Viti XII - Nr. 10 (140), Tetor, 2014 E përmuajshme Informative - Fetare - Kulturore - Edukative UDHA ISLAME Botim i Myftinisë Shkodër nr. 10 (140) - Tetor, 2014 2 Mesazhi i Myftiut Me rastin e Kurban bajraMit 1435/2014 Të nderuar vëllezër e motra muslimanë, Të dashur bashkëqytetarë të Shkodrës, Kam kënaqësinë e madhe t'ju uroj me zemër, me rastin e Kurban Bajra- mit të sivjetshëm, nga Qyteti i Shenj- të i Mekës, ku ndodhem për kryerjen e Haxhit të këtij viti. Ky urim vjen edhe më i plotë, tek- sa Qabja e Madhnueshme ka hapur krahët për të pritur në zemrën e saj miliona muslimanë, nga perëndimi dhe nga lindja, në ritualin e përvit- shëm të rinovimit të besëlidhjes së besimit në Njësinë absolute të All- llahut dhe bartjes me përgjegjësi të amanetit të Thirrjes së pastër Islame në mbarë globin. Gjatë këtyre ditëve, teksa hedhi hapat drejt Shtëpisë së Parë të Adhu- rimit të ndërtuar mbi faqen e tokës, përkrah vëllezërve të mi nga mbarë bota, të gjithë të veshur me të bar- dha, kuptoj qartë sesa e rëndësishme dhe madhështore është kjo përkatësi e shenjtë fetare, që ne shqiptarët e përqafuam në paqe dhe i dorëzuam zemrat, për t'u kthyer në model to- lerance, harmonie, dije, qytetarie e vlerash njerëzore të pashembullta! Për këtë, sot më tepër se asnjëherë tjetër, na nevojitet të kuptojmë sesa e domosdoshme është ta deklarojmë me të madhe Islamin tonë, teksa për- piqemi të përmirësojmë hapat drejt Bashkimit Europian, ku me siguri vlerat tona islame dhe ato kombëta- re të mëkuara nga kjo frymë e shenj- të, do të kenë një vend të merituar, si një balsam shërues për lëngatat e mëdha, nga të cilat vuan njeriu i kohës tonë. Kurban Bajrami, është pa dyshim një festë e shtrenjtë, që mbi të gjitha na kujton se përballë shejtanit, që përpiqet të na distancojë nga thirrja e shpirtit tonë, me lloj-lloj cytjesh e propagandash djallëzore, duhet të ndjekim shembullin e babait të pro- fetëve të mëdhenj të historisë së nje- rëzimit; Musait, Isait e Muhammedit (paqja qoftë mbi ta), Hz. Ibrahimit, i cili vazhdoi rrugën e tij të besimit e të shpirtit, ndonëse cytjet e të mall- kuarit e tundonin drejt devijimit dhe kthimit në një të shkuar të largët plot padije, hirtësi, dallgëzime vrastare për shpirtin e abuzim me besimin dhe madhështinë e tij. Thirrja e kësaj feste të madhnue- shme është ajo, që bashkë me milio- na vëllezërit tuaj, e kam përsëritur shumë herë këto ditë: "Lebbejkall- llahumme lebbejke", që në gjuhën tonë të bukur shqipe do të thotë: "Të përgjigjem Ty, o All-llah, të për- gjigjem"! Është thirrje e dlirtë, që rrezaton bardhësi, paqe, tolerancë, ndërtim urash, shenjtërim jete, respektim të lirisë, madhërim të dijes, pastërti të moralit, nxitje drejt hallallit e largim instiktiv nga haramet në jetë! Me zemër të bardhë Kurban Bajra- min, ju vëllezër e motra, Shkodër- loces tonë të dashur, Shqipërisë e shqiptarëve kudo në botë, mbarë ymetit islam! Mekë, Arabia Saudite, 2 tetor 2014. imam Muhamed b. sytari Myfti i Zonës Shkodër nr. 10 (140) - Tetor, 2014 3 Që herët në mëngjes xhamitë e Shkodrës janë zbukuruar me tekbiret e qindra e mi- jëra besimtarëve, të cilët sot kanë tejmbushur faltoret me praninë e tyre, duke iu përgjigjur thirrjes së Zotit, për të kryer faljen e namazit të sahabiut dhe atë të Kurban Baj- ramit. Kjo Festë e bekuar, e cila e ka zanafillën që nga koha e babait të profetëve, Ibrahimit (a.s), vjen si përkujtim i bukur i kësaj sakrifice, që robi bën për Krijuesin e tij, Zotin e gjithë botëve. Njëkohësisht, festa e Kurban Bajra- mit është edhe solidaritet dhe gëzim që i bashkohet miliona haxhilerëve anekënd botës, të cilët kanë shkuar për të kryer një nga shtyllat krye- sore të Islamit, obligimin e Haxhit. Pa dallim ngjyre dhe race, kombësie dhe gjinie, me bindjen dhe besimin e tyre i janë përgjigjur thirrjes së Zotit (xh.sh) duke thënë: "Lebbejke Allahumme Lebbejke" (Tu përgjigja Ty o Zoti im, tu përgjigja). Për shkak të luhatjeve të motit, këtë vit, Kurban Bajrami në Shkodër u fal në të gjitha xhamitë e saj, jo në shesh, siç është bërë traditë që nga Kurban Bajrami i vitit 2010. Ceremonitë zyrtare u zhvilluan në dy xhamitë qendrore të Shkodrës. Fillimisht, në xhaminë “Ebu Bekër”, ku imami i xhamisë, teologu Idmir Plaku dhe teologu Arben Halluni drejtuan ceremoninë e kësaj dite. Ata kanë folur për rëndësinë dhe simbolikën e kësaj feste dhe i kanë bërë thirrje besimtarëve që kjo ditë e bekuar të shërbejë për paqe, har- moni dhe solidarizim për të gjithë njerëzit në nevojë. Ndërsa në xhaminë e Parrucën, këtë ceremoni e drejtuan imami i xhamisë, Naim Drijaj dhe teologu Lavdrim Hamja. U fol për simboli- kën e kurbanit në jetën e myslima- nëve dhe u dhanë disa porosi dhe këshilla rreth mënyrës së therjes dhe shpërndarjes së kurbanit. Teologu Lavdrim Hamja ka folur për mesa- zhet e Islamit, të cilat përmbajnë mesazhet e paqes, tolerancës dhe harmonisë njerëzore. Gjithashtu, te- ologu Hamja ka tërhequr vëmendjen e besimtarëve duke bërë të ditur se etiketimet e ndryshme të mediave për Islamin dhe myslimanët, se ata janë ekstremistë e nxisin dhunë etj., janë shpifje dhe denigrim i figurës së myslimanit dhe fesë Islame. Ai ka theksuar se argumentet fetare, nga Kur'ani dhe tradita e Profetit (a.s) tregojnë të kundërtën e asaj që jepet në media rreth fesë tonë. Gjithashtu imamët kanë falënde- ruar besimtarët për kontributet e tyre, për ndihmën ndaj nevojtarëve dhe të varfërve dhe angazhimin për të përmirësuar ditë pas dite shfaqjen e tyre në shoqëri, si themel i saj. Me përqafime dhe tekbire, besim- tarët janë uruar në mes vete duke marrë kënaqësinë e kësaj dite të begatë, me lutje paqeje për njëri- tjetrin. harMonia e bajraMit zbuKuron xhaMitë Me besiMtarë nr. 10 (140) - Tetor, 2014 4 Kurban bajraMi i sivjetshëM Me shuMë Mirësi e begati Mirësia dhe begatia e fes- tës së Kurban Bajramit sivjet ka qenë e madhe, jo vetëm në numrin e besimtarëve që kanë mbushur sheshet dhe xha- mitë për të kryer faljen e namazit të Kurban Bajramit, por edhe në numrin e madh të kurbaneve, të cilët janë simboli i kësaj dite. Këtë gjë e tregon më së miri numri i madh i kurbaneve dhe pakove të mishit, të cilat u janë shpërndarë njerëzve dhe familjeve në nevojë të Shkodrës. Pasi u bë evidentimi dhe shpër- ndarja e gjithë sasisë së pakove të mishit dhe numrit të kurbaneve, të cilët iu dhuruan Myftinisë së Shkod- rës, për t'i shpërndarë tek njerëzit dhe familjet nevojtare të Shkodrës, u dhanë mesazhet e kësaj feste dhe urimet e saj. Janë shpërndarë 440 pako mish kurbani dhe 450 krerë bagëti të imta (desh). Këto kurba- në u shpërndanë nëpër xhamitë e Shkodrës, Azilit të qytetit, shoqatë së Dhuruesve të Gjakut dhe besim- tarëve e familjeve nevojtare. Me këtë rast, Myftinia Shkodër fa- lënderon të gjithë kontribuesit dhe bamirësit e shumtë, të cilët ndanë nga pasuria e tyre në këtë ditë fes- te, duke dhuruar gëzim për njerëzit dhe familjet që patën fatin të marrin pako dhe kurbanë me rastin e Kurban Bajramit. All-llahu (xh.sh) ua shpërbleftë të gjithëve me mirësi dhe begati në të dy botët. Pritja Me rastin e Kurban bajraMit 1435/2014 Ditën e shtunë, më 04 tetor 2014, me rastin e Kurban Bajramit, Myftinia Shkodër ka organizuar pritje tradicionale për besimtarët dhe personalitetet e ndryshme të qytetit. Në pritje të personaliteteve të ndryshme fetare dhe civile, si dhe të besimtarëve dhe qytetarëve ishin të pranishëm imamë dhe anëtarë të këshillit të Myftinisë Shkodër. Duke ditur se Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, këtë vit ndo- dhet në vendet e shenjta, udhëheqës i haxhilerëve të shkodranë, për të kryer obligimin e Haxhit, këtë pritje e udhëhiqte teologu Arben Halluni. Me rastin e kësaj feste të bekuar, kanë ardhur për vizita përfaqësues të Arqipeshkvisë Shkodër, personali- tetet më të larta të kishës Ortodokse Shkodër, përfaqësuesit më të lartë të Bashkisë, Kryetari i Qarkut, Prefekti, deputetë, drejtues të partive politike në Shkodër, përfaqësues të shoqata- ve të ndryshme, intelektualë, studiu- es dhe besimtarë të shumtë. nr. 10 (140) - Tetor, 2014 5 rësimet personale për organizimin e bërë nga drejtuesit dhe murshidët e KMSh, duke vlerësuar njëkohësisht edhe grupin e haxhilerëve shkodra- në, që sipas tij, ishin një shembull qytetarie dhe besimi, gjatë gjithë ditëve të këtij udhëtimi të mreku- llueshëm. Myftiu solli në vëmendje të pra- nishëmve disa nga përjetimet dhe kujtimet e tij më të bukura, ku ndër të tjera kujtoi se valëvitja e flamu- rit shqiptar në ato vende të shenjta, kishte një përjetim të veçantë, teksa i bashkohej flamujve të shteteve dhe kombësive të tjera, me plot dinjitet dhe krenari, në rrugëtimet e sinqerta drejt madhërimit të All-llahut dhe lartësimit të Fjalës së Tij. Në fund të aktivitetit, për të pra- nishmit ishte përgatitur një koktejl me ujë zemzemi dhe hurma të ardhu- ra nga haxhi i sivjetshëm. aKtiviteti Me haxhilerët shKodranë të Këtij viti Paraditën e së enjtes, më 23 tetor 2014, Myftinia Shko- dër organizoi një takim me haxhilerët shkodranë të këtij viti. Në qendër të këtij aktiviteti ishin disa nga kujtimet dhe emocionet e përjetuara në vendet e shenjta, në Mekë dhe Medine, gjatë tri javëve të qëndrimit të tyre atje. Aktiviteti nisi me shfaqjen në vi- deoprojektor të momenteve më të bukura të përjetuara gjatë haxhit të sivjetshëm, si: veshja e ihramit, tavafi përreth Qabes, qëndrimi në Mina, dita e Arefatit, nata në Muz- delife, gjuajtja e xhemerateve, vizita në xhaminë e Hz. Muhammedit (a.s), vizita në zonën e malit Uhud, vizita e varrezës së sahabëve etj. Takimi u përshëndet fillimisht nga drejtori i Zyrës së Haxhit në Komu- nitetin Mysliman të Shqipërisë, H. Hamdi Çurri, i cili falënderoi Zotin për mbarësinë e haxhit të sivjetshëm dhe emocionet e përjetuara nga be- simtarët shqiptarë, në tubimin më të madh vjetor të ymetit islam. Ai theksoi se këto takime i vlejnë më së miri rikthimit në vëmendje të kuj- timeve të bukura dhe emocioneve të papërshkrueshme, që besimtarët përjetojnë gjatë ditëve të qëndrimit të tyre në Mekë dhe Medine. Më pas, kujtime dhe emocione të përjetuara gjatë këtij haxhi, kanë sjellë edhe haxhilerët e nderuar: Gil- man Kazazi, Artur Nikolla dhe Arfin Tafa, që kanë dëshmuar momente të bukura dhe përjetime të ndryshme, që kanë lënë gjurmë në kujtesën e tyre. Ata kanë theksuar se, ndër të tje- ra, haxhi është një mundësi e ma- dhe për t'u takuar edhe me dijetarë të shquar të ymetit islam, dëshmi e vëllazërisë dhe harmonisë islame në rrafsh global dhe një mundësi për të kuptuar se ritualet fetare atje, janë të veshura me emocione të mëdha dhe kënaqësi shpirtërore të papër- shkrueshme. Në fund të këtij aktiviteti, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, shprehu falënderimet e tij dhe vle- nr. 10 (140) - Tetor, 2014 6 faleMinderit dhe haxh Mebrur! N ëpërmjet këtyre rreshtave, e ndjej si detyrim moral të bëj një falënderim publik, shoqëruar me një urim të përzemërt, pas kthimit nga “udhëtimi i jetës”, haxhi i sivjetshëm në vendet e shenj- ta në Arabinë Saudite, në periudhën 24 shtator – 13 tetor 2014. Fillimisht, dua të shpreh falënde- rimet dhe mirënjohjen më të madhe për Kryesinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Drejtorinë e Ha- xhit, për organizimin e këtij udhë- timi të paharruar në Meke e Medi- ne, për përpjekjet e lavdëruara në lehtësimin e ritualeve të Haxhit të sivjetshëm për grupin e madh të ha- xhilerëve shqiptarë. Harmonia dhe vëllazëria e dëshmuar gjatë këtyre ditëve, ishin treguesi më i mirë i suksesit dhe mbarësisë, me të cilat Zoti i gjithësisë na mbuloi gjatë këtij udhëtimi dhe ritualeve të shumta, me të cilat u begatuan ditët tona. Pastaj, grupin e murshidëve të për- kushtuar në hak të grupeve përkatëse dhe përtej tyre, për bashkëpunimin korrekt dhe serioz dhe thjeshtësinë e komunikimit të dëshmuar nga të gjithë. Stafin organizativ dhe ekipin mjekësor për gatishmërinë në çdo moment. Në veçanti, dua të falënderoj vëlle- zërit e dashur: Ahmed Kalaja (imam i xhamisë Dine Hoxha, Tiranë), Besnik Leçini (myfti i Kavajës) dhe Edmir Smajlaj (myfti i Malësisë së Madhe), shokët e mi të dhomës dhe personat me të cilët ndamë kryesisht barrën e lëvizjes me grupet e haxhilerëve, duke përjetuar një eksperiencë të mrekullueshme dhe të paharruar. Një mirënjohje e madhe për stu- dentët tanë në Medine, shembull i përkushtimit dhe i shërbimit të çiltër. All-llahu i ruajtë e i dhashtë mbarësi! Gjatë ditëve dhe netëve në Mekë dhe Medine, ata ishin për ne, jo thjeshtë ndihmëtar të gatshëm, por vëllezër të sinqertë, me të cilët u bëmë një, duke ndarë së bashku lodhjen, vështirësitë, nevojat e ndry- shme të haxhilerëve etj. Në veçanti dua të shpreh një falë- nderim të madh për grupin e haxhile- rëve të Shkodrës, një model qytetarie dhe përkushtimi në adhurim e lutje, të cilët u dëshmuan për seriozitetin, korrektësinë, angazhimin maksimal për t’u dëshmuar kërkues të pëlqi- meve të All-llahut, në adhurimet e ndryshme gjatë ditëve të haxhit dhe përtej tyre! Të gjithë haxhilerët e Shqipërisë, sidomos nanat e moshuara, baballa- rët sakrifikues me pasurinë dhe shë- ndetin e tyre, të rinjtë e devotshëm me kokë në sexhde dhe me shpirt tek tavafi përreth Qabes Hijebukur, të cilët ishin pa dyshim një model për t’u pasuar edhe nga haxhilerët e vendeve të tjera! Stafin e Myftinisë Shkodër për shër- bimet e lavdërueshme ndaj haxhile- rëve, në përcjelljen dhe në pritjen e tyre në aeroportin e Rinasit, si një traditë e përvitshme shërbimi ndaj “miqve të Mëshiruesit”! Prindërit e mi, familjen, vëllanë dhe miqtë e shumtë, që ndoqën me shumë emocion e dashamirësi këtë UDHËTIM JETE! All-llahu ju dashtë e ju pastë në mbrojtje! Haxh Mebrur, të dashur e të shtrenjtë miqtë e mi në këtë udhë- tim të mrekullueshëm! imam Muhamed sytari Myfti i Zonës Shkodër Shkodër, më 19 tetor 2014 nr. 10 (140) - Tetor, 2014 7 Pasdrekën e së martës, më 28 tetor 2014, Myftiu i Shkod- rës, Imam Muhamed Sytari, zhvilloi një takim pune me imamët e qytetit. Në këtë takim pune, Myf- tiu diskutoi me imamët e pranishëm nevojën e gjallërimit të jetës fetare në xhamitë e qytetit të Shkodrës dhe përtej tyre, si dhe kërkoi angazhim maksimal në shërbimet e tyre plot përkushtim, në rrugën e gjallërimit të xhamive dhe jetës fetare në to. Në këtë takim u diskutua edhe për gjallëriMi i jetës fetare, Myftiu Mbledh iMaMët e qytetit Myftiu kërkoi nga imamët që datat e shënuara fetare, ngjarjet dhe per- sonazhet e qytetërimit islam shqip- tar, të jenë objekt vlerësimi edhe në hytbet e xhumasë. Me këtë rast, Myftiu iu referua muajit nëntor, ku theksoi se në këtë muaj, duhet vle- rësuar personaliteti dhe kontributi i Haxhi Vehbi Dibrës dhe i hoxhallarë- ve të shquar atdhetarë, kontributi i të cilëve fshihet, si të mos ishin ata që realisht ishin; udhëheqësit shpirt - ërorë të kombit shqiptar! Myftiu tha se gjurma e Myftiut të madh të shqiptarëve, që firmosi fet- vanë e formimit të shtetit të ri shqip- tar, nuk mund të fshihet nga asnjë politikë tjetërsimi! Njëkohësisht tha se me rastin e 100 vjetorit të Shqi- përisë, të gjithë ishim dëshmitarë sesi u anashkalua emri i nderuar i Haxhi Vehbi Dibrës nga pushtetarët e vendit dhe institucionet tona. Në këtë takim kishte edhe disku- time rreth larmisë së mundshme të aktivitetit islam, ku imamët mund të japin kontributin e tyre në shërbim të vlerave islame, si me ligjërata, shkrime e përkthime, si dhe në emi- sionin e ri të Myftinisë Shkodër në Radio Jehona, “Ora e xhumasë”. nismën e re të lëvizjes së hatibëve të qytetit në xhamitë e qytetit, duke nisur nga e xhumaja e ardhshme dhe deri në fund të vitit diellor 2014. Myftiu theksoi se kjo nisëm, do të ketë vlerat e saj, duke bërë të mu- ndur lëvizjen dhe qarkullimin e ima- mëve nga njëra xhami në tjetrën, në rrugën e forcimit të harmonisë dhe bashkëpunimit në mesin e muslima- nëve të Shkodrës dhe përhapjes së mesazheve të pjekura nga minberet tona. nr. 10 (140) - Tetor, 2014 8 h adithe Për vlerën e sahabeve (r.a.) 1. Profeti (a.s) thotë: "Më i miri shekull i shekujve në botë, ësh - të shekulli që jam unë në të, mandej vjen shekulli i dytë, mandej shekulli i tretë"1. Dijetarët kanë thënë se ato shekuj vazhdojnë deri në vitin 240 të emig- rimit (d.m.th. shekulli është marrë 80 vjet). 2. Profeti (a.s) ka thënë: "frikëso- nju zotit e druajeni atë, mos flisni keq për sahabet e mi, se ai që i do ata prej dashjes sime, i do, ai që i urren prej mosdashjes sime, nuk i do. ai që i dëmton ata, është si të më dëmtojë mua dhe ai që më dëmton mua ose sillet keq me mua, është sikur të dojë të dëmtojë zotin (xh.sh), të sillet keq me të. ai që është ashtu, zoti (xh. sh) e merr nga jeta këtu, shpejt, si do" 2. 3. Profeti (a.s) thotë: "Mos i fyeni sahabet e mi, se çdo kush prej jush nuk mbërrin me shërbimin e tyre nga zoti (xh.sh), bile as gjysmën e tyre. islamizma ka filluar me ta, ata kanë sakrifikuar gjithçka për hir të qën- dresës, që kjo të përhapet e të udhë- zojë jetën e njerëzve për të mirë" 3. 4. Profeti (a.s) një ditë ktheu ko- kën nga qielli e pastaj tha: "yjet janë baza e qiellit, kur të zhduken ose të fiken, i vjen qiellit premtimi i zotit, d.m.th. vjen kiameti. edhe unë jam baza e sahabeve të mi, kur të shkoj 1. Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi. 2. Tirmidhi. 3. Bukhari. unë, iu vjen sahabeve premtimi im se, do të ndodhin luftëra, prova të mëdha. shokët e mi janë mbështetja e misionit tim. Kur të shkojnë ata, i vjen misionit tim premtimi nga zoti (xh.sh) dalin gënjeshtrat e shpifjet në fe e njerëz që mundohen të ndër- rojnë esencën e shpirtit, kërkesat e urdhrat në këtë fe" 4. 5. Zonja Aishe, gruaja e Profetit (a.s), e nëna e besimtarëve i thotë nipit të saj Urve: "hej nipi im urve, njerëzit janë urdhëruar të kërkojnë ndjesë për sahabe të Muhammedit. ata në vend të asaj i kanë fyer e sha- rë sahabet, ata që flasin keq për ta kanë dalë urdhrit të Profetit (a.s), i cili është urdhri i zotit (xh.sh)” 5. 6. Abdull-llahi, djali i Omerit (r.a) thotë: “Kur të shihni e të bashkohen me ata, të cilët fyejnë e shajnë saha- bet e mi, thuaju mallkimi i zotit (xh. sh) mbi të keqin ndërmjet jush" 6 , d.m.th- qoftë mallkimi mbi ata që i shajnë sahabet, të cilët i ka pëlqyer Zoti (xh.sh) e Profeti (a.s). ne duhet t’i duaM sahabet 1. Enesi (r.a) thotë: "erdhi një burrë te Profeti (a.s) e tha: - "hej, i dërgua- ri i zotit( xh.sh), kur është kiameti? Profeti u përgjigj: Çka ke përgatitur për të? burri tha: dashjen e zotit (xh. sh) e të Profetit (a.s). Profeti (a.s) u përgjigj: - ti je nesër me atë që do. Enesi (r.a) thotë se nuk jemi gëzuar për një send (mbas pëlqimit të kë- saj feje), sa jemi gëzuar me fjalën e Profetit (a.s): "Ti je nesër me kë don". Enesi (r.a) ka thënë: Unë dua Zotin (xh.sh) me Profetin (a.s) edhe Ebu Bekrin e Omerin dhe shpresoj të jem me ata dhe në qoftë se nuk kam punët e tyre të mira"7 . 4. Muslimi. 5. Muslimi. 6. Tirmidhi. 7. Muslimi. 2. Profeti (a.s) thotë: "zoti më ka zgjedhur mua Profet dhe më ka zgje- dhur shokët e mi, dikush më është bërë ministër, ca dhëndurrë e tjerë baballarëve të grave, ai që i shan ata, i mjeri ai, atë do ta mallkojë zoti (xh. sh), nga ai njeri nuk pranon obligim fetar dhe nuk pranon gjë në vend të asaj që ka bërë, se ka bërë shumë keq"8. 3. Profeti (a.s) thotë: "Mos të më flasë kush prej jush për kend, se unë dua e dëshiroj të dal para jush me zemër të pastër, pa menduar keq në 8. Mukhal-las Edh-Dhehebi. shejkh vehbi s. gavoçi disa hadithe sherife Për vlerën e sahabeve (r.a.) "Mos i fyeni sahabet e mi, se çdo kush prej jush nuk mbërrin me shërbimin e tyre nga Zoti (xh.sh), bile as gjysmën e tyre. Islami ka filluar me ta, ata kanë sakrifikuar gjithçka për hir të qëndresës, që kjo fe të përhapet e të udhëzojë jetën e njerëzve për të mirë". nr. 10 (140) - Tetor, 2014 9 këdo prej jush"9. Sahabet janë të lavdëruar në Kur’an e në hadithe në përgjithësi, mirëpo disa prej tyre janë përmendur edhe me emra. Këta janë të shumtë, por ne këtu po paraqesim disa prej tyre. 1. Për sahabet më të afërt e më të pëlqyer se të tjerët për punët e mira e sjelljet e veçanta të pëlqyera në Is- lam, d.m.th. nga Zoti (xh.sh) dhe Pro- feti (a.s), kallëzon Abdurr-rrahmai, djali i Oufit, se Profeti (a.s) ka thënë: "ebu bekri është në xhenet (duajeni pa fjalë për xhenet), po ashtu ymeri, osmani, aliu, talha, zubejri, abdu- rrahmani, djali i oufit, seadi, djali i vek-kasit, saidi, djali i zejdit, ebu ubejde, djali i xherr-rrahit; të gjithë ata janë për xhenet me fjalën e nje- riut që interpreton nga zoti dhe nuk gënjen, as gabon, as harron” 10. 2. Usame, djali i Zejdit (r.a) tregon se Profeti (a.s) përkëdhelte atë me Hasanin dhe thonte: “hej zoti im, i dua këta të dy dhe ti, duaji ata". Për Z. Khalidin, djalin e Velidit, ka thënë: “Khalidi është një nga shpatat 9. Tirmidhi. 10. Tirmidhi. e zotit (xh.sh)”. Për Ensaret, banorët e Medines, kur filloi të shpallet feja e madhe, ka thënë: "nuk i do ensaret veç be- simtari, se e di se kanë sakrifikuar veten e gjënë për fe dhe nuk i urren veç hipokriti"11. 3. Abdull-llahi, djali i Selamit, i cili ishte prift çifut i njohur, posa pa Pro- fetin (a.s) e dëgjoi disa fjalë të tij, pëlqeu fenë Islame. Sahabiu thotë: Abdull-llahi, djali i Selamit, ka parë një ëndërr në kohë të Profetit (a.s), të cilën ia kallëzova atij. Përmbajtja e ëndrrës qe: Isha në një lulishte me gjelbërime. Në mes të saj ishte një shtyllë hekuri, fundin e kishte në tokë, kokën në qiell, në krye të asaj shtylle ishte një hallkë. Dikush më tha: Ngjitu! I thashë: Nuk mundem. Më erdhi një shërbëtor, i cili më kapi rrobat e mia nga shtati e më ngriti lart me duart e tij. Kështu iu ngjita asaj shtylle, derisa mbërrita në krye të saj dhe aty e kapa me duar atë hallkë. Dikush më tha: Kapu mirë për atë hallkë. Më doli gjumi e hallka 11. Bukhari. ende ishte në dorën time.”12 la kallëzova Profetit (a.s) atë ëndërr. Ai më tha: "ajo lulishte që pe në ëndërr është islami, ajo shty- llë është shtylla e islamit, ajo hallkë është hallka më e sigurt, ti je musli- man derisa të vdesësh". 4. Nëna e Harithes, djalit të Sura- kas, kallëzon: Erdhi nëna e djalit të vetëm, të rënë dëshmor në luftën e Bedrit, vrarë nga një i panjohur me shigjetë, te Profeti (a.s) e i tha: "Hej i dërguar i Zotit (xh.sh), a nuk më tregon për djalin Harithe, si është gjendja e tij? Nëse është për xhenet, do të duroj, por në qoftë se është për zjarr, do të qaj, sa të mundem." Profeti iu përgjigj: "hej, nëna e ha- rithit, në xhenet ka lulishte, jo veç një dhe djali yt është ngritur në fir- dousi, d.m.th. në gradën më të lartë në xhenet". Profeti (a.s) ka treguar me emra se janë për xhenet. Ne u mjaftuam me një pjesë të tyre, me këta trëndafilë të paktë nga ajo lulishte që ka me mijëra trëndafilë e lule të tjera. 12. Bukhari. nr. 10 (140) - Tetor, 2014 10 foto nga haxhi 2014 nr. 10 (140) - Tetor, 2014 11 foto nga haxhi 2014 nr. 10 (140) - Tetor, 2014 12 Mbyllni sytë Për PaK dhe Përfytyrojeni veten në Krah të PejgaMberit (a.s)… Mbyllni sytë për pak dhe përfytyrojeni veten tuaj në krah të Pejgamberit (a.s), atë ditë kur nisi rrugëtimin e tij të gjatë e të rrezikshëm për jetën dhe misionin e tij, nga vendlindja e shtrenjtë, Meka, drejt Jethribit, Me- dines së Ndriçuar me nuranijetin e tij... Mendojeni këtë për pak, teksa sill- ni ndër mend fjalën e tij të transme- tuar nga Ibni Omeri, në librin e saktë të Imam Bukhariut, teksa u thoshte sahabëve të tij: "Ata, që më së shum- ti më duan mua nga ymeti im, janë disa njerëz, që do të jepte ndonjëri prej tyre familjen dhe pasurinë e tij, për të më parë"! Bëjeni dhe pyesni zemrën tuaj sesa hise të këtij citimi ka brenda saj? Sa hise të kësaj dëshmie të shtrenjtë dhe rrugëtimi drejt kësaj dashurie të sinqertë e ndërtuese, ka secili prej nesh, që pretendon sot dashninë re- ale të Hz. Muhammedit (a.s)? Për pak, mendojeni veten si Ebu Bekri, besniku sakrifikues, që tek - sa i lotonin sytë nga shqetësimi për jetën e të Dërguarit, i drejtohej me butësinë e të dorëzuarit para duar- ve të Edukatorit: "Nuk kam frikë për veten, o i Dërguar i All-llahut, por frikësohem të vritesh ti!..." Mendojeni veten në postin e Aliut trim, besnik e sakrifikues, që teksa mushrikët mekas vërsuleshin për ta vrarë, aty, në shtratin e Pejgamberit, ku ai ishte shtrirë në pritje të këtij momenti, burrërisht dhe me krenari- në e Islamit, ishte i gatshëm të sakri- fikohej, që Resulull-llahu të jetonte, ai dhe misioni i tij global... Mendojeni veten tuaj në postin e Omerit, besnikut trim, që teksa thërriste me të madhe, në zemër të Mekës (kur të gjithë kishin frikë të dëshmonin Islamin nga frika për je- tën), se po emigronte në rrugën e dashnisë së All-llahut dhe të Dërgua - rit të Tij, kishte vendosur të jepte edhe jetën e tij, që Pejgamberi dhe sahabët të ndjeheshin të qetë nga presionet femohuese.., që ata, qe- tësisht të dilnin haptas me thirrjen e tyre, duke kaluar pragun e frikës dhe ndrojtjes… Mendojeni veten në postin e saha- bëve të shumtë, mbi hurmat e Medi- nes, që prisnin me padurim ardhjen e Zotërisë së bijve të Ademit, për të dëshmuar toka dhe qielli: "Taleal Bedru alejna…" - "Hana e Plotë u shfaq ndër ne…", për të nisur bash- karisht një proces të dritshëm ndër- timi, të një jete të re, mbi bazat e shëndosha të fesë dhe udhëzimit të pastër hyjnor, nga burimi më i pastër dhe origjina e tij; Hz. Muhammedi (a.s)… Mendojeni veten në postin e Ebu Ubejdes, që teksa rrëzohej përtokë martir, aty, në fushën e Uhudit, me dy duart e prera dhe flamurin e Islamit, që nuk e lëshonte nga gjoksi, thërris- te në frymën e fundit: “Muhamme- dun Resulull-llah…” – “Muhammedi është i Dërguar i All-llahut…” Bëjeni për pak momente, teksa qe- tësisht reflektoni mbi këtë datë të shënuar të kalendarit islam, me sytë e mbyllur dhe zemrën e kthyer nga kibla e dashnisë, Hz. Muhammedi (a.s), origjina e mirësive dhe Prijësi i Zgjimeve të mëdha… Sonte nuk është festë, festat tona janë të përcaktuara! Sonte është ditë dhe natë reflektimi, për të lexuar në heshtje meditive atë që ishim dhe për të parë me thellësi se ku jemi dhe si jemi transformuar, nga heshtja e gjatë e padobishme, nga toleranca e verbër vend pa vend dhe nga negli- zhenca aktive ndaj fesë dhe ndjenjës fetare, zbehja e thirrjes së besimit në jetën tonë… Për të vështruar drejt së ardhmes, por duke e ditur se ku dhe si duam të jemi, bazuar mbi këto thirrje të largëta lavdie dhe krenarie legjitime! E gjithë bota sot, kanë axhendat e tyre, ne e kemi një të tillë? Të gjithë bëjnë llogaritë e tyre, me të drejtën e lirisë së veprimit dhe shprehjes së saj, ne e bëjmë llogarinë tonë, atë të fëmijëve dhe të ardhmes së tyre, atë të komunitetit tonë dhe forcës së tij dhe lulëzimit të udhëzimit hyjnor, me të cilin jemi brumosur ne dhe fa- miljet tona? Të gjithë punojnë për qëllimet e tyre, ne ku jemi vallë? Dostojevski, tek “Vëllezërit Kara- mazov”, rrëfen për rikthimin e Je- zusit dhe gjykimin e inkuizitorëve. Në përballjen e tij me kryegjyqtarin nr. 10 (140) - Tetor, 2014 13 Myftiu Mbajti hytben e KthiMit nga haxhi Ditën e xhuma, më 17 tetor 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, mbajti hytben e xhumasë së parë pas kthimit të tij nga haxhi i sivjet- shëm në vendet e shenjta në Arabinë Saudite. Nga minberi i xhamisë së Parru- cës, Myftiu foli mbi madhështinë e lidhjes së muslimanëve me Islamin e tyre dhe rëndësinë që ka sot mos ndikimi nga propaganda islamofobe në mbarë botën. Myftiu solli emocione të shumta nga haxhi i sivjetshëm, ku dëshmoi se Islami është feja e këtij shekull dhe thirrja më e pasur drejt Paqes, Dijes dhe Mirëqenies në jetë. Ndër të tjera ai theksoi: “Në haxhin e sivjet- shëm, pata mundësi të shoh realisht një dimension tjetër të madhështi- së së fesë tonë, përhapjen e saj të shpejtë dhe përqafimin me bindje në mbarë botën. Delegacionet e shumta me haxhilerë, si nga Suedia, Norvegjia, Italia, Zvicra, Hollanda, Franca, Amerika, Kanadaja, Austria, Australia, Indonezia, India, Pakis- tani, Rusia, Rumania, Dagestani, Çeçenia, Maqedonia, Kosova, Shqi- përia, Turqia, Kazakistani, Kongo, Mali, Somalia, Etiopia, Libia, Egjip- ti, Tunizia, Taxhikistani, Kamboxhia, famëkeq, ky i fundit i drejtohet të rikthyerit: “Këta që të rrethojnë, ne- sër do të jenë kundërshtarët tuaj më të flaktë”… Ndoshta, në fantazitë e romancierit, kjo duket si një dritë shprese për rivendosjen në vend të një drejtësie të mbuluar nga pluhuri i injorancës dhe heshtjes vrastare të shekujve. Ndërkohë, Abbas Mahmud El- Akkad, mendimtari i shquar egjip- tian, pyet: “Po sikur të rikthehej Muhammedi (a.s) dhe të shihte re- alitetet tona?!” Në fakt, Zotëria i jonë, nuk kthe- het më në këtë botë, ndryshe nga vëllau i tij, Hz. Isai (a.s), të cilin Zoti e mbrojti nga komploti i izraelitëve dhe Juda Askarjotit, duke e lartësuar të gjallë, në mbrojtjen e Tij, për t’u rikthyer në tokë në një moment që vetëm Ai e di… Në fakt, ne nuk do të presim ri- kthimin e Hz. Isait (a.s), për të na tërhequr vëmendjen drejt udhëzimit të saktë dhe drejt dyerve të traditave të pastra të vëllaut të tij të vogël, Muhammedit (a.s)! Në fakt, ne duhet të lëvizim dhe të mos humbim kohën; të dëshmohemi individë të fuqishëm për të tejkaluar sëmundjet e kohës dhe viruset vras- tare të saj..! Të dëshmohemi të gat- shëm për të hyrë në shkollën e Hixh- retit, për të dëshmuar e sotmja dhe e ardhmja e jonë për dashninë tonë dhe vullnetin e patjetërsueshëm për të qenë pjesë e Fjalës së tij të mre- kullueshme: "Ata, që më së shumti më duan mua nga ymeti im, janë disa njerëz, që do të jepte ndonjëri prej tyre familjen dhe pasurinë e tij, për të më parë"! Qoftë një vit i mbarë reflektimi! Qoftë një vit i mbarë për mbarë yme- tin islam dhe Thirrjen tonë Mëshirë për mbarë botrat! Shkodër, 25 tetor 2014 (1 Muharrem 1436, dita e parë e vitit të ri hixhri) imam Muhamed b. sytari Myfti i Zonës Shkodër Uganda, Kenia, etj, nga perëndimi në lindje, në një kohë të vetme, me një thirrje të vetme, në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, ishin dhe janë dëshmia më reale e faktit se përtej fushatave pafund të islamofobisë, trillimeve, shpifjes, urrejtjes dhe përçudnimit të imazhit të kësaj feje të madhnueshme në mbarë botën, miliona besimtarë njëherazi thërra- sin dhe dëshmojnë me të madhe: “All-llahu ekber”; thirrjen e paqes, harmonisë dhe ndërtimit të urave në mbarë botën!” Myftiu theksoi gjithashtu se në ditën e Arefatit, në vendet e shenj- ta u lut edhe në gjuhën shqipe, ku theksoi: “Në Arefat, në ditën më të shenjtë të vitit, në momentet më të bekuara të vitit, u lut edhe në shqip! U lut: “O Zot ruaje Islamin e shqip- tarëve, mbroje atë nga propaganda e tjetërsimit! O Zot bekoje tokën shqiptare dhe forcoje Islamin, fenë e paqes, si garanci për tokën tonë!” U lut në shqip, shumë u lut atë ditë!” Më pas, Myftiu dëshmoi disa nga emocionet më të bukura, me she- mbuj konkretë nga përkushtimi dhe sakrifica e haxhilerëve shqiptarë në pelegrinazhin fetar vjetor më të madh në botë. nr. 10 (140) - Tetor, 2014 14 nga ditari i haxhit... i. Çdo ditë që kalon, kuptoj më shu- më se madhështia jote, o Mekë e bekuar, qëndron pikërisht në for- cën e madhe tërheqëse, që Zoti ka vendosur në themelet e Shtëpisë së Lashtë, ku, saherë ndodhemi përba- llë saj, përfshihemi në dinamikën e tavafit, duke dëshiruar që ai të mos ndalojë më... Madhështia jote o Mekë, qëndron pikërisht në ato lutje të dala nga lo- tët e miliona njerëzve, thuajse ditë për ditë, që lartësohen drejt qiej- ve, si re drite, që në vetvete ngelen garanci mirësie për mbarë botën e trazuar nga devijimi i Kabilëve në tokë... Qyteti i lashtë i Ismailit, prekja e të nënshtruarit Ibrahim, vendlindja e ma të dashtunit Hz. Muhammed, s'ka sesi të mos jetë kështu siç është: vendpushim i zemrave... ii. Dje pasdite, në përfundim të gjuajtjes së fundit të guralecëve, në mesin e turmës së madhe të ha- xhilerëve të pranishëm, më ra në sy një pjestar i grupit tonë, që po përqafohej me shumë dashamirësi me një musliman aziatik, që kalonte aty pranë. Të dyve u qeshnin sytë. Nuk kuptoheshin. Njëri fliste shqip, tjetri ia kthente me gjuhën e tij, që tingëllonte si psherëtimë mbi murin kinez. Me sytë e ndezur, përsërisnin: "All-llahu ekber... All-llahu ekber..." dhe shtrëngonin duart në një këna- qësi të përligjur. Po mendoja, sa madhështore (si vetë fjalia e tyre e përbashkët) e sa ngazëllyese për mbarë botën tonë do të ishte sikur edhe drejtuesit e botës arabe dhe asaj islame (në një perspektivë pak më të largët), të shtrëngonin duart e unifikimit të monedhës, ekonomisë, ushtrisë, po- litikës së jashtme, sigurisë së brend- shme, dialogut me jomuslimanët, bashkëpunimit për shërimin e pa- dijes, qëndrimin me dinjitet përballë ekstremizmit dhe fanatizmit të ver- bër e sakat në emër të fesë islame, shërimit të papunësisë e varfërisë, ruajtjes së natyrës, zhvillimit të in- dustrisë, nxitjes dhe shpërblimit të kërkimeve shkencore në vendet e tyre etj, etj, pa fund... Mendoja, teksa ata të dy vijonin të përsërisnin: "All-llahu ekber", duke shtrënguar të djathtën e shoqi- shoqit, me të cilën, pak më parë, ki- shin goditur simbolikisht shejtanin e mallkuar, nxitësin dhe frymëzuesin e krejt të keqes në botë... All-llahu ekber! iii. Pas tavafit të sotëm, pak para eza- nit të akshamit, u ula të pushoj diku përballë Qabes, në pritje të namazit. Dikush më dha selam. Personi në të majtën time ishte një burrë rreth të pesëdhjetave a pak më shumë. Ishte nga Taxhikistani. Quhej Usman, me (Mekë, 7 tetor 2014) Ajo, Qabja e tavafeve dhe lutjeve plot prekje vëllazërie islame... Qabja e vlerave të heshtura globale..! nr. 10 (140) - Tetor, 2014 15 theks të fortë te shkronja "u" (sipas shqiptimit të tij). Kur mësoi për mua, emrin, kombë- sinë, pozitat gjeografike të vendlind- jes time, punën etj, Haxhi Usmani (që më drejtohej sa me duar, sa me ndonjë fjalë, aty tek-tuk, arabisht e ndonjë në gjuhën e tij, (si: kartoshka (patate), teksa më tregonte se merrej me bujqësi), sa me celularin e tij, ku herë pas here shkruante shifra, që li- dheshin me data e numra të bisedës tonë), nisi të më drejtonte ca pyetje. Ishin shumë të thjeshta. Ishin shu- më të pastra. Tamam si në këtë rast, kur para Qabes, një taxhiku i ulet në krah një shqiptar, për vendin e të cilit, prodhuesi i "kartoshkave", nuk ka asnjë ide. U zhvillua dialogu i mëposhtëm: Ai: Shqipëria, muslimane? Unë: Rreth 70%. Ai: Shqipëria qenka i vetmi vend musliman në Evropë? Unë: Inshallah. Ai: Presidenti juaj, musliman? Unë: Po. Ai: Hanefi? Unë: Me siguri. Ai: Falet? Unë: Shpresoj. Ai: E ka bërë haxhin? Unë: Nuk e di, inshallah i mundë- sohet ta bëjë. Ai: Shqipëria, fesad? Unë: Shumë fesad dhe shumë xha- mi!? (vështron habitshëm) Ai: Si quhet Kryemyftiu i juaj? Unë: Ne nuk kemi Kryemyfti, kemi kryetar. Ai: A do lutesh për mua? Unë: Po, me shumë kënaqësi! -------------------- Ndërkohë, teksa ne ishim zhytur në një bashkëbisedim krejt natyral, në të djathtën time ulet një burrë i ri në moshë, Ahmedi. Ishte nga Soma- lia. I ndriçonte fytyra nga shenja e lotëve. Ishte Hafiz Kur'ani. (më vonë do më thoshte se tradita e hifzit të Kur'anit tek të rinjtë e vendit të tij është shumë e përhapur) Dialogu zgjerohet: Unë: Usman, ky është Ahmedi nga Somalia! Usmani: Somalia? Pirat, pirat! (dhe qesh) Ahmedi: Ti, musliman? Usmani: Po. Ahmedi: Ti, terrorist? (dhe të tre qeshim brenda etikës së vendit të shenjtë, ku ndodhemi dhe vazhdojmë të flasim, rrethuar me qe- tësi e paqe vendesh të shenjta) -------------------- Pas faljes së akshamit dhe bash- këbisedimit të gjatë, plot shprehje urtësie, me Usmanin dhe Ahmedin, u ngrita të largohem. Kaq ishte. U përshëndeta me të dy. Në fakt, kishte pak emocion kjo përshëndetje. Nisa të hedh hapat e parë, i shoqëruar nga lutjet me zë të ulët për dy vë- llezërit e mi. Vetëm pak hapa larg shkallëve, u ndala për pak dhe kthe- va kokën. Ata ishin aty, tashmë me fytyrë nga Qabja, në lutje. Për një çast hodha sytë nga madhështia e Saj. Ishte edhe më e bukur se para pak minutave, e shtrenjta Qabe! I buzëqesha dhe kapa fillin e lutjeve të lëna në gjysëm. Aty-këtu, djathtas e majtas, kishte edhe të tjerë si puna e jonë. Kushedi se për çfarë flisnin. Kushedi se si kuptoheshin. Kushedi çfarë mësonin nga njëri-tjetri... E, Qabja, rreth së cilës zhvillohe- shin bashkëbisedime të huajsh, të njësuar në Dashninë e qëndrimit para Saj, sa vinte e shtonte bukuri e madhështi... Ajo, Qabja e tavafeve dhe lutjeve plot prekje vëllazërie is- lame... Qabja e vlerave të heshtura globale..! imam Muhamed b. sytari nr. 10 (140) - Tetor, 2014 16 Gjëja e parë që ka zbritur nga Kur'ani ka qenë fjala "Ikra"! - lexo! "Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi" (Alak: 1). Ky është urdhri i parë hyjnor që zbriti në Islam. Urdhër për çdo njeri që të lexojë. Përpara urdhrit për tu falur, për të agjëruar, përpara hollësive të dispo- zitave dhe përpara fjalëve për aki- den, Allahu ka thënë "Lexo"! Kur'ani është unik në mesin e lib- rave të mëparshëm, që fillon me këtë fjalë dhe këtë urdhër. Ky është kulmi i nderimit të dijes dhe dijetarëve, që e para shkronjë në fe të jetë urdhër për të lexuar dhe për të kërkuar dije. Ajeti e përcakton llojin e diturisë së kërkuar: "Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi" (Alak: 1). Ajo është dija me Allahun dhe për Allahun. Dituria e mirë dhe fisnike. Dituri për dobi dhe jo për dëm. Pas kësaj, ajetet kanë vazhduar, të cilat urdhërojnë për dije dhe nxisin për të: "Dhe, thuaj: Zoti im, ma shto ditu- rinë" (TaHa: 114) "Thuaj: Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni (vëzhgoni) se si ka filluar krijimi" (Ankebut: 20) "Allahu i lartëson ata që kanë be- suar prej jush, por atyre që u është dhënë dituri kanë shkallë më të lar- ta" (Muxhadele: 11) "Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë"? (Zumer: 9) dituria dhe Puna "Allahu dëshmoi se nuk ka zot tje- tër, veç Tij, edhe engjëjt dhe njerëzit e ditur" (Ali Imran: 18) Allahu i ka bërë njerëzit e ditur pranë Tij së bashku me engjëjt e afërt për nga vlera e dëshmisë së tyre, dhe kjo është fundi i asaj që mund të ëndërrojë njeriu prej lar- tësimit të pozitës; të përmendet me Allahun dhe engjëjt e Tij. Fjala "dije" dhe përbërëset e saj, përsëriten në Kur'an afërsisht 850 herë. Allahu betohet në laps dhe në atë që shkruan "Nun. Pasha lapsin dhe atë që shkruajnë" (Kalem: 1) Ajo nuk është dituri teorike boshe, por ajo është dije e shoqëruar me punë. "Dhe, thuaj: Punoni, se Allahu do ta shikojë punën tuaj..." (Toube: 105) Në çdo vend që Kur'ani flet për "ata që kanë besuar" e shoqëron këtë be- sim me punën dhe thotë: "Ata të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira". Në dhjetëra ajete përsëritet ky shoqërim dhe kjo pandashmëri. Kjo është përsëritje me qëllim që të ngulitet plotësisht në mendje se nuk ka besim, veçse me punë dhe me vepra, dhe se punët janë ato që qartësojnë të fshehtat e zemrës dhe ato janë që argumentojnë fisnikërinë e fisnikut, bindjen e adhuruesit dhe mirësinë e bamirësit. Për arsye se i pari urdhër në Kur'an dhe Islam, ka qenë urdhër i qartë për lexim dhe mësim, nuk i lejohet asnjë injoranti që nuk lexon të pretendojnë Islamin, sado që të falet, të agjërojë, të mbajë tesbih dhe të thojë "la hav- le ve la kuvvete il'la bil-lah", "bismi- lah" e të këndojë me Kur'an. Lindja arabe tani, me gjithë injo- rancën dhe dembelizmin që ka, ajo është mohuese (qafire) e priorite- teve të Kur'anit dhe të fesë. As nuk lexojnë, as nuk mësojnë dhe as nuk punojnë. Në vend të dijes dhe punës nuk shohim përreth nesh, veçse in- jorancë dhe dembelizëm. Çdonjëri prej tyre përfytyron se është prej banorëve të xhenetit ve- tëm se ai mban në kartën e identite- ti emrin Muhamed, është mysliman me trashëgimi dhe posedon një libër Kur'ani. Por, harron se e para fjalë në atë Libër është "Lexo" dhe ai nuk lexon. Se Allahu thotë: "Dhe, thuaj: Punoni, se Allahu do ta shikojë punën tuaj..." (Toube: 105) Dhe, ai nuk punon, por sillet nëpër kafene duke u gogësitur. Madje, dijetari perëndimor evro- pian me diturinë, punën, mendjen, aktivitetin e vazhdueshëm moral, është më afër esencës së Islamit dhe esencës së Kur'anit, se sa lindori de- mbel, gjysmak dhe i zhytur me të dy veshët e tij në injorancën e zymtë. Ne duhet ta kuptojmë Kur'anin, përpara se të pretendojmë se jemi prej pjesëtarëve të Kur'anit. Ata të cilët fshijnë dembelizmin e tyre me xhyben e mistikut e ndonjëri prej tyre thotë, ndërkohë që është tërhequr në një qoshe boshe dhe meditim bosh, unë jam mistik! Ha- rron se emigrimi (hixhreti) për tek Allahu tek mistikët nuk bëhet, veçse dr. Mustafa Mahmud Fjala "dije" dhe përbërëset e saj, përsëriten në Kur'an afërsisht 850 herë. Allahu betohet në laps dhe në atë që shkruan "Nun. Pasha lapsin dhe atë që shkruajnë" nr. 10 (140) - Tetor, 2014 17 perëndimorë për çdo gjë që lexoj- më dhe shikojmë prej shkencave dhe industrisë së mahnitshme. Sikur të ishim përpjekur të kuptojmë Librin tonë dhe të ecim në udhëzimin e tij, do t'i kishim paraprirë në këto shkenca. Një numër i paktë i dijetarëve arab kanë ecur me këtë metodë në fillimet e Islamit dhe patën një kontribut të madh, ndikuan tek Perëndimi dhe pasuruan kulturën e tij, në kohën që ky Perëndim ishte i zhytur në errësi- rën e shekujve të mesjetës. Kujtojmë Xhabir ibn Hajan në kimi. Ibn Sina në mjekësi. Ibn Rushd në filozofi. Ibn Arabi në misticizëm. Ibn Hejthem në inxhinieri dhe ma- tematikë. Kujtojmë andaluzianët për shpikjet e tyre në muzikë dhe poezi. Kujtojmë shkencëtarë arab të as- tronomisë, dhe pjesa më e madhe e galeksive yjore, akoma edhe sot mbajnë emrat e tyre arabë në buri- met e huaja. Fjala "embik", të cilën e përdori Xhabir ibn Hajan për aparatin e pi- katores, akoma edhe sot përdoret në frëngjisht "ambique" dhe prej saj del folja "ambiquer", pra pikon. Numrat dhjetor në llogaritje, nuk i ka njohur Perëndimi, veçse për - mes arabëve. Pra, ka pasur dije dhe punë. Dhe, kur ka pasur dije dhe punë, ka pasur kontribut dhe ka pasur qytetërim, e Kur'ani dha çelësin e qytetërimit. "Lexo". Bëri këtë çelës, fjalën e parë të zbritur dhe gjëja e parë që Shpallja ka urdhëruar Muhammedin (a.s) dhe ymetin e tij. Ai që nuk lexon, nuk e meriton të jetë prej ymetit të Mu- hammedit (a.s) dhe as të pretendojë për veten e tij se mban Kur'anin dhe e kupton atë. Ai që di dhe nuk punon me atë që di, ai është bosh në punë, në gjurmë dhe në fe. Kur'ani thotë për Ibrahimin (a.s) që po ndërtonte Shtëpinë: "Kur po ndërtonte Ibrahimi theme- let dhe Ismaili: Zoti ynë na e prano prej nesh, me të vërtetë Ti je Dëgjue- si, i Dijshmi". (Bekare: 127) Mendja projekton, dora ndërton dhe zemra lavdëron duke psherëtitur "Zoti ynë na e prano prej nesh, me të vërtetë Ti je Dëgjuesi, i Dijshmi". Dije, punë, besim dhe ndërtim. Kjo është feja e vërtetë, siç na e paraqet Kur'ani. Kur'ani flet për besimtarët punëto- rë me fjalët më të mira: "Ata, të cilët kanë besuar dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesat më të mira". (Bejjine: 7) "E kush është më fjalëmirë se sa ai që thërriti për tek Allahu dhe veproi mirë". (Fussilet: 33) me dituri e punë. Dhe, se mistiku, së pari ka për detyrë të kërkojë dijen, e kur ta mësojë dijen, ka për dety- rë të punojë me atë që ka mësuar. Dhe, kur të bëhet prej punëtorëve, atëherë punët e tija lartësohen me të nga një gjendje (hal) në një gjend- je (hal) tjetër. Kur gjendja (hali) të jetë e vazhdueshme dhe të durojë në vepra, kalon nga pozita (mekami) në një pozitë (mekam) tjetër. Këto janë shkallët, në të cilat ngjitet mistiku duke u përpjekur për tek Allahu. Dija, puna, gjendja (hali) dhe pozi- ta (mekami). Mistikët e parë kanë qenë luftëtarë që mbartin armët dhe mbronin vatanet. Mus'hafin në një- rën dorë dhe pushkën në dorën tje- tër. Afrika lindore është e mbushur me varre (mekame) të këtyre luftë- tarëve, ku vdiqën në luftën e tyre, pasi që luftuan deri në plumbin e fundit dhe frymën e fundit të shpirtit të tyre. Trimëria, zemërgjerësia, sinqeri- teti, lufta ndaj së kotës, arritja e së vërtetës, puna për ndërtimin e botës me mirësi dhe drejtësi mes njerëzve, luftimi i shfrytëzimit dhe ndihma e të dobëtëve, janë prej esencës së fesë, bile vetë feja. Por, në fillim gjithmonë kërkohet dituria. "Lexo" së pari, për të dalluar të vër- tetën nga e kota, për të njohur ligjet e botës, në të cilën jeton, përpara se të pretendosh për veten tënde se mundesh ta rregullosh atë. Kur'ani nuk na bën thirrje për lexim dhe të na lërë në errësirën e dilemës, por na projekton metodën e arritjes së dijes, e ajo është: "udhëtimi dhe vëzhgimi". "Thuaj: Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni (vëzhgoni) se si ka filluar krijimi" (Ankebut: 20) Udhëtimi, mbledhja e vëzhgimeve, regjistrimi i pamjeve, pastaj shikimi i këtyre vëzhgimeve, leximi i tyre dhe nxjerrja e ligjit të përgjithshëm, që i lidh këto, kjo është metoda e eksplo- rimit, të cilën e ka sjellë Bacon-i, pas Kur'anit me 1000 vjet. Kjo metodë u shfrytëzua nga dora e shkencëtarëve nr. 10 (140) - Tetor, 2014 18 Siguron se punët ruhen e shkru- hen, dhe se Allahu na takon me pu- nët tona në Ditën e Kiametit: "Dhe nuk punoni asnjë punë, për- veç se Ne jemi për ju dëshmitarë". (Junus: 61) "Ditën që çdo njeri do të gjejë për- para tij të mirën që ka punuar dhe të keqen që ka punuar. Do të dëshironte që mes saj dhe mes tij të kishte lar- gësi të mëdha...". (Ali Imran: 30) "Kështu, Allahu jua paraqet punët e tyre dëshpërim për ta...". (Bekare: 167) "Dhe, gjetën atë që punuan përpa- ra tyre. E Zoti yt nuk i bën padrejtësi asnjë njeriu". (Kehf: 49) Kur'ani siguron se dynjaja është shansi i vetëm për mundësi pune dhe se ajo është provimi i vetëm, që pas tij nuk ka më provim. Për banorët e xhehenemit thotë: "Dhe ata çjerrën duke thirrur: Zoti ynë, na nxjerr që këtu, të punojmë mirë, tjetër nga ajo që punonim...". (Fatir: 37) Këtë o thonë pasi ka kaluar koha. "Dhe, sikur të silleshin, do të kthe- heshin tek ajo që ishin të ndaluar. E ata janë, me të vërtetë gënjeshtarë". (En'am: 27) Kjo çështje ka marrë fund, nuk ka më justifikim... Gjithashtu, Kur'ani siguron se puna e mirë, bosh prej besimit në Allah, nuk është punë e mirë, dhe të tilla punë të mira nga zemra që mohon Krijuesin e saj, përfundimin e kanë në humbje: "Dhe, i vijmë asaj që kanë punuar dhe e bëjmë pluhur të tretur". (Fur- kan: 23) Për punën e mira të jobesimtarëve thotë: "Punët e tyre janë si hiri që e tretë era në një ditë me murrlan". (Ibra- him: 18) Ndoshta, dikush mund të pyes: Si mund të zhvishet puna e mirë nga mirësia (rregullimi), nëse zemra e vepruesit zhvishet nga besimi në Allah? Nëse një jobesimtar kontribuon një punë të mirë, si mundet që puna e tij të jetë punë e mirë për të cilën shpërblehet? Përgjigjja është se jobesimtari, i cili nuk beson në ekzistencën e Zotit, ia atribuon çdo punë që bën vetes së tij. Prandaj, jep duke besuar se është ai, i cili jep, kontribuon, furnizon dhe pasuron. Kjo është mburrja, mendje- madhësia dhe vetë mashtrimi. Dhe, të tilla lëmosha (dhënie) nuk mundet të jenë vepra të mira, e kundërta e besimtarit, i cili jep dhe beson se Allahu është Ai, i Cili e ka frymëzuar të japë, se Allahu i ka dhënë mbarësi për të vepruar mirë. Ai ia ka dhënë dorën e bujarisë, të pasurisë me bo- llëk dhe zemrës së dhembshur. Dhe, si shembulli i kësaj dhënie me mo- desti, është mirësia e vërtetë. Kur'ani siguron se nijeti i bosha- tisur nga puna nuk mjafton të jetë dëshmitar i besimit të njeriut. Dëshira për xhihad nuk mjafton, por patjetër duhet xhihad me vepra, ku njeriu përballet me vështirësi dhe duron në to, përballet me vdekjen dhe këmbëngulë përpara saj: "A menduat të hyni në xhenet dhe Allahu të mos i dijë ata, të cilët bënë xhihad prej jush dhe të dijë durim- tarët"? (Ali Imran: 142) Nijeti, i cili nuk shndërrohet në punë, ai është nijet që i mungon sinqeriteti. Ai është pretendim mes njeriut dhe vetes së tij, më shumë se sa të jetë dëshirë e vërtetë. Sepse dëshira nëse është e sinqertë nxit për punë. Allahu na thotë se Ai, nuk e krijoi jetën e kësaj bote, veçse për këtë arsye: "I Cili krijoi vdekjen dhe jetën për t'ju sprovuar se, cili prej jush është më vepër mirë...". (Mulk: 2) Ai ka bërë prej saj sprovën për të shfaqur në të se kush punon dhe kush nuk punon, dhe eksperiencë me të cilën çdo njeri dallon pozitën dhe vlerën e tij. Derisa të bëhet fjala realitet në Ditën e Llogarisë, ajo do të jetë drejtësi absolute, pa asnjë lloj hipokrizie në të. Kur'ani thotë: "O ju që keni besuar, kijeni frikë Allahun dhe kërkoni për tek Ai afrim". (Maide: 35) Dhe afrimi për tek Allahu është puna. Pejgamberi dhe shembulli ynë, Muhammedi (a.s) nuk ishte vetëm kumtues i ajeteve, mbartës i Kur'anit dhe përgëzues, por ai ka qenë i pari i vepruesve. Ka qenë i pari që dilte në beteja duke mbart shpatën, koma- ndant i ushtrisë. Ndiente uri së bash - ku me ushtarët e tij kur ata kishin uri dhe ndiente etje kur ata kishin etje. Ishte i pari që ndërhynte në rreziqe dhe siç e dimë, në një prej betejave, u plagos në mesin e të plagosurve të tjerë. Ka marrë pjesë në 27 bete- ja, në të gjitha ishte prezent, ndër- kohë që i kishte kaluar të 50-at. Ai është Pejgamberi kumtues, ushtari luftëtar, komandanti projektues dhe politikani i urtë. Ai është adhuruesi asket, i sinqerti besnik, me duar të pastra e gjuhë të ndershme. Ai është babai i dhembshur, bashkëshorti i dashur dhe shoku miqësor. Ai është personi i thirrjes, i cili nuk fle ndaj saj dhe i cili lufton për të. Lufton për të deri në pikën e fundit të shpirtit të tij të pastër. Ai është simbol i punës së vazh- dueshme. Ai është shembull i çdokujt që kër- kon të arrijë, ku nuk mund të arrihet, veçse me punë. Dhe ku nuk ka rrugë, përveçse në- përmjet shkallës së punës. Përktheu nga arabishtja: lavdrim hamja Kur'ani siguron se nijeti i boshatisur nga puna nuk mjafton të jetë dëshmitar i besimit të njeriut. nr. 10 (140) - Tetor, 2014 19 sinqeritet Me të gjithë… arben halluni, teolog Sinqeriteti është pa dyshim një cilësi e veçantë e besimtarit. Pa të besimi do të ishte ve- tëm një gjë formale. Sinqeriteti është nga cilësitë më fisnike të njerëzimit dhe nga virtytet me madhështore të moralit. Kjo veti konsiderohet një themel i rëndësishëm në ndërtimin e ummetit dhe të lumturisë së shoqë- risë Islame për të jetuar në paqe dhe në harmoni në mes vete por, edhe me të gjithë njerëzit pa përjashtim dhe pa marrë parasysh fenë, prejardhjen, racën etj. Me sinqeritetin lidhet çdo çështje nga çështjet e jetës. Për rëndësinë dhe vlerën që mbart kjo veti madhështore islame, Allahu xh.sh ka urdhëruar në Kur’anin fa- mëlartë: “O ju të cilët keni besuar, kini frikë Allahun dhe jini prej të sin- qertëve”. Edhe Profeti Muhamed a.s. ka qenë shembull i mirë dhe i lartë në sinqeritetin e fjalës, komunikimit dhe të veprës qysh në krijimin e tij e deri që i është bashkuar mëshi- rës së Allahut xh.sh. Në Kur’anin e shenjtë thuhet: “Në të vërtetë tek i dërguari i Allahut keni shembullin e mirë (në çdo aspekt të kësaj jetë materiale)…”. Edhe Profetët e tjerë të Krijuesit të gjithësisë në misionin e tyre profetik kanë qenë të sinqertë dhe të drejtë. Allahu xh.sh thotë për Halilull-llah (të dashurin e Allahut), Ibrahimin a.s.: “Dhe Përkujtoju (lexoju ithtarë- ve e të tjerëve) në Libër (në Kur’an) Ibrahimin. Ai ishte shumë i sinqertë dhe Pejgamber”. Ndërsa për Ismai- lin a.s. Allahu xh.sh thotë në Kur’an: “Dhe përkujtoju Ismailin, ai ishte i sinqertë në premtim dhe ishte i dër- guar dhe pejgamber”. Shoqëria e parë islame jetoi nën hijen e sigurisë, të stabilitetit dhe të lumturisë, sepse anëtarët e saj ishin të kapur mbas sinqeritetit dhe të drejtës. Në të gjitha marrëdhëniet ndër-njerëzore i përshkonte sinqe- riteti dhe fisnikëria. Kjo cilësi ishte bërë timoni i jetës së tyre të për- gjithshme dhe private. Transmetohet nga Ebu Hurejra (r.a) se i Dërguari i Allahut xh.sh ka thënë: “Kush i thotë fëmijës: Hajde të jap një hurmë dhe pastaj nuk ia jep, ai në të vërtetë e ka gënjyer”. Me këtë porosi Profeti Muhamed a.s ka dashur të udhëzojë baballarët dhe edukatorët që fëmijët të formohen qysh në vogli me këtë virtyt të lartë dhe të bëhen brez i ri islam që i jep kënaqësi jetës dhe civilizon ummetin. Feja Islame i ka dhënë rëndësi të veçantë kësaj cilësie dhe në të njëj- tën kohë i ka nxitur njerëzit që ta ushtrojnë atë në çdo lëmi të jetës, ashtu siç ka tërhequr vëmendjen që të largohen nga e kundërta e tij, gë- njeshtra. Profeti Muhamed a.s thotë në një hadith të tij fisnik: “Kapuni mbas sinqeritetit, se sinqeriteti ju udhëheq në të mirë dhe e mira të shpie në xhennet. Posa që njeriu vazhdon të jetë i sinqertë dhe e që- llon atë, ai arrin të shkruhet te Zoti: “I sinqert”. Ruhuni nga gënjeshtra, se ajo të çon në të ligë dhe e liga të shpie në zjarr (xhehenem). Posa që njeriu vazhdon të gënjejë dhe që- llon gënjeshtrën, ai do të shkruhet te Zoti: “Gënjeshtar”. Gënjeshtra që është e kundërta e sinqeritetit është themel i të ligave dhe origjina e të këqijave. Nëpërmjet gënjeshtrës janë humbur të drejtat, janë shkelur të ndaluarat dhe janë kryer krime. Sa herë kemi dëgjuar që një infor- macion i rremë ka shkaktuar ndër- prerjen e lidhjeve midis dy njerëzve apo dy grupeve; Sa herë dëgjojmë që nëpërmjet lajmit të pavërtetë shkak- tohen armiqësi midis njerëzve. Alla- hu xh.sh e quante të pandërgjegj - shëm personin që merret me intriga, që përhap lajme të pavërteta dhe të pasinqerta. Duket se është mik, por në të vërtetë ai është armik. Njëko- hësisht Allahu Fuqiplotë na urdhëron që të ruhemi dhe të mos ngutemi nga informacionet që përcjell një person që njihet nga shoqëria si i padëshi- ruar dhe i pasinqertë në të gjitha pikëpamjet. Në Kur’an thuhet: “O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pa- ndërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”. Nga ana tjetër gënjeshtra që është opozitë e sinqeritetit konsiderohet në Islam tradhti. Siç është tradhti vjedhja e pasurive ashtu është tradh- ti vjedhja e mendjeve të njerëzve me informacione të rreme dhe biseda të trilluara. Për këtë Profeti Muha- med a.s thotë në një hadith fisnik të transmetuar nga El-Buhariu: “Është tradhti kur i tregon vëllait tënd të sinqertë një bisedë dhe ti ndaj tij je gënjeshtar”. Jo vetëm kaq, por gënjeshtra është edhe shenjë e hi- pokrizisë. Për këtë Profeti Muhamed a.s thotë në një hadith: “Shenjat e hipokritit janë tre: Kur flet gënjen, kur premton e thyen atë dhe kur i besohet një gjë tradhton”. Ndodh që njeriun e shtyn drejt mos-sinqeritetit dhe gënjeshtrës do- bësia në besim dhe mangësia në fe. Ndoshta është i prirë drejt gënjesh- trës në saj të besimit se gënjeshtra e afron tek dobia dhe e largon nga dëmi, por e vërtet është se ajo veti destruktive të largon shumë nga do- bia dhe të afron kah dëmi. Në lidhje me këtë i Dërguari i Allahut xh.sh. thotë: “Kapuni mbas sinqeritetit, nëse ju duket shkatërrim, realisht ai është shpëtim. Largojuni gënjesh- trës, nëse ju duket shpëtim, realisht ajo është shkatërrim për ju”… Allahu na bëftë të sinqertë në be- sim, adhurim dhe sjellje. Amin! botues: Myftinia shkodër drejtues: imam Muhamed sytari dizajn & grafik: bledar xama tel / fax: +355 (0) 224 2081 nr. llogarie: 100054 uba - shkodër e-mail: udhaislame@myftinia-shkoder.org Website: www.myftinia-shkoder.org Çmimi: 30 lek