Viti XII - Nr. 12 (142), Dhjetor, 2014 E përmuajshme Informative - Fetare - Kulturore - Edukative UDHA ISLAME Botim i Myftinisë Shkodër nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 2 Çfarë përfitoi bota me ardhjen e hz. muhammedit (a.s)? Sa herë afron muaji Rebiul- evvel, ne si muslimanë, tër- hiqemi përherë e më shumë nga shpirti që na lidh me të Dashurin tonë, të Dërguarin e All-llahut (xh. sh), Hz. Muhammedin (a.s), për të cilin jemi urdhëruar: “Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë”.1 Përkujtimi që i bëjmë herë pas here jetës dhe misionit, me të cilin u dërgua Resulull-llahu (a.s), është padyshim një ndër mënyrat më të mira për ta nxitur individin musli- man drejt thellimit në dashninë e më të mirit Profet, më të dashurit të krijesave të All-llahut, për Zotin e gjithësisë. Në një farë mënyre, këto tubime dhe përkujtime, na marrin për dore drejt lartësimit në gradën e hadithit profetik: “Ata, që më së shumti më duan nga ymeti im, janë një popull pas meje. Do të dëshiron- te ndonjëri prej tyre të jepte famil- jen dhe pasurinë e tij, vetëm të më shihte”.2 1. Kur’ani, Al Imran:31. 2. Ahmedi në “El-Musned”, nga Ebu Dherri (r.a). (Thotë Imam Menavi në “Fejdul-Kadir”: “Ky hadith është prej mrekullive të tij (a.s), kur ka folur për të panjohurën… Kjo i ka ndodhur shumë prej sufive të mëdhenj, që janë lartësuar në gradën e shikueshmërisë së tij (a.s) në vazhdimësi. Thotë Arif El-Mursi: “Pasha All-llahun, sikur të fshihej prej meje pamja e Resulull-llahut (a.s), sa hap e të nderuar e të dashur vëllezër, All-llahu i Madhëruar, nëpërmjet Fjalës së Tij, e ka mbështetur të Dërguarin e fundit me lajmet dhe ndodhitë e profetëve të mëparshëm, duke i rrëfyer herë pas here ngjarjet e tyre, mundimet, sakrificat dhe për- pjekjet e vazhdueshme në rrugën e All-llahut. Për këtë, në suren Hud, ajeti 120, urdhëron: “Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejga- mberëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde”.3 Njëkohësisht, Kur’ani Famëlartë, na tërheq vëmendjen që të mos jemi si shembulli i mushrikëve të Mekës, të cilët e kishin të Dërguarin në me- sin e tyre, por e injoruan, nuk e njo- hën, nuk e besuan, nuk u dorëzuan para thirrjes së tij të dritshme. Thotë në suren “El-Mu’minune”, ajeti 69: “Apo, mos nuk e njohin të dërgua- rin e vet (Muhammedin), prandaj e refuzojnë?”.4 Prandaj është e udhës, që herë pas here, të tubohemi e t’i përkujtojmë njëri-tjetrit mirësinë e madhe të Zo- tit, që na bëri prej muslimanëve dhe prej pasuesve dhe të dashurve të Hz. Muhammedit (a.s). Dhe, koha më e përshtatshme, në të cilën na tërhiqet vëmendja në heshtje të natyrshme drejt vlerës dhe madhështisë së për- mendjes së vlerave të Profetit tonë (a.s), është pikërisht afrimi i kohës në të cilën u lind. Si të thuash, natyrshëm, vit pas viti, All-llahu i Madhëruar na i sjell këto momente si një thirrje sheku- llore, në të cilën gjuha e logjikës na thotë: “Sot ka lindur Hz. Muham - medi (a.s), profeti i fundit, vula e profetësisë, më i miri i krijesave të All-llahut. A je ti në besën e tij? A je mbyll sytë, nuk do ta konsideroja më veten prej muslimanëve!”. - Shih: “Fejdul-Kadir”, botimi I, Bejrut, 1996, vëll. I, fq. 649). 3. Kur’ani, Hud: 120. 4. Kur’ani, El-Mu’minune: 69. ti në linjën e dashnisë së tij? A je ti në rrugën e traditave të tij? A je ti i gatshëm për ta vazhduar me bindje dhe përkushtim rrugën e besimit, di- jes dhe urtësisë, me të cilat e dërgoi Zoti i gjithësisë? A je ti i gatshëm për të qenë thirrës drejt dashnisë së tij, mësimeve të tij e, mbi të gjitha i mëshirës me të cilën u dërgua si shembulli më i plotë i një të dërguari nga Zoti në tokë?”. Prandaj, dijetarët tanë, sa herë afron koha e Mevludit, ajo e përkuj- timit të Lindjes së tij (a.s), na thonë se kur Profeti (a.s) u pyet për arsyet e agjërimit të ditës së hënë, tha se: “Ajo është një ditë në të cilën unë kam lindur”.5 Hoxha i jonë, H. Vehbi Sulejman Gavoçi, në lidhje me këtë, thekson: “Shohim se ai Zotëri (a.s) përmendi ditëlindjen e tij dhe na mësoi me e ditë atë ditë të bekuar. Para qindra vjetësh dhe deri sot, ulematë në ha- dith, tefsir, fikh etj, kanë festuar dhe e festojnë ditëlindjen e Profetit (a.s). Kanë lexuar jetën e Profetit (a.s) në disa faqe të zgjedhura. Kanë lavdë- ruar cilësitë e tij, siç e ka lavdëruar Hassani përpara vetë Profetit (a.s), kanë rënë salavatë mbi Pejgamberin (a.s) me qindra herë...”.6 të dashur vëllezër, “Nderimi që ai (Hz. Muhammedi -a.s.-) i bëri botës me ardhjen e tij, është një fenomen universal dhe për - bën ngjarjen më të rëndësishme si për tokën ashtu edhe për qiejt.”.7 Si jo, kur Zoti i gjithësisë e për- caktoi dërgesën e tij (a.s) me këto fjalë: “Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi 5. Transmetim i Imam Muslimit. 6. Vehbi S. Gavoçi, “Njohuri rreth Kur’anit - Syneti e bidati”, Shkodër, 1999, fq. 125. 7. M. Fethullah Gylen, në “Krenaria e njerëzimit Profeti Muhamed”, Tiranë, 2008, fq. 17. imam muhamed b. sytari Myfti i Zonës Shkodër nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 3 një të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë, edhe pse më parë ata ishin krejtësisht të humbur”.8 Pra, e konsideroi dërge- sën e tij (a.s) si dhuratë, nga ana e Tij (xh.sh)! Njëkohësisht, i deklaroi mbarë botërave: njerëzve, kafshë - ve, bimëve etj, se Muhammedi (a.s) është i dërguar: “mëshirë për mbarë botrat”9, ndërsa Resulull-llahu (a.s) tha për veten e tij: “Unë jam mëshirë e dhuruar”.10 Duke komentuar ajetin e lartpër- mendur, Imam Razi në tefsirin e tij thekson: “Ai, alejhis-selam, ishte mëshirë në fé dhe mëshirë ne du - nja. Mëshirë në fé, sepse ai (a.s) u dërgua, ndërkohë që njerëzit jetonin në injorancë dhe humbje... I ftoi në të vërtetën, u shpjegoi atyre rrugët e shpërblimit dhe u qartësoi atyre vendimet, duke bërë dallim në mes të hallallit dhe haramit. Mëshirë në dunja, për faktin se ata shpëtuan për shkak të tij nga shumë poshtërim, luftra dhe vrasje, si dhe triumfuan për shkak të fesë së tij”.11 Ndërsa vetë Profeti Muhammed (a.s), tha për veten e tij: “Unë nuk jam dërguar mallkues, jam dërguar mëshirë”12 dhe njëkohësisht na tre- goi dashurinë e tij të madhe për ne, duke thënë: “Shembulli im dhe shembulli juaj është si puna e një personi që ka ndezur një zjarr, në të cilin fluturat dhe karkalecat vijnë e hidhen në të, ndërsa ai i largon me dorë që mos të bien. Edhe unë mu- ndohem t’ju largoj nga zjarri e ju më ikni nga duart”.13 të dashur vëllezër, Çfarë përfitoi bota nga dërgesa profetike e Hz. Muhammedit? Kjo është pyetja, që na bën të jemi më të përgjegjshëm në dhënien e për- gjigjes, duke marrë parasysh atë që 8. Kur’ani, Al Imran: 164. 9. Kur’ani, El-Enbija: 107. 10. Hakimi, nga Ebu Hurejra (r.a). 11. Imam Fekhruddin Er-Razi, “Et-Tefsirul Kebir - Mefatihul-gajb”, botimi I, 1990, vëll. 22, fq. 199. 12. Bukhariu në “El-Edeb” dhe Muslimi, nga Ebu Hurejra (r.a). 13. Ahmedi dhe Muslimi, nga Xhabiri (r.a). shumë dijetarë e konsiderojnë deka - dencën e muslimanëve (pasuesve të traditave të Hz. Muhammedit -a.s-) si një fatkeqësi botërore!? Imam Ebul-Hasen En-Nedevi (1914- 1999) e përshkruan në këtë mënyrë: “(Dekadenca e muslimanëve) është një tragjedi e përgjithshme njerë - zore, që nuk ka dëshmuar historia më të rëndë e më të gjithanshme sesa ajo! ... Bota, akoma sot, nuk e ka bërë si duhet llogarinë e kësaj ndodhie!”.14 Duke lexuar në shembujt e mëshi- rës në jetën e Profetit (a.s) dhe mo- delin praktik, me të cilin ai udhëzoi drejt saj ymetin e tij, kuptojmë se përse është e rëndësishme ta përkuj - tojmë të Dërguarin tonë dhe të për- qendrohemi te dërgesa e tij mëshirë për mbarë botrat, si elementin krye- sor të shafqjes së tij si rregullator i botës dhe udhërrëfyes i njerëzimit drejt një rimëkëmbje shpirtërore, in - telektuale, morale e qytetëruese. resulull-llahu (a.s), mëshira e dhuruar Gjatë leximit me vëmendje në Kur’anin Famëlartë, arrijmë të kup- tojmë se Zoti i gjithësisë e ka bërë Profetin Muhammed (a.s), shkak për fitimin tonë të mëshirës së Tij (xh.sh). Fillimisht, në suren El-A’rafë, Më- shiruesi (xh.sh) urdhëron dhe thotë: “Mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve), e japin zekatin dhe për ata që i besojnë argumentet tona. (157) Të cilët e pa- sojnë të dërguarin (Muhammedin), profetin analfabet, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të ci- lësuar (të përshkruar me virtytet e tij), tek ata në Tevrat dhe në Inxhil, që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ush- qimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, vep - 14 . Ebul-Hasen En-Nedevi, “Madha khasirel- alemu binhitatil-muslimine”, botimi I, Damask, 1999, fq. 41. nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 4 rojnë me dritën që u zbrit me të, TË TILLËT JANË TË SHPËTUARIT!”.15 të dashur vëllezër, Më lejoni që në krye të herës, t’ju ftoj drejt një krahasimi logjik, në krahët e historisë së profetëve, që nxjerr në pah madhështinë e më - shirës me të cilën u dërgua Hz. Mu- hammedi (a.s), në raport me katër profetët e tjerë më të mëdhenj të historisë së njerëzimit; Hz. Nuhun, Hz. Ibrahimin, Hz. Musain dhe Hz. Isain, paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi ta. Hz. Nuhu ( a.s), iu lut All-llahut (xh.sh) që ta dënonte popullin në të cilin u dërgua, madje dëshiroi shkatërrimin e tyre, pas një periu- dhe të gjatë në thirrjen e tyre. Në Kur’an na tregohet se: “Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët! (27) Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t’i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.”.16 Dhe All-llahu (xh. sh) iu përgjigj lutjes së tij, duke e lëshuar mbi ta ndëshkimin e Tij. Ndërsa Hz. Muhammedi (a.s), kur në Taif u prit me fyerje, sharje dhe goditje me gurë, sa u gjakos, refuzoi ta mallkonte popullin e tij, e mëshi- roi atë. Meleku i maleve, iu drejtua duke i thënë: “All-llahu e ka dëgjuar atë që të thanë populli yt, unë jam meleku i maleve, më ka dërguar Zoti, që të më urdhërosh si të duash. Nëse ti dëshiron, unë i përplas mbi ta dy malet (e Mekës)! Resulull-llahu (a.s) i tha: Unë shpresoj se nga mesi i tyre, All-llahu do të nxjerrë prej atyre, që e adhurojnë All-llahun në Njësinë e Tij, pa i bërë shirk Atij!”.17 Hz. Ibrahimi (a.s), hoqi dorë nga Azeri, pasi mësoi për femohimin e tij. Në Kur’an thuhet: “e kur iu bë e qartë se ai është armik i All-llahut, hoqi dorë prej tij!”.18 Ndërsa Hz. Muhammedi (a.s), nuk hoqi dorë asnjëherë nga axha i tij Ebu Talib, edhe pse ai refuzoi të 15. Kur’ani, El-A’rafë: 156-157. 16. Kur’ani, Nuh: 26-27. 17. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 18. Kur’ani, Et-Teube: 114. thoshte shehadetin përpara Resulull- llahut (a.s). Dhe për këtë, tha: “Vall- llahi do të kërkoj falje për ty, derisa të ndalohem për këtë”. 19 Ndërsa, kur Ab- bas ibn Abdulmuttalibi (a.s) e pyeti: “Ja Resulall-llah, a i ke sjellë ndonjë dobi Ebu Talibit? Ai të mbronte dhe zemërohej për ty!” Profeti i tha: “Po, ai është në një ndëshkim të lehtë dhe sikur mos të isha unë, do të ishte në fundin e zjarrit të xhehnemit!”.20 Si- kurse tha: “Njeriu me ndëshkimin më të lehtë, do të jetë Ebu Talibi...”.21 Hz. Musai (a.s), hoqi dorë në këtë botë nga populli i tij, beni israilët. Edhe në ahiret do të heqë dorë prej tyre, nga zullumet dhe degradimi i tyre. Në Kur’an thuhet: “(Musai) Tha: “Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos ve- tes sime dhe vëllain tim (Harunin), na ndaj neve prej popullit të fëlliqtë (25) (All-llahu) Tha: “Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hu- tuar). Ti mos u keqëso për popullin e shfrenuar”.22 Ndërsa Hz. Muhammedi (a.s), nuk hoqi dorë asnjëherë nga populli i tij. Madje, në historinë e namazit të xhe - nazes së Abdullah ibn Ubej ibn Ebi Selulit (kreut të hipokritëve), i tha Omerit: Zoti më la në dorë të zgjedh dhe unë zgjodha! M’u tha: “Kërko falje për ta ose mos kërko (është e njëjta gjë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t’i falë”23 E, po ta dija se nëse shtoja mbi shtatëdhjetë, do të falej, do ta shtoja!”.24 Hz. Isai (a.s), e mallkoi popullin e tij, beni israilët, sikurse do të heqë dorë prej tyre në ahiret. Në Kur’an thuhet: “Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes.”25 Ndërsa Hz. Muhammedi (a.s), nuk e mallkoi ymetin e tij, nuk bëri dua kundër tyre, as nuk hoqi dorë prej 19. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 20. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 21. Transmetuar nga Muslimi. 22. Kur’ani, El-Maide: 25-26. 23. Kur’ani, Et-Teube: 80. 24. Transmetuar nga Bukhariu. 25. Kur’ani, El-Maide: 78. nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 5 -Transmetohet nga Ebu Hurejra (r.a), se Tufejl ibn Amr ed-Deusi (r.a) dhe shokët e tij, erdhën tek i Dër - guari (a.s) dhe i thanë: Ja Resulall- llah, Deusët, kundërshtuan dhe re- fuzuan, lutju All-llahut kundër tyre! Dikush, tha: Tash Deusët u shkatë- rruan (duke menduar se i Dërguari do t’i mallkonte). Ndërsa ai u lut: “All-llahumme udhëzoji Deusët dhe na i sill (muslimanë)”.31 -Urdhëri i tij ishte që njerëzit të ishin të drejtë, tolerantë dhe një - kohësisht ndaloi ekstremizmin, in- tolerancën në jetë dhe dembelizmin vrastar të ndërtimit, kur tha: “Puno- ni sa të mundeni, sepse All-llahu nuk mërzitet derisa të mërziteni dhe, dijeni se puna më e mirë tek All-llahu është e vazhdueshmja, edhe nëse është e pakët”.32 -Vulosja e moralit dhe sjelljes së tij (a.s) me butësi e mëshirë, është treguesi më korrekt i shembulltyrës së tij të përkryer. Në Kur’an na tre- gohet: “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët”.33 -Ai e nxiti ymetin e tij që të mëshi- rohen në mes vete dhe me të tjerët, kur u tha: “Ai që nuk mëshiron, nuk mëshirohet!”.34 Etj. mëshira e tij (a.s) për gjynahqarët dhe neglizhentët -Transmetohet se Resulull-llahu (a.s) i kritikoi disa nga sahabët që shanë një të dehur, që e kishte ma- rrë ndëshkimin e tij, kur ata thanë: “E poshtëroftë All-llahu!”. Resulull- llahu (a.s) u tha: “Mos u bëni aleatë të shejtanit kundër vëllaut tuaj!”.35 Nga këtu mësojmë të jemi të kuj- desshëm me të rinjtë tanë që nuk e falin namazin, që nuk janë aq prak- tikantë të fesë së tyre, që nuk janë të lidhur si duhet me moralin e fesë dhe 31. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 32. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 33. Kur’ani, Et-Teube: 128. 34. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 35. Transmetuar nga Bukhariu. tyre, asnjëherë! Transmeton Abdull- llah ibni Amr (r.a), se Resulull-llahu (a.s) lexoi ajetin e zbritur në hak të Ibrahimit (a.s): “Zoti im! Ata vërtetë i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fé)” 26 dhe ajetin në hak të Isait (a.s): “Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti”.27 Pastaj i ngriti duart duke qarë dhe tha: “All-llahumme ymeti im, ymeti im!”. All-llahu (xh.sh) i tha Xhibrilit: “Ja Xhibril, shko te Muhammedi (a.s) - dhe Zoti e di më së miri -dhe pyete: Përse qan?” I erdhi Xhibrili dhe e pyeti dhe e lajmëroi Zotin për atë që tha Resulull-llahu (a.s) -dhe Zoti e di më së miri -. Pastaj, All-llahu (xh. sh) i tha: “Ja Xhibril, shko te Muham - medi dhe thuaji: Ne do të të kënaqim ty në ymetin tënd, nuk do ta prishim qejfin!”.28 I thanë një ditë: O i Dërguar i All- llahut, lutu kundër mushrikëve! Tha: “Unë nuk jam dërguar mallkues, unë jam dërguar mëshirë!”.29 Tash, le t’i rikthehemi pyetjes, mbi të cilën është ndërtuar kjo temë: Çfa- rë përfitoi bota me ardhjen e Muham- medit (a.s.)? Në fakt, nga momenti i dërgimit të tij (a.s), botës iu shfaq modeli më i përsosur i sjelljes së njeriut mëshirues ndaj kujtdo, në rrugën e udhëzimit dhe mbjelljes së mirësi- së, harmonisë, ndërtimit të jetës dhe urave lidhëse në mesin e njerëzve, që njeriu të jetojë me dinjitetin e të qenurit njeri, mëkëmbës i Zotit në tokë. Ja disa shembuj: mëshira e tij (a.s) për ymetin e tij - Nga Ebu Hurejra (r.a) transmeto- het se Resulull-llahu (a.s) ka thënë: “Secilit profet i është dhënë një lutje e përgjigjur dhe secili profet ka vra- puar ta bëjë atë lutje. Ndërsa unë e kam ruajtur lutjen time për shefatin e ymetit tim në ditën e kiametit…”.30 26. Kur’ani, Ibrahim: 36. 27. Kur’ani, El-Maide: 118. 28. Transmetuar nga Muslimi. 29. Transmetuar nga Muslimi. 30. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 6 që shpesh nxitojnë drejt rebelizmit të pakontrolluar. Duhet të jemi të du - rueshëm në rrugën e Thirrjes dhe të lutemi për të gjithë rininë tonë, për fëmijët tanë, për familjet tona dhe të ndahemi një herë e përgjithmonë nga kultura e sharjes, fyerjes, mall- kimit e dorëzimit para së keqes! -Toleranca e tij (a.s) ndaj atyre që kanë gabuar pa qëllim, shfaqet dukshëm në rastin e haxhit të lamtu- mirës. Transmetohet nga Amr ibnul- As (r.a), se Resulull-llahu (a.s), po qëndronte në Mina, gjatë haxhit të lamtumirës dhe njerëzit e pyesnin... Atë ditë çdo njeri që pyeste për një veprim që i kishte ngatërruar ra - dhën, Profeti (a.s) i thoshte: “Bëje, pa problem”.36 -Kritika e tij ndaj sahabëve që nda- luan beduinin që kishte nisur të uri- nonte në xhaminë e tyre. Ebu Hurejra (r.a) tregon se një beduin urinoi në xhaminë e Profetit (a.s). Njerëzit u ngritën ta godisnin, ndërsa Profeti (a.s) u tha: “ Lëreni dhe hidhni një kovë ujë urinës së tij. Ju jeni sihari - ques, jo vështirësues!”.37 -Një ndër ngjarjet më të bukura e plot shpirt mëshire e butësie, është edhe ajo e sahabiut Muavije ibnul- Hakem Es-Sulemi (r.a). Tregon e thotë: Teksa po falesha me Resulull- llahun (a.s), një i pranishëm u teshtit dhe unë i thashë: “Jerhamukall-llah” (All-llahu të mëshiroftë). Të pranish- mit më vështruan. Unë u thashë: I mjeri unë, çfarë keni? Pse më shihni? Ndërsa ata nisën të godisnin kofshët e tyre. E kur i pashë se më bëjnë she - një të hesht, heshta. Kur Resulull-llahu (a.s) e mbaroi namazin, - ju bëfsha kurban me babë e nanë, nuk kam parë mësues, as para tij e as pas tij, më të mirë. Pasha All- llahun, as më qortoi, as më goditi, as më shau. -, tha: “Fjalët e njerëzve nuk vlejnë kur jemi në namaz, vetëm tesbih e lexim Kur’ani”.38 36. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 37. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 38. Transmetuar nga Muslimi. mëshira e tij (a.s) për gratë -Porosia e vazhdueshme e Resulull- llahut (a.s) në hak të grave ishte edhe udhëzimi i tij: “Përkujdesuni ndaj grave...”.39 -Nga porositë e tij (a.s) në haxhin e lamtumirës, ndër të tjera ishte edhe përkujdesja ndaj grave. Për këtë tha: “Kijeni frikë All-llahun në gratë tuaja, sepse ju i keni marrë ato me mbrojtjen e All-llahut, keni bërë hallall nderin e tyre me fjalën e All-llahut...”.40 -Barazoi gruan me burrin në shu- më çështje jetike, njëkohë që gruaja arabe ishte njeri pas asnjë të drej- të në familje. Tregon Muavije ibni Hajde (r.a): E pyeta të dërguarin: Ja Resulall-llah: Çfarë të drejtash ka gruaja e ndonjërit prej nesh ndaj tij? Tha: “Ta ushqesh, kur të ushqehesh. Ta veshësh, kur të veshesh. Mos ta go- dasësh fytyrën, as mos ta shash. Dhe, mos ta largosh (në shenjë zemërimi), vetëm se brenda shtëpisë”.41 -Ndihma e tij ndaj gruas së dobët, që i kërkoi ndihmë, është një tjetër shfaqje e mëshirës dhe ndjenjës së përkrahjes ndaj nëvojtareve. Rrëfen Enesi (r.a) se një grua e sëmurë e nda - loi të Dërguarin e All-llahut dhe i kër - koi ndihmë. Profeti (a.s) i tha: “ O nëna e filanit, ec ku të duash, se do ta kryej nevojën që ke ” dhe vazhdoi të ecte me të, derisa e kreu nevojën e saj. 42 -Tërheqja e vëmendjes së burrave, se më i miri ndër ta është më i sjell- shmi ndaj gruas së tij. Tha: “ Më i miri ndër ju, është më i miri për familjen e tij. Ndërsa unë, jam më i miri i juaj, për familjen time”. 43 Poashtu tha: “Besimtarët me besimin më të plotë, janë më të sjellshmit ndër ta. Më të mirët ndër ju, janë më të mirët ndaj grave të tyre”.44 -Nxitja e burrit për të mos e urryer gruan, duke u nisur nga një sjellje e keqe e saj, është një shembull i rre- 39. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 40. Transmetuar nga Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibni Maxheh. 41. Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu, Ibni Maxheh etj. 42. Transmetuar nga Muslimi. 43. Transmetuar nga Ibni Maxheh. 44. Transmetuar nga Ahmedi, Ibn Ebi Shejbe, Ebu Davudi etj. nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 7 gullatorit në familje e shoqëri. Tha: “Mos ta urrejë besimtari besimtaren, nëse nuk pëlqen një sjellje të saj, do të kënaqet me një sjellje tjetër!”.45 -Nxiti lojën, humorin, bashkëbise- dimin e afrimin e burrit me gruan e tij, në intimitetin e tyre familjar. Transmetohet nga Xhabir ibni Abdil- lah (r.a), që thotë: E kam dëgjuar Resulull-llahun (a.s) duke thënë: “ Çdo gjë, në të cilën nuk ka përmendje të All-llahut, është hutim dhe lojë (hum- bje kohe pa dobi), përveç katër raste- ve: kur burri luan me gruan e tij…”.46 -Caktoi tre hise respekti ndaj nën- ës, para një hiseje respekti ndaj babës. Tregon Ebu Hurejra (r.a) se një burrë erdhi tek i Dërguari dhe e pyeti: Kush e meriton më së shumti mirësjelljen time? Tha: “Nëna jote”. Pyetësi tha: Po pastaj? Tha: “Nëna jote”. Pyetësi vazhdoi: Po pastaj? Tha: “Nëna jote”. Ai tha: Po pastaj? Tha: “Pastaj babai yt”.47 Nga këtu kuptojmë vendin e lartë që ka prindi, nëna veçanërisht, në je - tën e besimtarit. Ajo, pa dyshim ësh- të njeriu më i rëndësishëm në jetën e muslimanit, që meriton respektin e përhershëm dhe kërkimin e pëlqimit prej saj, sa të jetë gjallë. Është një nxitje edhe për të gjithë ata që vend - osin kërkesat e bashkëshortes para atyre të nënës; nëna ka përparësi ndaj kujtdo në jetë, përfshirë edhe bashkëshorten! Ndërkohë, një grua e kujdesshme muslimane, asnjëherë nuk përpiqet të hyjë në mes burrit të saj dhe nënës së tij, as t’i flaës keq atij për nënën, as t’ia prishë asaj qejfin, për asnjë arsye, që nuk kalon kufijtë e logjikës së besimit. mëshira e tij (a.s) për fëmijët Enesi (r.a) thoshte: “Nuk kam parë njeri më të mëshirshëm ndaj fëmijë- ve, sesa Resulull-llahun (a.s)”.48 -Transmeton Ebu Hurejra (r.a), se Resulull-llahu (a.s) e puthi nipin e 45. Transmetuar nga Muslimi. 46. Transmetuar nga Nesaiu, Bezari, Tabaraniu etj. 47. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 48. Shih: Imam Menavi, “Fejdul-Kadir”, botimi I, Bejrut, 1996, vëll. II, fq. 506. tij Hasanin, në prezencë të Ekra ibni Habisit, i cili tha: Unë kam dhjetë djem, s’e kam puthur asnjërin prej tyre. Resulull-llahu (a.s) e vështroi dhe tha: “Ai që nuk mëshiron, nuk mëshirohet”.49 Ndërsa nana e jonë Aishe (r.a) transmeton se disa beduinë erdhën te Resulull-llahu (a.s) dhe e pyetën: A i puthni ju fëmijët tuaj? Tha: “Po”. Ata thanë: Ndërsa ne, pasha All- llahun, nuk i puthim! Resulull-llahu (a.s) u tha: “A e kam unë në dorë, që All-llahu e ka hequr mëshirën nga mesi juaj”?!50 -Bartja e fëmijëve në xhami, edhe në namaz, është një tjetër shembull që Resulull-llahu (a.s) dëshmoi para njerëzisë, si model i dashurisë dhe edukimit të tyre me mëshirë e butësi. Tregon Katade (r.a) se: “Resulull- llahu (a.s) falej, duke bartur në krah Umamen, të bijën e Zejnebit (mbe- sën e tij)... Kur binte në sexhde e ulte në tokë dhe kur ngrihej, e merr- te në krahë”.51 Ndërsa Ebu Bekrete (r.a) rrëfen: “Resulull-llahu (a.s) po falej me ne, kur vinte Hasani, i vogël. Sa herë Resulull-llahu (a.s) binte në sexhde, ai i hipte në shpinë dhe në qafë, ndërsa Resulull-llahu (a.s) e çonte krytin me lehtësi, që ai të ulej…”.52 Gjithashtu transmetohet se Resulull-llahu (a.s) falej, kur vinin Ha - sani dhe Husejni, që i hipnin në shpi - në e në qafë. Ndërsa njerëzit ia largo - nin, ai (a.s), u thoshte: “Lërini ata të dy, ju bëfsha kurban me nanë e babë! Ai që më do mua, t’i dojë këta të dy”. 53 -Lutja e tij për dashurinë e tyre, që t’i dojë All-llahu, është një tjetër dëshmi e kësaj mëshire ndaj fëmi- jëve. Tregon Berra ibni Azib (r.a): E kam parë të Dërguarin e All-llahut (a.s), (herë) me Hasanin dhe (herë) me Husejnin në shpatullat e tij, duke u lutur: “All-llahumme unë e dua atë, duaje edhe Ti”.54 49. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 50. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 51. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 52. Transmetuar nga Ahmedi, Bezzari, Tabaraniu dhe Ibni Hibbani. 53. Transmetuar nga Ibn Ebi Shejbe, Nesaiu, Tabaraniu, Bezzari, Ebu Ja’la dhe Ibn Hibbani. 54. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 8 -Bartja e fëmijëve në minber. Tre- gon Ebu Bekrete (r.a): [E kam parë Resulull-llahun (a.s) në minber, kur edhe Hasan ibn Aliu ishte bri tij. Herë sillej nga njerëzit e herë nga Hasani dhe thoshte: “ Ky, djali im, është Sejjid (Zotëri). Ndoshta All-llahu do të paqtojë nëpërmjet tij dy grupe të mëdha prej muslimanëve”].55 -Mëshira dhe lutja e tij (a.s) për fë- mijët. Tregon Usame ibni Zejd (r.a): [Më merrte Resulull-llahu (a.s) dhe më ulte në prehërin e tij, ndërsa nga ana tjetër ulte Hasan ibni Aliun, pa- staj na përqafonte dhe lutej: “ All- llahumme mëshiroji këta të dy, unë kam mëshirë për ta!”].56 -Afrimi i tyre në tryezë për të ngrë- në, “ndërkohë që ky ishte një zakon i panjohur në atë shoqëri e ndosh- ta edhe në shumë prej shoqërive të sotme”. 57 Tregon Omer ibni Ebi Seleme (r.a) se një ditë kishte hyrë te Resulull-llahu (a.s), që po hante. Profeti i tha: “Afrohu mor bir, për- mende All-llahun, ha me të djathtën tënde dhe ha atë që ke para vetes”.58 mëshira e tij (a.s) për kafshët -Profeti (a.s) e ndaloi rrahjen e fytyrës së kafshës, njësoj si për nje- riun. Për këtë, Xhabir ibni Abdil-lah (r.a) tregon se: “Resulull-llahu (a.s) e ka ndaluar goditjen e fytyrës dhe damkosjen e saj”.59 -Profeti (a.s) lajmëroi për një grua që hyri në xhehnem, për shkak të ndëshkimit që i bëri kafshës. Për këtë transmeton Ebu Hurejra (r.a) se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Një grua hyri në zjarr për shkak të një maceje që e izoloi deri në vdekje; as i dha të hante e të pinte kur e izoloi, as e la të lirë të hante nga mbetjet e tokës”.60 -Nxitja e përkushtimit ndaj kafshës. Për këtë, Abdull-llah ibni Xhafer (r.a) tregon se Resulull-llahu (a.s) i tha një 55. Transmetuar nga Bukhariu. 56. Transmetuar nga Bukhariu. 57. Prof. dr. Halil El-Azzami, “Er-Rahmetul- Muhdatu”, botimi I, Xhedde, 2007, fq. 305. 58. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. 59. Transmetuar nga Muslimi. 60. Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. ensariu: “ Përse nuk i frikësohesh All- llahut në këtë kafshë, që ta ka vënë në posedim? Ajo sapo m’u ankua për ty se ti e keqtrajton!”.61 Etj. Shembujt rreth mëshirës së Resulull-llahut (a.s) janë të shumtë, të panumërt, në çdo drejtim të jetës, në çdo aspekt të marrëdhënies së nje - riut me veten, me Zotin, me tjetrin. në fund: Pyetjes së madhe, me të cilën nisi kjo temë, se: Çfarë përfitoi bota me ardhjen e Muhammedit (a.s.)?, unë mendoj se secili prej nesh e ka tash- më më të lehtë t’i përgjigjet. Sep - se mëshira e tij e shfaqur në çdo drejtim e marrëdhënie, është në të vërtetë, përfitimi më i madh i nje - rëzimit. Nga ajo ditë, mbarë botës iu prezantua modeli i njeriut të për- sosur me mëshirën e Zotit, që ndër- ton dhe udhëzon drejt ndërtimit, që punon për të mirën e njerëzisë dhe që me dije, urtësi, butësi, durim e mëshirë, ecën përpara në drejtim të përparimit shpirtëror të njeriut dhe lartësimit të tij në shkallët e qytetë- rimit hyjnor. Është shembulli i një burri që rre- zaton mëshirë, që dhuron mëshirë dhe që nxit të tjerët, ta ndërtojnë jetën bazuar në mëshirën e Zotit dhe Dritën e Tij. Është, tamam ai shembull, për të cilin All-llahu (xh. sh) na porositi në Kur’an: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërgua- rin e All-llahut, për atë që shpreson në shpërblimin e All-llahut, në botën jetër dhe që e përmend shumë shpesh All-llahun”.62 All-llahu (xh.sh) na udhëzoftë drejt dashnisë së Tij, duke na bërë të ecim në gjurmët e mëshirës së Resulull- llahut (a.s), për t’u dëshmuar secili prej nesh si një individ i shëndoshë, ndërtues dhe përhapës i mëshirës e harmonisë së besimit, kudo në jetë. Vel-hamdu lil-lahi rabbil-alemine. 61. Transmetuar nga Ahmedi, Ibn Ebi Shejbe, Ebu Davudi etj. 62. Kur’ani, El-Ah’zab: 21. nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 9 kultura jonë E vërteta nuk triumfon thjesht vetëm se ajo është e vërtetë, por ajo triumfon me ata që i besojnë asaj fort dhe me sinqeritet. Rendin për arritjen e saj në jetën e tyre në mënyrë reale, thërrasin në të, e mbrojnë dhe dinë ta shpalosin e ta paraqesin tek të tjerët në mënyrën më të mirë, por si paraqitet e vërteta dhe si sqarohet për njerëzit? Ne, me aq sa mundemi ta shpalo- sim fenë, kulturën dhe qytetërimin tonë, me aq sa mundemi ta paraqe- sim ymetin dhe fenë tonë te njerëzit se ajo është fe e tolerancës, paqes, drejtësisë dhe barazisë dhe rruga për arritjen e kësaj, bazë dhe para së gjithash është dialogu. Kultura jonë islame është kulturë dialogu, bashkëjetese dhe bashkëveprimi. Qytetërimi jonë dallohet për gjallë- rinë, çiltërsinë dhe përparimin. Nuk është qëllimi që individi ve- tëm të flasë, por ta bëjë tjetrin të flasë dhe ta dëgjojë, sado që janë të ndryshme pikëpamjet dhe idetë. Fjala, baza e saj është mjeti i ko- munikimit njerëzor dhe qëllimi i saj është ky komunikim edhe nëse nuk ka dakordësi “Dhe flisni njerëzve mirë” (Bekare: 83). Myslimani, mjeti i tij i parë është fjala dhe metoda e tij është dialogu, sepse ai është i urdhëruar për për- cjelljen (kumtimin) e fjalës së Alla- hut në tokë. Me të kumton, përmes saj orienton dhe reflekton dhe mbi bazën e saj ndërton komunikimin me vëllanë e tij njeri. Për të qenë dialogu vlerë e madhe prej vlerave të qytetërimit islam, baza e së cilit është feja dhe mësimet e saj, që është përshkrim i cilësive më të larta të personaliteti të drejt mysliman. Ai është cilësi e toleran- cës, jo me kuptimin e inferioriteti dhe dobësisë, por me kuptimin e lar- tësimit ndaj vogëlsirave, lartësimit ndaj urrejtjeve, largimit nga tekat dhe së kotës. Ajo është kulturë e arritjes së çiltërsisë mes njerëzve dhe të çon në bashkëpunim për të mirë dhe bashkëjetesë në tokë pa humbjen e identitetit, karakterit, njehsimit të parimeve, apo përdhosjes së të drejtave. Kultura e dialogut në Islam është ftesë për gjykimin e mendjes dhe ur- tësisë në përballjen me nervozizmat e sëmurë, mendjet e mbyllura dhe mendimet e devijuara, në të cilat është zhytur kultura e dhunës, ek- stremizmit, urrejtjes, mospëlqimit, injorancës, prapambetjes, naciona- lizmit dhe fanatizmit. Nëse urtësia ka të bëjë me njohjen e të vërtetave të gjërave dhe kupti- mit të tyre, të qëlluarit e fjalës dhe të punës dhe veprimit që duhet në kohën që duhet dhe në formën që duhet, atëherë urtësia sipas këtij kuptimi e detyron çdo mysliman që të jetë dialogu i tij me gjuhën e ko- hës dhe të jetë nevoja dhe mjeti i tij, e me këtë ai paraqet zëvendësuesin qytetërues të projekteve shkatërrue- se, të cilat kanë burgosur shpirtin tek njeriu duke u kthyer në burim të dëshpërimit dhe mizorisë. Qëllimi i dialogut në kulturën tonë është arritja tek e vërteta dhe jo kon - fiskim i tjetrit, apo eliminim e më- njanim i tij. Prandaj, çiltërsia (hapja) ndaj tjet- rit dhe dialogimi me të me shpirtin e tolerancës, mirësisë dhe drejtësisë përfaqëson përbërësit, mbi të cilat përqendrohet qytetërimi islam dhe vlerat e tij, tipari dallues për aftë - sinë e të observuarit të kontradik- sioneve dhe llojeve të ndryshimeve për të formuar lidhjen mes “unë” dhe “tjetrit”, bazuar mbi drejtësinë dhe rrezatimeve të saj dhe bërjen e tij bazë të lidhjeve mes njerëzve. Sepse ai është mënyra e luftimit të padrejtësisë, shmangies së fanatiz- mit dhe heqjes dorë nga teprimi dhe ekstremizmi. Ky është dialogu i të mençurve, jo i injorantëve, dialogu i rendësve pas së vërtetës dhe jo të atyre që kërkojnë ndrydhjen dhe vrasjen e saj. Së fundmi, dialogu me tjetrin është vështrim i së ardhmes të pozitës sonë në këtë botë variabël të drejtuar nga horizonte të reja që kërkojnë këmbim idesh dhe ndërthurje kulturash me shpirtin e tolerancën, elasticitetit, mendjes dhe drejtësisë. Përktheu nga arabishtja: lavdrim hamja dr. muhamed v. sulejman çiltërsia ndaj tjetrit dhe dialogimi me të me shpirtin e tolerancës, mirësisë dhe drejtësisë përfaqëson përbërësit, mbi të cilat përqendrohet qytetërimi islam dhe vlerat e tij... nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 10 inaugurimi i xhamisë së "dy vajzave" sara dhe shehd nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 11 inaugurimi i xhamisë së "dy vajzave" sara dhe shehd nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 12 ebu bekri (r.a): 1. për në medinën e ndritur Kur Profeti (a.s), mbas 12 vjet përhapje të fesë në Meke, ur - dhëroi sahabet të emigrojnë për në Medine, për të ndihmuar ata njerëz që pëlqyen fenë atje e që kanë nevojë për mësues besimi, me fjalë e me sjellje, erdhi hz. Ebu Bekri (r.a) te Profeti (a.s) dhe i kërkoi leje për të emigruar në Medine, që të ndihmojë me shokët e vet për të përhapur atje fenë e re. Ai Zotëri (a.s) i tha: “Prit pak, ndoshta do të keshë një shok që emig- ron bashkë me të!” Ebu Bekri u gëzua nga këto fjalë, se mendoi që ai shok emigrimi do të ishte vetë Profeti (a.s), prandaj bleu dy deve të forta dhe i ushqeu mirë. Shpresa e emigrimit së bashku me Profetin (a.s) u realizua. Kur u mblodhën idhujtarët në par- lamentin e tyre për t’u këshilluar çka do të bënin me Profetin, mbasi shokët e tij po emigronin, u shfaqen tre qëndrime. Njëri prej drejtuesve të tyre shprehu mendimin për bur- gosjen e Profetit (a.s), sepse sipas tij në burg rron sa rron, mandej vdes e kështu shkrihet feja e tij. Një tjetër e kundërshtoi këtë mendim. Ai tha: A nuk e dini sa fort e duan atë shokët e tij? Kam frikë se po ta burgosim, do të vijnë disa prej shokëve të tij e do ta nxjerrin nga burgu e më vonë do të na sulmojnë me besimtarët e tij që po shtohen dita-ditës. Le ta përzëmë nga Meka, të shkojë ku të dojë. Edhe ky mendim u kundërshtua. Ky diskutant shtoi: A nuk e dini sa gojë të ëmbël ka? Me fjalët e tij të bukura e tërheqëse, ai do të shtojë pasuesit e tij, të cilët do të na sul- mojnë e do të na luftojnë. Një tje - tër tha: Unë propozoj të zgjedhim 15 djelmosha nga fiset e Mekes. Ata ta presin një natë para shtëpisë të armatosur me shpata në duar. Kur ai të dalë nga shtëpia, t’i bijnë të gji- thë së bashku me shpata, ta mbysin bashkë e kështu gjaku i tij ndahet në të gjitha fiset. E fisi i tij, sado të jetë i fortë, nuk do të guxojë të luftojë të gjitha fiset e bashkuara. Ai që kundërshtoi dy propozimet e para, pëlqeu propozimin që bëri Ebu Xhehli. Qafirët e mjerë vendosën të mund- nin atë Zotëri, më të dashurin e Zo- tit (xh.sh), të fiknin dritën e fesë, të ndalnin rrymën e Zotit (xh.sh), që ajo të përhapej kudo, bile të mbërrinte në çdo vend e të kalonte çdo fe, siç kishte premtuar Zoti vetë në Kur’anin e shenjtë. Menduan dhe vendosën të shuanin dritën e Islamit, të ndërprisnin re- velatën pa u përfunduar, të ndalonin këtë fe, pa u plotësuar zbritja e saj e pa i kryer plotësisht kërkesat e nje- rëzve për këtë fe hyjnore. Atë ditë në drekë Profeti (a.s) shkoi te Ebu Bekri e i tha: “U urdhërova tani të emigroj”. Ebu Bekri i tha: Hej i dërguari i Zotit, më lër të të shoqëroj në atë rrugë. - Po, të marr me vete -u për- gjigj Profeti (a.s) Ebu Bekri qau me lot, siç janë lotët e gëzimit, kur dëgjoi se Profeti (a.s) e pranoi shok rruge, udhëtimi. Caktuan një kohë, natën. Erdhi ai Zotëri te Ebu Bekri, me devetë që ishin përgatitur qysh më përpara. Udhëtuan së bashku. Në një orë të natës, kur vendosi ai Zotëri të emigrojë, i tha hz. Alisë, të flejë në shtratin e tij e të mos ketë frikë, se nuk pëson asgjë të keqe e nesër t’u kthente njerëzve idhujtarë të hollat që kishin ruajtur tek ai, pa- staj ta ndjekë për në Medine. 15 djelmoshat iu afruan derës e mureve të shtëpisë së Profetit (a.s). Ai Zotëri doli duke kënduar ajetet e sures Jasin (1-7). Të rinjve iu ra gjumi në sy dhe iu ranë shpatat nga duart e tyre. Mbërrini ai Zotëri te shtëpia e Ebu Bekrit. Dolën bashkë me dy devetë e me një njeri që do t’u kallëzonte rrugën për në Medine. Ai zotëri e dinte mirë se do të me- rrej vesh emigrimi i tij, prandaj nuk mori rrugën për në Medine, por për- kundrazi për në Jemen. Kur arritën në një mal të ulët, hynë në një shpe- llë (Thour). Kur agoi dita e doli dielli, u zgjuan 15 djelmoshat. Shikuan prej vrimës së derës së shtëpisë së Profetit (a.s), panë se shtrati ishte i zënë. Mbas pak kuptuan se ai që ishte në shtrat ishte djaloshi Ali e jo Profeti (a.s). Të rinjtë idhujtarë u zemëruan, vrapuan shpejt tek drejtuesit e tyre e iu kallëzuan si ndodhi ngjarja. Ata pa arsyetuar, deklaruan se kush do të sjellë Profetin me Ebu Bekrin gjallë, ose kokat e tyre, do të ketë shpër- blim 100 deve. U shpërndanë kër- shejkh vehbi s. gavoçi kalifët mbas profetit (a.s) “Profeti (a.s) e nderonte Ebu Bekrin, e lavdëronte, e madhëronte para sahabeve të tjerë e nuk duronte që ndokush ta shqetësonte atë”. nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 13 kuesit nga çdo anë, por pa dobi. Ai Zotëri kishte hyrë në shpellë me shokun e vet dhe Zoti (xh.sh) me të mirën e Tij i vuri asaj shtresën e rrje - tës së merimangës si derë e në anë një çerdhe pëllumbi. Kur iu afruan asaj shpelle, qafirat thanë: Nuk ka mundësi që ata të dy të kenë hyrë në këtë shpellë, rrjeta e merimangës është më e vjetër se lindja e Muhammedit, pastaj kjo çer- dhe pëllumbi kallëzon qartas se nuk është kush aty brenda. Profeti (a.s) dhe Ebu Bekri qën - druan në atë shpellë tri ditë, derisa armiqtë e humbën shpresën e thanë: Muhammedi është larguar me siguri nga Meka. Natën Profeti (a.s) me shokun doli nga shpella. Iu erdhi ai që dinte rru- gën në drejtim tjetër për në Medine. Udhëtonin gjithë natën, ecnin pa pu- shim dhe ditën fshiheshin. Ebu Bekri ishte në deve, mirëpo nuk ecte në një drejtim, herë dilte me deve para Profetit (a.s) e herë prapa, derisa e pyeti Profeti (a.s): Pse bën ashtu? Ebu Bekri u përgjigj: Hej i dërguari i Zotit, mendoj mos na del kush përpara, prandaj lëviz në këtë mënyrë, që të bëhem fli për ty, herë kujtoj mos na sulmon kush e dua të sakrifikoj veten për ty. Nuk po shkruaj hollësisht për emig - rimin e Profetit (a.s), derisa mbërrini në Medinen e shkëlqyeshme, se kam shkruar gjatë në librin “Jeta e Pro- fetit (a.s)”. 2. ebu bekri tek profeti (a.s) Shkrimtari Muhamed Rida ka shkruar: “Profeti (a.s) e nderonte Ebu Bekrin, e lavdëronte, e madhë- ronte para sahabeve të tjerë e nuk duronte që ndokush ta shqetësonte atë”. Kur u sëmur rëndë Profeti (a.s), në prag të vdekjes, urdhëroi që ta zëvendësonte në drejtimin e fal - jes, si imam. Ebu Bekri ka qënë me Profetin (a.s) në të gjitha luftërat e tij, ka luftuar në Beder e Uhud, në Khandek, në Hudejbije, në Khajber dhe në hapjen e Mekes, në Hunejn e Taif, në Tebukë, ku i dha flamurin e ushtrisë hz.Ebu Bekrit, ka qënë me të edhe në pelegrinazhin (haxhin) e fundit. Qe përherë prej sahabeve të më- dhenj. Në luftën e Hunejnit, kur u sulmuan muslimanët egërsisht e ikën disa sahabe, ai qëndroi, si qëndroi Profeti (a.s) me shokë të tjerë. Ebu Bekri ka qenë një nga sahabet e paktë që në atë kohë ka mësuar Kur’anin përmendsh. Ebu Bekri ka qenë ai që mbrojti Profetin (a.s) nga qafiri Ukbe dhe pësoi lëndime të ndryshme nga idhujtarët. 3. ebu bekri, burrë i burrave Me 10 Rebiul ev-vel, viti 11, Profeti (a.s) u zgjua më mirë mbas sëmund- jes që i zgjati 11 ditë. Ebu Bekri kër- koi nga Profeti (a.s) që ta lejonte të shkonte në shtëpinë e vet në Sun. Profeti (a.s) e lejoi. Të nesërmen herët mbërrini lajmi se Profeti (a.s) kishte ndërruar jetë. Ebu Bekri shkoi në xhami, ku pau sahabet të tubuar aty, të cilëve hi- dhërimi iu kishte turbulluar sytë e mendjet. Z. Osmanit iu muar goja, hz. Alisë iu lidhën këmbët, veç hz. Ymeri rrinte në këmbë, fliste, thonte: Jo, jo, nuk ka vdekur, Profeti (a.s) është larguar nga populli disa ditë, si ishte larguar hz. Musaja njëherë. Ebu Bekri nuk u ndal këtu, por shkoi në dhomë të zonjës Aishe, vajzës së tij, ku ishte shtruar Profe- ti (a.s) Largoi mbulesën nga fytyra e Profetit (a.s) e pau se me të vër- tetë kishte vdekur, kishte ndërruar jetë. Me lot ndër faqe puthi ballin e Profetit (a.s) e i tha: “Ishe i mirë në jetë e mbas vdekjes, vdekjen që ia ka shkruar Zoti (xh.sh) çdo të krijuari, e ke gjetur.” Mandej përsëri, me zemër të pez- matuar, me ndjenja pikëlluese që nuk përshkruhen, shkoi në xhami, iu afrua minberit, i tha hz. Ymerit të fliste ngadalë dhe thirri sahabet për të dëgjuar çka do t’u thonte. Sa- habet lanë hz.Ymerin e u sollën nga Ebu Bekri. Ai u tha shkurt se ai që ka adhuruar e lutur Muhammedin, le të dijë se Muhammedi ka vdekur, kurse ai që ka adhuruar e lutur Zotin, le të dijë se Zoti (xh.sh), është gjallë e nuk vdes kurrë. Në vazhdim lexoi ajetin që thotë: “Profeti Muhammed nuk është veçse një Profet nga Profetët. Të vdesë ky Muhammed ose të vritet, mos u largo- ni nga besimi, ai që lë besimin, nuk e dëmton Zotin (xh.sh) për asnjë send, kurse ata që i njohin të mirat e Zotit (xh.sh), ai ua shpërblen ato të mira.” (Ali Imran: 144) Pra, sahabet mësuan se Profeti (a.s) vërtetë kishte vdekur. Z. Ymeri u çudit prej fjalës së Ebu Bekrit, sa që tha më vonë: Kur dëgjova ajetin që lexoi Ebu Bekri, m’u bë se atë nuk e kam dëgjuar e kënduar përpara, megjithëse Kur’anin gati e kam ditur krejt përmendsh. Të pranishmit filluan të mendoj - në çka do të bëhej me Profetin (a.s) Ebu Bekri me pëlqimin e të gjithëve, doli në krye, të cilit i drejtuan shumë pyetje dhe ai iu përgjigj. - Kush e lan atë trup të bekuar? - Më të afërmit e tij prej burrave. - Ku do të varroset? - Profetët varrosen, ku vdesin. Kështu u vendos, që të varroset në dhomë të hz. Aishes. - Si falet xhenazja? - Hynin tuba-tuba, burrat përpara, mandej gratë, mandej fëmijët, secili falej në vete, pa imam. Ashtu u bë, u zbatuan këshillat e Ebu Bekrit. Me lot ndër faqe puthi ballin e Profetit (a.s) e i tha: “Ishe i mirë në jetë e mbas vdekjes, vdekjen që ia ka shkruar Zoti (xh.sh) çdo të krijuari, e ke gjetur.” nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 14 myftiu: “hz. muhammedi, edukatori i madh i tolerancës ndërfetare” Ditën e xhuma, më 26 dhje- tor 2014, nga minberi i xha- misë së Parrucës, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, foli mbi vlerat e përkujtimit të Lind- jes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s), që përkon me ditët e para të muajit janar 2015. Ai theksoi se vlerat e tolerancës ndërfetare, me të cilat u dërgua Hz. Muhammedi (a.s), janë një garanci e madhe për mbarë botën, sidomos në ditët e sotme. Myftiu tha se këtë vit, përkujtimi i dy prej burrave më të mëdhenj të njerëzimit; Hz. Isait (a.s) dhe Hz. Mu - hammedit (a.s), erdh shumë pranë njëri-tjetrit, me gjithë debatet rreth saktësisë së datës së parë. Ai tha, se kjo koinçidencë, është njëkohësisht një moment reflektimi për botën is- lame dhe atë të krishterë, drejt res- pektimit të ndërsjelltë, për të ndër- tuar së bashku ura lidhës në mesin e qytetërimeve dhe paqes në botë, në harmoni dhe respekt reciprok. Gjatë kësaj hytbeje, Myftiu dënoi njëkohësisht edhe aktin e mbajtjes së meshës të zhvilluar sot paradite nga Famullia e Shën Shtjefnit, Shkodër, në objektin që njihet si: xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut, në kalanë Rozafa. Myftiu tha: “Si do ju dukej sikur t’ju ftoja me falë xhumanë, aty ku është kisha, rrëzë kalasë, që dikur ishte teqe bektashite?! Normalisht që nuk do ta bëj, se nuk ka logji - kë dhe nuk ma ndjen zemra e s’ma pranon logjika” Dhe theksoi se kjo meshë nuk duhej bërë në një vend të tillë, përtej pretendimeve të sakta se origjina e lashtë e këtij objekti ka qenë kishë. Mirëpo, “askush nuk ka të drejtë të cënojë simbolet fetare të muslimanëve në emër të origjinave të lashta, ne nuk do ta bënim, nuk e bëjmë. Ky është një provokim që nuk e pranojmë dhe nuk e tolerojmë”- tha Myftiu. Njëkohësisht theksoi se vlerat e harmonisë ndërfetare, duhen ruaj- tur dhe nuk duhen cënuar nga asnjë sjellje e pamatur dhe e papjekur e kujtdo, që harron kufirin dhe cënon atë që nuk është e tij! “Shembujt e tolerancës dhe hu - manizmit tonë gjatë shekujve, pi- kërisht këto mësime, që vërtetojnë madhështinë e Hz. Muhammedit (a.s) si edukator i tolerancës, na bëjnë të ndjehemi krenar për fenë tonë dhe të jemi përherë promotorë të paqes, harmonisë dhe tolerancës në mesin e besimtarëve dhe besimeve të tjera. Shkodra ndjehet krenare me diver- sitetin e saj fetar. Detyra e prijësve fetarë, të cilësdo fe, është të ndërto- jë me maturi dhe urtësi, ura lidhëse dhe paqe në shoqërinë e tij.”- për- fundoi Myftiu. Myftiu dënoi njëkohësisht edhe aktin e mbajtjes së meshës të zhvilluar nga Famullia e Shën Shtjefnit, Shkodër, në objektin që njihet si: xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut, në kalanë Rozafa. nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 15 U zhvillua sot, më 12.12.2014 ceremonia e inaugurimit të xhamisë më të re në qytetin e Shkodrës, e quajtur: “Xhamia e Dy Vajzave”. Në këtë ceremoni nderonin me pjesëmarrjen e tyre: Nën/Kryetari i KMSh, z. Ali Zaimi, Kryetari i Komi- tetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Ho- xholli, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, Drejtori i AIITC, z. Ramiz Zekaj, Myftiu i Tira- nës, z. Ylli Gurra, Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, Drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja, Drejtori i Haxhit në KMSH z. Hamdi Çurri, Drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, z. Kujtim Dervishi, drejtues të shoqatave të ndryshme bamirëse, intelektualë e besimtarë të shumtë. Ceremonia u përshëndet nga Myf- tiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sy- tari, që vlerësoi këtë ditë si një ditë bajrami dhe gëzimi të madh për la- gjen Shabanej dhe mbarë qytetin e Shkodrës. Ai falënderoi prezencën e z. Ahmed Al-Shaye nga Kuvajti, donator dhe përfaqësues i familje- ve që ndihmuan në sponsorizimin e kësaj xhamie, me ndërmjetësinë e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam. Nën/Kryetari i Komunitetit Mysli- man të Shqipërisë, z. Ali Zaimi, uroi që kjo xhami të jetë një vatër besimi dhe dije për lagjen dhe për mbarë qy - tetin e Shkodrës. Ai uroi besimtarët edhe në emër të Kryetarit, z. Skënder Bruçaj, duke shprehur njëkohësisht edhe vlerësimin që Komuniteti Mys- liman i Shqipërisë i ka dhënë ripër- tëritjes së infrastrukturës fetare në vend, pas viteve '90. Përshëndeti edhe Kryetari i Kë - shillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, që vlerësoi se ngritja e insti- tucioneve të reja të kultit në Shko- dër është një mirësi e madhe dhe një tregues i besimit dhe gjallërimit të jetës fetare në qytetin tonë. Nga ana e tij, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli, përmendi se Shkodra po kthehet në një qytet, ku minaret e xhamive po e zbukurojnë si duhet hartën e xha- mive, që dikur e bënin këtë qytet të tregohet me gisht për vlerat e besi- mit dhe qytetarisë islame. Aktiviteti u zbukurua edhe këndi- min e dy ilahive nga nxënës të Med- resesë “Haxhi Sheh Shamia”, dega djem. Drejtori i AIITC, Dr. Ramiz Zekaj, vlerësoi këtë xhami si një dhuratë të bukur për popullin musliman të Shkodrës, në kuadrin e bashkëpu - nimeve në mesin e institucioneve islame. Ai theksoi se nga dita kur Hafiz Sabri Koçi mbajti hytben e parë dhe drejtoi namazin e xhumasë së parë në Shkodër, më 16 nëntor 1990 e deri më sot, shumë xhami po e plo- tësojnë përherë e më shumë nevojën e besimtarëve për këto institucione të adhurimit. Ceremonia u përshëndet edhe nga z. Ahmed Al-Shaye, përfaqësues i fa- miljeve donatore nga Kuvajti. Ai tha se sot, ndjehet shumë i gëzuar për këtë inaugurim të xhamisë që mban edhe emrin e vajzës së tij, Shehd, që së bashku me shoqen e saj Sara, humbën jetën para rreth dy vitesh, në një aksident të dhimbshëm. Ai tha se kjo xhami është edhe një shenjë e vëllazërimit që muslimanët kanë në mes vete. Pas prerjes së shiritit të inauguri- mit, të pranishmit morën pjesë në faljen e xhumasë së parë në këtë xhami të re, duke uruar njëri-tjetrin për këtë mirësi të madhe. “xhamia e dy vajzave”, xhamia më e re në shkodër Ditën e xhuma, më 12 dhje- tor 2014, pas inaugurimit të xhamisë më të re në Shkodër, e quajtur: “Xhamia e Dy Vajzave”, u fal edhe namazi i parë i xhumasë. Hytbeja e rastit u mbajt nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muha- med Sytari. Në një atmosferë të mrekullueshme feste, xhamia e re, nuk ishte e mja- ftueshme për besimtarët e shumtë, që kishin ardhur për të ndarë këna- qësinë e kësaj dite të paharruar. Në hytben e tij të kësaj jave, Myf- tiu foli mbi rëndësinë e bartjes së amanetit të Thirrjes Islame, brez pas brezi, me krenari dhe pa ndrojtje. Ai theksoi se porositë e fundit, që Resulull-llahu (a.s) i la sahabëve, pak ditë para se të largohej nga kjo botë, janë njëkohësisht edhe një amanet për secilin prej nesh. Gjatë kësaj hytbeje, Myftiu i Shkod - rës bëri thirrje që muslimanët të respektojnë moralin dhe shpirtin e fesë së tyre, duke u bërë thirrës drejt vlerave islame për këdo e kudo. Ai tha se fushatat e shumta të islamo- fobisë, nuk janë asgjë tjetër vetëm se një shtysë më shumë për secilin prej nesh, për të jetuar dhe dësh - muar bukurinë dhe mirësitë e fesë islame në jetën e përditshme. Myftiu falënderoi donatorët nga Kuvajti për ndërtimin e kësaj xhamie të re, duke theksuar se ndërtimi i saj është një mirësi e madhe besimi që i shtohet Shkodrës së vlerave isla- me, qytetit të vjetër të minareve të shumta. Njëkohësisht ftoi besimtarët që të jenë frekuentues të rregullt të namazeve ditore, duke u bërë dësh- mitarë të Islamit dhe adhurimeve të tij, ditë pas dite. Namazi i xhumasë së parë në Xha- minë e Dy Vajzave, u drejtua nga stu - diuesi i afirmuar i hadithit, Shejkh Mahmud Abdulkadir Arnauti, djali i muhadithit të famshëm me prej - ardhje nga trojet tona në Kosovë, që jetoi, punoi dhe ndërroi jetë në Damask të Sirisë. hytbeja e parë e xhumasë, në “xhaminë e dy vajzave” nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 16 myftiu i shkodrës vizitoi qendrën kulturore islamike shqiptare në hamburg Me ftesë të Qendrës Kulturo - re Islamike Shqiptare në Hamburg të Gjermanisë, në datat 27-30 nëntor 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, mori pjesë në aktivitetet e zhvilluara nga QKISh, me rastin e Festës së 28 nëntorit. Fillimisht Myftiu është takuar me imamin e xhamisë së madhe të shqiptarëve në Hamburg, z. Zulhajrat Fejzullahi dhe me imamin e nderuar, Hafiz Samet Serani, me të cilët ka ndarë kënaqësinë e takimeve, që bashkojnë cepat e trojeve shqipta- re në tryezat e besimit dhe urtësisë islame. Myftiu u njoh edhe me aktivitetin e kësaj qendre islame, ku vlerësoi angazhimin për edukimin e fëmijëve, të rinjve dhe shtimin e aktiviteteve, që e gjallërojnë jetën fetare sikurse forcojnë lidhjet e besimtarëve me fenë e tyre. Të xhumanë, më 28 nëntor 2014, Myftiu i Shkodrës ka mbajtur hytben e xhumasë në xhaminë e madhe të QKISh, në Hamburg, ku ka dhënë mesazhet e tij edhe me rastin e 28 nëntorit. Në fjalën e tij, Myftiu ka folur mbi nevojën e madhe që kanë shqiptarët për të bashkëpunuar në mes vete, në shërbim të interesit të vendit të tyre dhe prezantimit të tij në shembullin më të mirë, në reali- tetet globale. Ndërkohë, të shtunën, më 29 nën- tor 2014, në tribunën e fetare të or- ganizuar nga QKISh, ku ishin ftuar Dr. Musa Musai (Tetovë), Av. Çefli Ademi (Hamburg) dhe Imam Muha- med Sytari, Myftiu ka referuar mbi tolerancën dhe humanizmin e mus- limanëve përballë ekstremizmit të stisur në kohët tona. nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 17 D itën e enjte, më 11 dhjetor 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit, në Tiranë. Gjatë kësaj vizite, Myftiu pati një bashkë - bisedim të ngrohtë me Ambasado- rin e Shtetit të Kuvajtit në vendin tonë, Shkëlqesinë e Tij, z. Najeeb Al-Bader. Fillimisht, Myftiu shprehu mirë- njohjen e tij për angazhimin e madh të ambasadorit Al-Bader, në afrimin e vlerave njerëzore dhe qytetërue- se të vendit të tij me Shqipërinë dhe popullin shqiptar, sidomos nëpërmjet afrimit të investimeve të ndryshme bamirëse, në shumë fusha të jetës shqiptare. Njëkohësisht, shprehu falënde- rimet e tij për koordinimin që z. Al-Bader i bëri vizitës së delega - cionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në Kuvajt, nën drejtimin e Kryetarit, z. Skënder Bruçaj, në fillim të këtij muaji. Myftiu vlerësoi se kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për forcimin e marrëdhënie- ve në mesin e institucioneve dhe shtimin e bashkëpunimit në të ar- dhmen. Imam Muhamed Sytari vlerësoi gjithashtu rolin elitar të Emirit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmed Al-Jabeer Al-Sabah, në kultivimin e vlerave humane, në ndihmë të popujve dhe njerëzve në nevojë, në rang botëror. Ai theksoi se dësh - mia më e mirë për këtë është vle- rësimi që Sekretari i Përgjithshëm i OKB, z. Ban Ki-moon, i bëri Emirit të Kuvajtit, më 9 shtator 2014 në selinë e OKB në Nju Jork, duke i dhënë titullin e lartë: “Udhëheqës i Humanizmit”. Nga ana e tij, ambasadori i Ku- vajtit në vendin tonë, z. Najeeb Al- Bader, vlerësoi vizitën e Myftiut të Shkodrës dhe theksoi se Shkodra ka një vend të veçantë në zemrën e tij, sikurse vlerësoi kulturën dhe vlerat e harmonisë dhe qytetarisë shkodrane. Ambasadori Al-Bader theksoi se Shteti i Kuvajtit është i interesuar për të dhënë kontributin e tij në fusha të ndryshme të jetës në Shqi- përi, në ndihmë të një populli vëlla dhe në kultivimin e vlerave të vër- teta të humanizmit dhe bamirësisë, me të cilat karakterizohet populli i Kuvajtit. Gjatë kësaj vizite u diskutua gje- rësisht edhe mbi bashkëpunimin në drejtim të realizimit të disa pro- jekteve të dobishme për Shkodrën, si rehabilitimi i plotë i Xhamisë së Plumbit etj. “Ekziston një deformim i madh i simboleve islame. Dhe, ekziston një shfytyrim dhe baltosje e Islamit, ndo- njëherë prej injorancës dhe nganjëhe- rë me qëllim. Oportunistët prej të gjitha ngjyrave, me plaçkat e tyre false, i mashtrojnë njerëzit çdo ditë. Ata e kanë shndërruar Islamin në plumb mashtrues. Kanë përdorur ha- dithet dhe ajetet për t’iu përshtatur epsheve të tyre. Por, Islami është mëshirë, tolerancë dhe moral fisnik. Islami është vetëdije universale, për- qafim i ligjeve dhe praktikave hyjnore dhe njeri i bukur në pajtueshmëri me kaderin. Ai është fe e diturisë, mendjes, be- simit dhe paqes. Ai është shumë larg prej këtyre mor- setave armiqësore, të cilat i shohim rreth nesh dhe që nuk reflektojnë, veç - se urrejtjen e të zotëve të tyre. Rruga islame për ndryshimin shoqë- ror është e qartë dhe e kthjellët. Allahu ka thënë në Kur’anin famëlartë: “Nuk e ndryshon gjendjen e një populli, de- risa ata ta ndryshojnë veten e tyre”. Pra, Allahu e ka mbështetur ndryshim tek Vetja e Tij dhe ka bërë rolin tonë në këtë ndryshim, që secili prej nesh ta ndryshojë veten e vet. Rregullimi i çdonjërit prej nesh i vetes së tij është fillimi dhe hapi i parë i rrugës. Zbato së pari sheriatin në mbre - tërinë e qënies tënde, përpara se ta ngresh shkopin mbi të tjerët. _________________ përktheu prej arabishtes nga libri “Lexim i së ardhmes”: lavdrim hamja deformimi i islamit dhe i simboleve të tij dr. mustafa mahmud myftiu i shkodrës, vizitë në ambasadën e kuvajtit nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 18 Disa qeveri arabe i urrejnë xhematet islame me një urrejtje të paparë. Tortu - rojnë të akuzuarin dhe akuzojnë të pafajshmin. Kjo rrugë ka nevojë për analizë në dy drejtime, islam dhe qytetërues, sepse është shumë larg së drejtës...! Unë e di se, tek islamikët ka njerëz që nuk dallojnë detyrën me vullneta- ren, adetin me ibadetin dhe formën me përmbajtjen! Ashtu siç di, se ka prej tyre që më urrejnë emrin dhe mendimet, por di se në mesin e tyre ka njerëz që Alla- hu i ka dhënë udhëzimin e mbarësinë dhe me mundin e tyre i shërbejnë Islamit e nuk kërkojnë shpërblim, veçse tek Allahu i Vetëm! Të tillë janë të shumtë, madje masë e madhe!! Mendimi im është se qeveritë e irri- tuara duhet të ndjekin shembullin e qeverive evropiane në këtë qëndrim ndaj ekstremistëve. Ato u garantojnë atyre të drejtat e njeriut, mbështe- sin akuzat në fakte dhe largohen nga torturat e dhunimet. Në Evropë janë krijuar parti ekstre - miste rebeliste që deklarojnë hapur për largimin e arabëve dhe myslima- nëve dhe rrethi i mbështetjes së tyre sa vazhdon e rritet. Ndikimi i tyre shtrihet deri te partitë që janë në pushtet! Megjithatë, ata nuk largojnë e nuk persekutojnë... Atëherë, përse këtyre partive u jepet atje e drejta të jetojnë dhe të tilla të drejta konsiderohen shumë, ose mohohen këtu për partitë isla- mike?? Dr. Ahmed El-Kadirij, në gazetën përpara se t'i vrasë persekutimi “Esh-Sherk” ka shkruar: Revista katolike mesatariste franceze “Go- lias”, në numrin e saj 27-28 boton një studim të qartë, të cilin ajo e quan: Kthimi i kryqëzatave, duke e vërtetuar me prova, se organizata ekstremiste, e quajtur “Vëllazëria e krishterë” dhe organizata tjetër, e quajtur “Vëllazëria e shenjtit Pjetër” kanë lidhur marrëveshje politike me partinë Fronti i Djathë Patriotik, të cilin e udhëheq Jean Le Pen i njo - hur për urrejtjen e tij të madhe ndaj Islamit dhe kundërshtimin e tij për emigrantët myslimanë. Këta të gjithë kanë lidhur marrëveshjen e tyre “Pa- triotët Katolikë”, që është një lloj i partive raciste ekstremiste. Prifti Lagiri në artikullin e tij të ga- zetës “Le Monde”, 17.8.1990 shkruan se: Myslimanët, të gjithë janë si gra- të, dobësohen nëse sillesh ashpër me ta dhe rebelohen nëse sillesh do- bët ndaj tyre. Kështu flet shkrimtari i vëllazërisë katolike! Ndërsa, organizata e dytë boton re - vistën me titull “Rikthim i pushtimit” dhe në numrin e fundit të saj, Ber- nard Antony shkruan, duke bashkuar në një linjë të vetme mes blasfemisë, nazizmit, komunizmit dhe Islamit. Më e habitshmja dhe më e papra- nueshmja është se këto organizata ekstremiste kanë marrë nga presi- denti i Zairesë, gjenerali Moboto një shumë tepër të madhe parash, si pje - sëmarrje nga ana e tij, në ndërtimin e tempullit të ri Benedict, për ndër- timin e të cilit shpenzimet kanë arri- tur në 20 milion dollarë! Kështu pra, kryqëzatat janë duke u rikthyer!! Tani pyes: A mundet myslimani, në mbretërinë Moboto, të gjejë një rre- ze drite, apo shprese në jetë? Mbësh - tetjen, të cilën e marrin ekstremis- tët fetarë kudo qofshin, në Izrael, Evropë dhe Amerikë bën thirrje për meditim të thellë, si është gjendja në botën arabe? Fushata ka përfshirë të gjithë të njollosurit me ekstremizëm. Madje, rrezja e fushatës ka kapur edhe thirrësit e pafajshëm, dijetarët mesataristë dhe çdokush që thërret për lejimin e hallallit dhe ndalimin e haramit, faljen e namazit dhe ri- ngjalljen e dispozitave të sheriatit, është kthyer në njeri të akuzuar! Ngatërrimi i letrave në këtë më - nyrë është rrëshqitje për tek luftimi i vetë Islamit, neglizhimi i Librit të Allahut, Sunetit të të Dërguarit të Tij dhe pohimi se grupet islame, kushdo qofshin ato, të gjitha janë fjalë që u mungojnë saktësia, ose pakicë që u mungon sinqeriteti. Dhe, ky është zbatim i planit kolonizues që kërkon zbehjen (dobësimin) e rizgjimit is- lam dhe eliminimin e tij. Ditën që i riu mysliman i zgjuar e xheloz mungon në arenë, atëherë pushtimi kulturor do të shndërrohet në pushtim ushtarak dhe atëkohë kërkojmë për ndihmën e parë dhe nuk e gjejmë, atë e ka vrarë perse- kutimi përpara se ta vrasin armiqtë safi të Islamit, prej zionëve dhe kry- qëzatave!! Përktheu nga arabishtja: lavdrim hamja shejkh muhamed el-gazali Qeveritë e irrituara duhet të ndjekin shembullin e qeverive evropiane në këtë qëndrim ndaj ekstremistëve. Ato u garantojnë atyre të drejtat e njeriut, mbështesin akuzat në fakte dhe largohen nga torturat e dhunimet. nr. 12 (142) - Dhjetor, 2014 19 ministrja suedeze qanë për sulmin ndaj xhamive Në disa qytete të Suedisë mbrëmë janë mbajtur pro- testa masive kundër sulme- ve ndaj xhamive në këtë vend. Mes protestuesve në Stokholm ishte edhe Alice Bah Kuhnke, ministrja suedeze e kulturës, e cila tha se ka qarë kur ka dëgjuar për sulmet ndaj xhamive. Gjatë fjalimit drejtuar të prani - shëmve, ministrja porositi se auto- ritetet do të bëjnë çmos për të për- balluar islamofobinë në Suedi. Ajo tha se arsimimi dhe përhapja e dijes është mënyra më e mirë për t’i luf- tuar paragjykimet dhe urrejtjen mes njëri-tjetrit njofton, "AA" në gjuhën boshnjake. “Mund të duket se kjo ndodh ve- tëm tani, mirëpo, gjëra të ngjashme ndodhin prej vitesh”, tha ministrja duke shtuar se qeveria po punon në planin e luftimit të islamofobisë. “Kjo është nga gjërat më të rëndë- sishme për të cilën punojmë. Do të caktojmë masa sigurie për të mbroj- tur xhamitë. Përveç kësaj, kemi in- tensifikuar edhe dialogun mes po - licisë dhe shoqatave joqeveritare muslimane", tha Bah Kuhnke. Nga: www.islampress.info (shënim: lajmi ka të bëjë me djegien e tre xhamive në qytetet Eskilstuna dhe në Eslov të Suedisë, më 25-26 dhjetor 2014) Ditën e hënë, më 22 dhjetor 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka zhvilluar një inspektim të gjendjes së punimeve për ndërtimin e xhamisë së re te Ura e Bunës. Punimet e kësaj xhamie kanë arritur në një fazë të dëshiruar, ku tashmë for - ma e objektit është më evidente dhe treguese e një faltoreje të shumëpritur për krejt komunitetin dhe Myftininë Shkodër. Myftiu ka vlerësuar sërish se ri - ndërtimi i xhamive në vendet, ku ato ekzistonin para shkatërrimit në vitin 1967, është një domosdoshmëri për rikthimin e Shkodrës në origjinën e vet shpirtërore. Myftiu theksoi se edhe në këtë vend ka pasur përherë një xhami, që thë- rriste besimtarët e kësaj zone drejt identitetit të tyre fetar dhe angazhimit me Dritën e Kur’anit dhe Fjalët e Hz. Muhammedit (a.s). Tashmë, që xhamia po ndërtohet dhe minareja e saj e bukur bën shenjë nga çdo cep i Shkodrës, amaneti i shekuj- ve duket se po shkon në vendin e tij, falë mbarësisë me të cilën All-llahu ka begatuar punën dhe angazhimin e bamirësve muslimanë shkodranë, që në koordinim me Myftininë Shko- dër, kanë realizuar dhe po realizojnë vepra të bukura dhe të dobishme për komunitetin, si kjo xhami e re dhe e bukur. Myftiu ka falënderuar kontributin e biznesmenit Gani Kryeziu, i cili është angazhuar për ta ndërtuar këtë xhami nga pasuria e tij, në shenjë përkushti- mi ndaj besimit dhe fesë islame. Me këtë rast, Myftinia Shkodër lutet për mbarësinë dhe suksesin e të gjithë atyre besimtarëve të ndërgjegjshëm për rëndësinë e kontributit në rrugën e ringjalljes së fesë islame në Shkodër dhe përtej saj. Myftinia Shkodër nxit afrimin e kontributeve të biznesmenëve dhe besimtarëve muslimanë, në rrugën e gjallërimit të mëtejshëm të jetës fetare dhe infrastrukturës së besimit dhe fesë islame në qytetin e Shkodrës. xhamia te ura e bunës, drejt përfundimit botues: myftinia shkodër drejtues: imam muhamed sytari kryeredaktor: lavdrim hamja dizajn & grafik: bledar xama tel / fax: +355 (0) 224 2081 nr. llogarie: 100054 uba - shkodër e-mail: udhaislame@myftinia-shkoder.org Website: www.myftinia-shkoder.org Çmimi: 30 lek 12 dhjetor 2014 inaugurimi i xhamisë së "dy vajzave" (sara dhe shehd)