhvilloi një bashkëbisedim mbi aktualitetin dhe zhvillimet e Thirrjes Islame në vendin tonë, me imamët e Myftinive Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë e Lezhë. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi aktivitetin e përbashkët dhe shërbimet ndaj komunitetit, rëndësinë që i duhet dhënë ruajtjes së harmonisë dhe vëllazërisë islame, kultivimit të mëtejshëm të paqes sociale dhe ruajtjes së saj, problematikat që hasen në punën dhe shërbimet e imamëve, vështirësitë e këtyre 25 viteve etj. Gjatë këtij takimi diskutuan edhe z. Ali Zaimi, nën/kryetar i KMSh, Imam Muhamed B. Sytari, Myfti i Zonës Shkodër, H. Edmir Smajlaj, Myfti i Malësisë së Madhe, z. Gëzim Kopani, Myfti i Pukës dhe z. Agim Terzi, Myfti i Lezhës, që u fokusuan te rëndësia e shfrytëzimit të kohës në dobi të shërbimeve të sinqerta ndaj komunitetit, që përkthehet edhe në shërbim ndaj vlerave më të mira kombëtare. Myftilerët e nderuar theksuan se duhet punuar edhe më shumë në rrugën e përmirësimit të shërbimeve dhe prezantimit të vlerave islame në vendin tonë. Imamë të xhamive të ndryshme, si: H. Vehbi Dani, teologu Idmir Plaku, H. Kujtim Cufaj, z. Bujar Ymeri etj, dhanë mendimet e tyre të vyra nëpërmjet ndërhyrjeve të bëra, në kontekstet e këtij takimi të dobishëm. Në përfundim u shpërnda edhe përmbledhja e referateve të Konferencës së IV-t të imamëve të Shkodrës, si dhe u krye falja e namazit të mesditës me xhemat. BASHKËBISEDIM VËLLAZËROR ME IMAMËT E ZONËS SHKODËR Pas kronikës së një dite më parë në Tv Antena Nord në lidhje me rastin e familjes Kuçaj në fshatin Shtoj i Vjetër, paraditën e së enjtes, më 3 dhjetor 2015, Myftinia Shkodër ka dhënë një mesazh solidarizimi me rastin në fjalë. Vetë Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, me bashkëpunëtorë të tij, ka zhvilluar një vizitë në këtë familje në skamje, ku ka parë nga afër gjendjen e mjerueshme të saj. Myftiu ka dhënë një mesazh mediatik, ku ka shprehur solidarizimin e Myftinisë Shkodër me këtë familje, si dhe ka ftuar institucionet shtetërore, bizneset dhe shoqatat e ndryshme bamirëse të japin ndihmën dhe kontributin e tyre për t’i ardhur në ndihmë kësaj familjeje me probleme të shumta ekonomike e shëndetësore. Imam Muhamed Sytari ka garantuar se Myftinia Shkodër do të ndihmojë konkretisht në përkrahjen e kësaj familjeje të përvuajtur e me halle, sikurse e ka falënderuar median për bërjen evident të këtij rasti. Myftinia Shkodër fton institucionet vendore dhe bizneset e ndryshme të kontribuojnë për familjet në nevojë, sepse solidarizimi me njerëzit në skamje sjell bekim e mbarësi nga Zoti! nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 15 “DERSI I MBRËMJES SË ENJTE” NË XHAMINË E FSHATIT KUÇ “DERSI I MBRËMJES SË ENJTE” NË XHAMINË E FSHATIT ZUES Të enjten, më 3 dhjetor 2015, Myftinia Shkodër ka vijuar me zhvillimin e projektit më të ri të saj, titulluar: “Dersi i natës së enjte”, që këtë mbrëmje është ndalur në xhaminë e fshatit Kuç. Pas faljes së namazit të akshamit nën drejtimin e teologut Ervil Kuçi, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari ka mbajtur një ders, ku është përqendruar te vlera e ruajtjes dhe mbrojtjes me krenari legjitime të identitetit islam në jetë. Myftiu ka folur mbi rëndësinë që ka besimi në Një Zot dhe aftësia që kanë muslimanët për të vërtetuar me argumente logjike dhe të transmetuara, atë që ata besojnë dhe janë të ftuar të dëshmojnë në jetë. Ai tha se muslimani është respektues ndaj kujtdo, nuk ka komplekse nga asgjë në fenë e tij, di të dallojë besimin nga afetarizmi, si dhe e ka të qartë se në ditën e gjykimit, të gjithë do të japin llogari për besimin dhe veprën e tyre. Myftiu ka bërë thirrje që njerëzit të mos ndikohen sot nga fushatat islamofobe, që përpiqen me mënyra të ndryshme t’i frikësojnë njerëzit dhe t’i distancojnë nga Islami, nëpërmjet prezantimit të modeleve devijante nga e vërteta islame. Ky takim është pasuruar edhe me bashkëbisedimin e besimtarëve dhe pyetjet e ndryshme në dobi të kësaj mbrëmjeje të dobishme besimi. Të enjten, më 10 dhjetor 2015, “Dersi i natës së enjte”, pas namazit të akshamit, u zhvillua në xhaminë e fshatit Zues, Ana e Malit. Pas faljes së namazit të akshamit nën drejtimin e Myftiut, Imam Muhamed B. Sytari falënderoi imamin e xhamisë Oblikë, z. Ridvan Luzaku, si dhe atë të xhamisë Zues, z. Qazim Mehja, për organizimin e kësaj mbrëmjeje fetare dhe takimi të përzemërt. Në dersin e tij të kësaj mbrëmjeje, Myftiu foli mbi hadithin: “Kjo fe është lehtësim...”, ku u ndal te nevoja e madhe e kuptimit të fesë dhe ruajtjes nga euforizmi dhe devijimi në fanatizëm dhe ekstremizëm në marrëdhënie me fenë islame. Myftiu theksoi se nëpërmjet leximit dhe kuptimit të fesë së tij, muslimani mësohet të jetë i disiplinuar në jetë, respektues i kufijve, shembull për t’u pasuar në shoqëri. “Ka shumë rëndësi që fenë ta marrim në mënyrë graduale dhe t’i lutemi All-llahut të na forcojë e të na bëjë të qëndrueshëm në fenë tonë. Islami nuk është fe e pamjeve të jashtme, e angazhimit për të ndërtuar të jashtmen, por ai përqendrohet te ndërtimi i zemrës dhe mbushja e saj me dashninë e All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Rinia e sotme shqiptare nuk ka alternativa. Rininë tonë e kanë mbytur, i kanë zgjedhur vetëm vdekjen si alternativë. Vdekje morale, intelektuale, ekonomike, kulturore. Rinia e jonë nuk ka alternativa. Ajo që prezantohet sot në mes të qytetit, në kolibet e alkoolit dhe harameve, bri xhamisë, nuk është alternativë!? Prandaj, ju ftoj ta vlerësoni kohën tuaj, të mbroni dinjitetin tuaj islam, të ruani kufijtë e identitetit!”, - tha ndër të tjera Myftiu. Projekti “Dersi i mbrëmjes së enjte”, do të vazhdojë edhe në xhamitë e tjera të Shkodrës, gjatë javëve në vazhdim. nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 16 AARBURG, MYFTIU REFERON MBI MODELIN E MUSLIMANIT NË JETË “DERSI I MBRËMJES SË ENJTE” NË FALTOREN E FSHATIT KULLAJ Me ftesë të Qendrës Kulturore Shqiptare në Aarburg të Zvicrës (Xhamia e Bardhë) dhe imamit të saj, Mr. Nehat V. Ismaili, njëkohësisht edhe Kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në aktivitetet e zhvilluara nga kjo qendër, në datat 12-13 dhjetor 2015. Gjatë tribunës fetare me temë: “Muslimani, model i harmonisë dhe vlerave qytetëruese”, ku referuan Imam Muhamed B. Sytari dhe Mr. Ragmi Destani, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, u trajtuan qasje të ndryshme mbi rolin e muslimanëve shqiptarë në perëndim, integrimin e tyre, prezantimin me dinjitet të vlerave islame, nxitjen e mëtejshme të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, si dhe ruajtjen e identitetit islam dhe atij kombëtar, nëpërmjet aktiviteteve të larmishme në komunitet. Ndërkohë, në aktivitetin e ditës së dytë, Myftiu i Shkodrës, mbajti një seminar mbi zhvillimin e jurisprudencës islame, shkollat tradicionale, divergjencat e mendimit islam në interpretime të ndryshme, si dhe qëndrimet e disa prej dijetarëve elitarë të botës islame rreth kësaj teme të gjerë. Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, Imam Muhamed B. Sytari zhvilloi edhe disa takime të ngrohta e vëllazërore me drejtues të qendrave të ndryshme islame shqiptare në qytete të ndryshme të Zvicrës, që i vizitoi me rastin e kësaj vizite. Të enjten, më 17 dhjetor 2015, “Dersi i natës së enjte”, pas namazit të akshamit, u zhvillua në faltoren e fshatit Kullaj, Postribë. Më herët, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, inspektoi nga afër punimet që po zhvillohen për ndërtimin e kompleksit të ri të xhamisë në Kullaj, falë bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Fondacionin “Mirësia”. Ndërkohë, pas faljes së namazit të akshamit, nën drejtimin e imamit të këtij fshati, z. Ardin Selhani, Myftiu mbajti një ders, ku u përqendrua tek hadithi i shenjave të hipokritit. Gjatë fjalës së tij, Myftiu kërkoi nga të pranishmit që vlerat e lidhura me identitetin islam, të praktikohen edhe si disiplinë dhe metodë jetese. Konkretisht ai tha se hadithi që flet për shenjat e hipokritit, që janë: “kur flet gënjen, kur premton e thyen premtimin dhe kur zihet në besë tradhton”, duhet të na shërbejë si matës i korrektësisë dhe disiplinës në jetën e përditshme. Njëkohësisht, ky hadith duhet të jetë mjet ekuilibri i veprave tona, sidomos në marrëdhëniet tona me të tjerët. Ai vuri theksin te domosdoshmëria e ruajtjes dhe përhapjes në masë e kthimit nga frekuentimi i namazeve në xhami, distancimit nga haramet dhe pasimit të traditave joislame në jetën e përditshme. Një ndërhyrje me dobi ishte edhe nga teologu Ervil Kuçi, përgjegjës i sektorit të rinisë pranë Myftinisë Shkodër, i cili foli mbi rëndësinë që ka ruajtja e kohës në funksion të besimit dhe traditave islame në jetë. Në fund, imami i xhamisë Kullaj, falënderoi Myftiun për praninë e tij në këtë mbrëmje të begatë, sikurse shpjegoi aktivitetin dhe organizimet e xhematit të kësaj xhamie. Projekti “Dersi i mbrëmjes së enjte”, do të vazhdojë edhe në xhamitë e tjera të Shkodrës, gjatë javëve në vazhdim, sipas një programi të parapërgatitur. nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 17 ZHVILLOHET SIMPOZIUMI: “MESAZHI UNIVERSAL I MUHAMEDIT (A.S)” Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Bedër, organizuan, më 23 dhjetor 2015, simpoziumin me temë: “Mesazhi Universal i Muhamedit (a.s)”. Programi u hap me lexim Kur’ani, nga drejtori i Medresesë së Tiranës z. Omer Çallësh. Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Skender Bruçaj, në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se fjalët gjunjëzohen kur bëhet fjalë për profetin Muhamed (a.s) dhe se ne mësuam nga ai se si duhet të jetë një mysliman i mirë. “Fjalët gjunjëzohen kur flasim për Profetin e fundit Hz. Muhamed (a.s), por nuk ka më bukur kur i referohemi Kur’anit famëlartë, ku krijuesi i gjithësisë thotë për të së ai ka ardhur si mëshirë për botërat. Në mësuam nga ai se si duhet të jetë një mysliman i mirë. Mësuam se një mysliman i mirë është ai që kujdeset për familjen e tij, për të vobektët për jetimët dhe është shembull për njerëzit dhe mbi të gjitha është i vetëdijshëm për raportin që duhet të ketë me Krijuesin e Gjithësisë”, tha kryetari z. Bruçaj. Ndërsa rektori i universitetit Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana u shpreh se kur sheh situatën në botë e kupton sa i rëndësishëm dhe i nevojshëm është mesazhi i Profetit Muhamed. “Të gjithë besimtarëve myslimanë iu bie një peshë shumë e madhe për të treguar në mënyrën më ideale, më të mirë bukuritë e besimit islam që Allahu nëpërmjet të dërguarit të tij na i bëri të ditura”, tha z. Gjana. Edhe kryegjyshi i Bektashinjve H. Dede Edmond Brahimaj vlerësoi figurën e lartë të Profetit Muhamed (a.s). Pas fjalëve përshëndetëse simpoziumi i moderuar nga profesori Veton Tulla, ka vijuar me trajtimin e temave. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Ali Zaimi, teksa referoi mbi kulturën e bashkëjetesës së Profetit me të tjerët, tha se, Profeti Muhamed (a.s) erdhi me një mesazh gjithëpërfshirës dhe se çdo kush do të përfitonte nga normat universale që ai solli. “Fryma e dialogut që Profetin e karakterizonte, së pari duhet parë si besnikëri ndaj Allahut, ndaj Kur’anit dhe ndaj misionit të tij. Ai ndoqi përherë rrugën e pajtimit, të komunikimit, të marrëveshjes. Drejtësinë dhe paqen botërore feja që Profeti Muhamed (a.s) kumtoi e shikon si themelore”, theksoi z. Zaimi. Nënkryetari Zaimi u shpreh gjithashtu se në procesin e dialogut me besimet e tjera Profeti (a.s) dhe ndjekësit e tij kanë ndjekur rrugën e fokusimit në çështjet që i bashkojnë. “Muhamedi (a.s) shembull për t’u ndjekur”, ishte tema e mbajtur nga Myftiu i Zonës Shkodër H. Muhamed Sytari. “Profeti Muhamed (a.s) ishte një njeri me shkëlqim të dukshëm me fytyrë të ndritshme, me moral të lartë; kur heshte kishte prezencë, e kur fliste, fliste bukur, ëmbël e qartë. Ai lartësoi gjendjen shpirtërore të një populli dhe të gjithë njerëzimit.”, tha z. Sytari. Tema të tjera të trajtuara në simpozium ishin: “Muhamedi (a.s) simbol i dhembshurisë dhe mëshirës” nga Drejtori i Thirrjes dhe Mesazhit Islam në KMSH z. Elvis Naçi; “Profeti Muhamed ka qenë i pritur ndër shekuj ndër kohëra dhe ai është shembulli më i përkryer , i jashtëzakonshëm, është ai që duhet të ndjekim. Ai karakterizohen nga butësia, dhembsuria dhe mëshira, virtyte për të cilat të gjithë kemi nevojë”, tha z. Naçi. “Porositë e Profetit Muhamed (a.s) për kërkimin e dijes”, nga z. Sabaudin Jashari; “Këshillat dhe udhëzimet e Profetit Muhamed për dijen burojnë nga pozita që Allahu i ka dhënë dijes në Kuranin fisnik. Profeti ynë e nxit njeriun për të vënë të gjithë kapacitetet e tij në funksion të kërkimit dhe përvetësimit të dijes”, tha z. Jashari Programi u zhvillua në ambientet e Universitetit Bedër, ku morën pjesë studiues, profesorë, akademikë, intelektualë, myftinj dhe besimtarë të shumtë. (www.dritaislame.al) nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 18 XHAMIA DUDAS, NIS PËRKUJTIMI I MEVLUDIT SHERIFË MYFTIU: “HARMONIA NDËRFETARE, THEMEL I QYTETËRIMEVE” Pasdrekën e së enjtes, më 24 dhjetor 2015, Myftinia Shkodër nisi serinë e aktiviteteve të larmishme, në kuadër të përkujtimit të përvitshëm të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s), misionit dhe traditave të tij. Pas faljes së namazit të iqindisë me xhemat, aktiviteti nisi me këndimin e një pjese kur’anore nga imami i kësaj xhamie, H. Nadi Braqi. Në vijim, fjalën e rastit e mbajti teologu Arben Halluni, ku u ndal te rëndësia e madhe që ka tubimi i njerëzve për të përkujtuar ardhjen në këtë botë të Vulës së të dërguarve të All-llahut, Hz. Muhammedit (a.s). Ai tha se njerëzit e kanë harruar vlerën e përkujtimit të kësaj ngjarjeje të madhe për njerëzimin, kanë harruar vetë të dërguarin e All-llahut (a.s), mësimet dhe udhëzimin e tij. Prandaj, ka shumë rëndësi të organizohen sa më shumë manifestime të tilla plot vlerë. Më pas, fjalën e mori Imam Muhamed B. Sytari, Myfti i Shkodrës, i cili tërhoqi vëmendjen e të pranishëmve drejt begatisë, me të cilën u mbulua kjo botë nga momenti i ardhjes në jetë i Hz. Muhammedit (a.s). Myftiu tha se gëzimin e lindjes dhe ardhjes së Hz. Muhammedit (a.s) në këtë botë e sinjalizuan edhe profetë të shkuar, si Hz. Ibrahimi (a.s) dhe Hz. Isai (a.s), për të cilët bën fjalë edhe Kur’ani. Ai kërkoi nga të pranishmit që ta përhapin kudo hadithin, mësimet e profetit (a.s), udhëzimin e tij, traditat e përkushtimin e tij të madh, që të përhapet sa më shumë në shoqëri. Njëkohësisht theksoi se lindja e Hz. Muhammedit (a.s) nuk ishte e zakonshme, sikurse edhe vegjëlia, ku përkujdesja hyjnore ndaj tij ishte e madhe, sikurse përmendet edhe në suren “El-Inshirah”, por edhe në hadithe të shumta. Programi vijoi me këndimin e disa ilahive të bukura të përzgjedhura nga H. Vehbi Dani, Hafiz Shukri Kapllan, H. Sami Muçej dhe z. Ismet Unaza. Aktiviteti u mbyll me fjalën e teologut Lavdrim Hamja, i cili theksoi se këto tubime janë të begata dhe se muslimanët janë të ftuar ta përkujtojnë sa më shumë të dërguarin e tyre, me lexime, studime, analiza e prezantime të vazhdueshme, ku përherë mësojmë njohuri të reja. E xhumaja e fundit e këtij muaji, më 25 dhjetor 2015, bashkoi në atmosferën e saj përkujtimin e dy burrave më të mëdhenj të historisë së njerëzimit, Hz. Muhammedit (a.s) dhe Hz. Isait (a.s). Këto ditë në Shkodër, njerëzit urohen me rastin e Mevludit Sherifë dhe Krishtlindjes, që këtë vit u afruan si asnjëherë më parë, duke përhapur në heshtjen e tyre mesazhin e bukur të respektimit të besimit dhe fesë, si dhe lartësimin e të dërguarve të Zotit, si bekim nga Zoti për njerëzinë. Me rastin e Krishtlindjes, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar edhe nga teologu Arben Halluni dhe imami Lavdrim Hamja, zhvilloi vizitën tradicionale në dy kishat e qytetit. Fillimisht në Kishën Ortodokse dhe më pas në Kishën Katolike, ku uroi me rastin e festës. Gjatë këtyre vizitave, Myftiu vuri theksin te nevoja e madhe e përhapjes së frymës së respektimit të besimit dhe fesë, si dhe afrimit të njerëzve me vlerat më të larta të kthimit nga Zoti dhe mëshira e Tij. Gjatë qëndrimit në Kishën Ortodokse, Myftiu shprehu falënderimet e tij për dhuratën e bukur dhe kuptimplote, që patriarku i Kudsit Sherifë, Theofili i III- të i bëri kryeministrit të Shqipërisë; fermanin e Hz. Omerit (r.a), ku 14 shekuj më parë Islami deklaroi respektimin e të drejtave të krishterëve për të jetuar në harmoni me muslimanët, si dhe për të gëzuar të drejtat e tyre në lirinë e besimit dhe praktikës fetare. Myftiu theksoi se harmonia ndërfetare është themel i qytetërimeve, si dhe një domosdoshmëri që garanton paqen sociale dhe respektin e njeriut për vëllanë e tij njeri. Ai i ndau këto mesazhe me Famullitarin e Kishës Ortodokse, At Nikolla Petani dhe me Arqipeshkvin Shkodër-Pult, mons. Angjelo Massafra, me të cilët këmbeu edhe urimet e kësaj dite të shënuar. nr. 12 (154) - Dhjetor, 2015 19 AKTIVITET ARGËTUES ME NXËNËSIT E XHAMIVE KUÇ, GOLEM DHE LUARËZ M ë datën 28 dhjetor 2015 sektori i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër organizoi një aktivitet arsimor në zonën bregdetare të Velipojës me pjesëmarrjen nxënësve të kurseve fetare të xhamive Kuç, Golem dhe Luarëz. Aktiviteti u hap me fjalën e përgjegjësit të arsimit, teologut Arben Halluni, i cili vuri në dukje se aktivitete të tilla nxisin nxënësit për të qenë më afër fesë që përçon vëllazëri dhe harmoni në mesin e të gjithëve, larg ambienteve që çorientojnë dhe prishin çdo ditë e më tepër moralin dhe besimin e njeriut. Ai premtoi se projekte të tilla arsimore do të zhvillohen në të ardhmen edhe me xhami të tjera në mënyrë për të rritur shtimin e vëllazërisë midis besimtarëve dhe t’i dhënë një gjallëri më efikase organizimit të kurseve fetare. Përshëndetën këtë ativitet edhe mësuesit fetar të xhamive Kuç, Golem dhe Luarëz, zotërinjtë Gazjon Rusi, Kujtim Cufaj dhe Hajrullah Jakupi. Më pas aktiviteti vijoi me një konkurs fetar i bazuar mbi njohuritë dhe mësimet që marrin nxënësit gjatë procesit mësimor. Aktiviteti u mbyll me lojëra argëtuese dhe me shëtitje përgjatë bukurisë dhe natyrës magjepse të bregdetit të Velipojës. MYFTINIA SHKODËR 26 DHJETOR 2015 Xhamisë së Mehmet Fatihut në kalanë e Shkodrës, nuk ia ndryshon dot identitetin leja e dhënë nga Ministria e Kulturës për ceremoninë e sotme fetare! Ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të promovojmë kulturën e harmonisë ndërfetare, respektimin e lirisë së besimit dhe praktikimin e tij, pa cënuar caqe e kufij, ndjesi e shenjtëri, përtej këtij realiteti, ku dikush shfrytëzon shumëçka në dëm të një domosdoshmërie sociale! Ata që lejojnë këto veprime, janë të papërgjegjshëm, cinikë dhe nxitës të përçarjes, dëmet e së cilës, vetëm Një Zot e di se ku mund të çojnë! Njëkohësisht, distancohemi nga kushdo që kalon cakun dhe nxit prishjen e ekuilibrave, në emër të Zotit dhe të fesë! Botues: Myftinia Shkodër Drejtues: Imam Muhamed Sytari Kryeredaktor: Lavdrim Hamja Tel / Fax: +355 (0) 224 2081 Nr. llogarie: 100054 UBA - Shkodër MYFTINIASHKODER1990 udhaislame@myftinia-shkoder.org www.myftinia-shkoder.org Çmimi: 50 lek "MARRËVESHJA OMERITE" Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim T ë drejtat që robi i All-llahut, Omeri, prijësi i besimtarëve u jep banorëve të Iljas: “U jep atyre siguri për veten, pasurinë, kishat dhe kryqet e tyre. Për njerëzit e sëmurë, të shëndoshë dhe kushdo qofshin ata. Kishat do të qëndrojnë ashtu siç janë, nuk do të shkatërrohen dhe as nuk do të ndryshohen. Nuk do të konfiskohet asgjë prej pasurisë së kishave dhe as prej pasurisë së tyre. Njerëzit do të jenë të lirë dhe nuk do të detyrohen dhe as nuk do të ushtrohet presion mbi ta për të ndryshuar fenë.” Për çdo gjë që është shkruar në këtë marrëveshje, ka besën e Allahut, garancinë e të Dërguarit të tij, të kalifëve dhe të gjithë myslimanëve. Dëshmitarë për këtë marrëveshje janë: Halid ibn Velid, Amër ibn As, Abdurrahman ibn Auf dhe Muavije ibn Ebi Sufjan. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 15 h-637.