Viti XI - Nr. 11 (129), Nëntor, 2013 E përmuajshme Informative-Fetare-Kulturore-Edukative UDHA ISLAME Organ i Myftinisë Shkodër nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 2 Ilaç për çdo sëmuNdje Z onja dhe zotërinj, a e dini se çfarë do të thotë Allahu ek- ziston? Do të thotë se Drejtësia ekziston, mëshira ekzis- ton dhe falja ekziston... Do të thotë që zemra qetësohet, qenia çlodhet, mendja pushon, shqe- tësimi largohet dhe e vërteta patje- tër do të mbërrijë te të zotët e saj. Do të thotë se gjaku nuk shkon kot, durimi nuk kalon pa dhënë fryte, mi- rësia nuk mbetet pa shpërblim (kom- pensim), sherri (e keqja) nuk kalon pa pengesë dhe krimi nuk shpëton pa u ndëshkuar... Do të thotë se bujaria është ajo, e cila sundon ekzistencën dhe jo koprracia... dhe se nuk është prej natyrës së Bujarit të marrë atë që ka dhënë. Kështu, pasi Allahu është Ai që na dha jetën, atëherë Ai nuk mund ta marrë atë me vdekje dhe se vdekja nuk mund të jetë marrëse e jetës. Por, ajo është kalim për te një botë tjetër pas vdekjes, pastaj jetë tjetër pas ringjalljes, pastaj ngjitje në qiell për në pafundësi. Do të thotë se nuk ka kotësi në ek- zistencë, por urtësi në çdo gjë... dhe urtësi pas çdo gjëje. Urtësi në kriji- min e çdo gjëje. Në dhimbje urtësi, në sëmundje urtësi dhe në ndëshkim urtësi. Në vuajtje urtësi, në shëmti urtësi, në dështim urtësi, në pamu- ndësi urtësi dhe në aftësi urtësi... Do të thotë të mos ndalesh nga mrekullimi, të mos ndalesh nga mah- nitja, të të mos ndërpritet habitja, të të mos ndalojë madhërimi, sepse ne ndodhemi përpara një tabloje ri- përtëritëse të më të Madhit Shpikës (Krijues). Do të thotë që syri të lavdërojë, veshi të madhërojë, gjuha të falë - nderojë, qenia të tretet dhe zemra të shtanget. Do të thotë që zemra të shpërthejë nga burimi i ndjenjave e ndjeshmë- ria të festojë çdo moment dhe shpirti të gëzojë çdo ditë që lind, sikur ajo është dasëm e re. Do të thotë të mos njohim pesimi- zëm dhe të mos shijojmë dëshpë- rim... Do të thotë që hallet tona të treten në prehrin e mëshirës së Mëshiruesit dhe faljes së Falësit... A nuk na thotë Zoti ynë: "Me vësh- tirësi ka lehtësim" (Sherh: 6) dhe se halli vjen e në palët e tij është ngu- shëllimi... çfarë sihariqi të dërgoj për qetësimin nga këto përgëzime. Dhe, se Allahu i Lartmadhëruar... është Një... kurrë nuk do të shka- përderdhemi dhe kurrë nuk do të na shpërndajnë drejtimet e kurrë nuk do të ndahemi mes besnikërisë djathtas, apo asaj majtas, afrimite- tit nga Lindja, apo asaj nga Perëndi- mi dhe as përgjërimit te të pasurit e mbështetjes te të fortit. E gjithë forca është tek Ai, e gjithë pasuria është tek Ai, e gjithë dituria është tek Ai dhe çdo gjë që shpresojmë ndodhet përpara Tij. Arratisja nuk është prej Tij, por tek Ai. Ai është va- tani, mbrojtja, strehimi, mbështetja, baza, dera dhe mirëpritja. Gjithë kjo ndjeshmëri do të thotë qetësi, prehje, çlodhje truri, shpre- së, nxitje, energji, optimizëm, entu- ziazëm, punë pa mërzitje, pa lodhje e pa dembelizëm dhe ky është fryti i "La ilahe il-lall-llah" (Nuk ka zot tjetër, përveç Allahut) në zemrën e atij që e thotë, i cili e ndjen, e personifikon, e beson dhe e jeton atë. Ky është ilaçi që mjekon çdo së- mundje të njerëzve, shëron çdo së- mundje mendore e i pastron të gjitha sëmundjet e zemrave. Kjo është thirrja e çlirimit, e cila shkatërron prangat e duarve dhe zinxhirët e qafës e të këmbëve. Ajo është çelësi i energjisë së fshehur brenda nesh, fjala sekrete që lëviz malet, çan detet dhe ndryshon atë që nuk mund të ndryshojë. Deri tani akoma nuk është krijuar qetësuesi magjik, i cili mund të pro- dhojë te njerëzit qoftë edhe një grim- cë të vetme prej këtij ndikimi. Të gjithë qetësuesit e dhimbjeve mjekojnë diçka, por dëmtojnë me të mijëra gjëra të tjera. Ato mjekoj- në iluzionin, e qetësojnë njeriun të shuajë dritën e mendjes, e vënë në gjumë, ia tërheqin vëmendjen dhe e hedhin në fund të detit të lidhur me gur pas qafe, në gjendje të pavetë- dijshme, gjysmë të vdekur. Ndërsa fjala "La ilahe il-lall-llah" (Nuk ka zot tjetër, përveç Allahut) ajo e çliron njeriun nga prangat e tij dhe e çliron prej të gjitha skllavërive të kota. E përgëzon me faljen, e shpë- ton prej frikës, e mbron nga vesveset dr. mustafa mahmud Sepse Allahu ekziston ti nuk je vetëm, por ty të rrethon përkujdesja kudo që të shkosh dhe të mbron vullneti (i Zotit) kudo që të qëndrosh. nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 3 dhe e mbështet me Fisnikët e Lartë (engjëj) duke e bërë më të lartë se qielli në shpresë dhe më të fortë se toka në qëndresë. Kushdo që hallet e tij i depoziton tek Allahu ai është ngrysur me plot vetëbesim dhe ka fjetur sy ngopur. Dhe, sepse Allahu, Ai është krijuesi i gjithësisë, Përcaktuesi i kadereve dhe Qarkulluesi i fateve, prandaj nuk ka mundësi më të mirë se sa ajo që është shpikur (krijuar). Sepse Ai është Shpikësi (Krijuesi) pa përngja- sim, askush nuk mund t'ia kalojë në krijimin e Tij dhe askush nuk mund të krahasohet me Përsosmërinë e Tij. Bota kurrë nuk do të kthehet në arenë gjaku të keqbërësve, por ajo është mësim i lartë prej mësimeve të urtësisë. Sepse Allahu ekziston ti nuk je ve- tëm, por ty të rrethon përkujdesja kudo që të shkosh dhe të mbron vull - neti (i Zotit) kudo që të qëndrosh. Kjo do të thotë ndjeshmëri e vazh- dueshme për miqësi, shoqëri dhe si- guri. Nuk ka braktisje, nuk ka tradhti, nuk ka disfatë, nuk ka vetmi, nuk ka trishtim dhe nuk ka mërzitje. Kjo është gjendja e shqiptuesve të "La ilahe il-lall-llah" (Nuk ka zot tjetër, përveç Allahut. Shijojnë erën e xhenetit në dynja, përpara se të hynë në të në botën tjetër. Ata janë mbretërit pa fron dhe pa topuz. Ata janë qëndrestarët, të bindurit të vendosur që nuk i trondi- tin tërmetet dhe as nuk i tundojnë sprovat. Ky është ilaçi hyjnor për çdokënd që e ka pushtuar shqetësimi, në të është mjekimi i vetëm. Në të ësh - të eliksiri kundërveprues dhe uji i jetës, të cilin kush e pi nuk ka etje më pas tij. Në të është depozitimi i artë dhe mbështetja për çdo gjë që shkëmbejmë mbi sipërfaqen e tokës prej monedhave dhe kartëmonedha- ve të përkohshme që qarkullojnë. Në të është busulla, orientimi dhe udhëzuesi... në të është ilaçi për çdo sëmundje. Përktheu nga arabishtja: lavdrim Hamja nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 4 shtegtim nostalgjie drejt Xhamisë së plumbit D itën e xhuma, më 15 nëntor 2013, Myftinia Shkodër ka organizuar një “Shtegtim nostalgjie...” drejt Xhamisë së Plu- mbit, në prag të përkujtimit të 23 vjetorit të rihapjes së saj, më 16 nën- tor 2013, që shënoi edhe rilejimin e praktikës fetare në Shqipërinë e shkatërruar nga çmenduria ateiste e sistemit politik më të devijuar të historisë së 20 shekujve të fundit të njerëzimit. Me këtë rast, besimtarë të shumtë kishin mbërritur në Xhaminë e Plu- mbit për të falur namazin e xhumasë, duke dëshmuar njëkohësisht mre- kullinë e besimit dhe përkushtimin e zemrave. Fillimisht, në prag të namazit të xhumasë, aktivitetin e ka përshënde- tur Myftiu i Shkodrës Imam Muha- med Sytari, në fjalën e të cilit janë dëshmuar emocionet dhe nostalgjia e 23 viteve të fundit, në të cilat ak- tiviteti islam në Shkodër e Shqipëri ka pësuar në vijimësi rritje dhe zhvi- llim të dukshëm. Myftiu ka kërkuar që të respektohen të gjithë ata që u angazhuan për të ardhuar kjo ditë e shënuar për mbarë muslimanët e Shkodrës. Njëkohësisht ka kërkuar nga të rinjtë e shumtë të pranishëm në xhami, që të mos harrojnë asnjë- herë këtë datë dhe ta mbrojnë besi- min si shenjtërinë kryesore të jetës. Myftiu ka lexuar për të pranishmit edhe procesverbalin e parë të theme- limit të Bashkësisë Islamike Shqipta- re në Shkodër, më 16 nëntor 1990, si dhe ka përmendur emrat e nderuar të gjithë firmëtarëve që shënuan emrat e tyre në historinë e ripërtëritjes së Thirrjes Islame në Shkodër e Shqi- përi, pas viteve ‘90. Edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, e ka për- shëndetur tubimin e kësaj xhumaje të shënuar, duke theksuar se liria e besimit është një ndër vlerat më të spikatura të një populli. Ai ka bërë një homazh respekti për të gjithë ata nismëtarë për rihapjen e xhamisë së Plumbit, që sot nuk janë më, sikur- se ka shprehur vlerësimet e tij për Myftininë Shkodër dhe aktivitetin e saj në këto 23 vjet, në rrugën e mbrojtjes dhe kultivimit të vlerave në Shqipëri. Në nderim të kësaj ngjarje, i pra- nishëm në këtë aktivitet përkujtimor ka qenë edhe Nën/Kryetari i Komu- nitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, që ka mbajtur edhe hytben e kësaj xhumaje të shënuar. Në hytben e xhumasë të mbajtur me këtë rast, nën/kryetari i KMSh, ka vlerësuar rolin e madh dhe kontribu- tin e Kryetarit të parë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. H. Sabri Koçi në rimëkëmbjen islame në vitet e para të demokracisë. Në hytben e tij, H. Bujar Spahiu ka vënë theksin te nevoja e madhe që ka njeriu për të ruajtur besimin e tij dhe për t’u udhëzuar në rrugën e mësimeve të fesë, të mbrojtura në Kur’an dhe të praktikuara në më- nyrën më të mirë në traditën e Hz. Muhammedit (a.s). Nën/Kryetari i KMSh, ka nxitur frymën e harmonisë dhe respektit që besimtarët duhet të kenë në mes vete dhe me besimtarët e feve të tje- ra në rrugën e forcimit të mëtejshëm të frymës së besimit dhe mësimeve të pastra me të cilat feja orienton besimtarët. Në përfundim të kësaj xhumaje përkujtimore, të pranishmit kanë marrë pjesë në koktejlin e shtruar me këtë rast, si dhe kanë vizituar foto- ekspozitën e instaluar në brendësi të safallekut të xhamisë së Plumbit. I pranishëm në këtë ceremoni të shënuar ka qenë edhe H.H. Musa Ho- xha, i fundit prej nxënësve të për- kushtuar të hoxhallarëve të vjetër të Shkodrës, bashkëmoshatar dhe shok dersi me H.H. Sabri Koçin, H. Sulej- man Krajën, H. Qamil Tresin etj. nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 5 Ishe, mbete, je “mevlana”... Në dyert e mezarit 1 tënd, Mevlana, ora ndal hapat e minutave rutinë, për të cilët është bërë pishman prej kohësh... Merr frymë malli për kohë njerëzish të bardhë me zemra të mbuluara me dashni për Dhuruesin e tyre, Bujar... Për pak çaste, si në një mirazh shpirti, bashkohet me ta, si pjesë e një "Ehli-Bejti", dyert e të cilit nuk mbyllen kurrë... Dashuria, ajo sundon në hapësirat e këtij mexh- lisi, si ajo për të cilën thërrisje, kur zemra jote i drejtohej KRIJUESIT: “O i Dashur! Asnjë kënaqësi në të dy botrat nuk kam gjetur pa Ty! Kam parë shumë çudira, por nuk kam parë çudi më të madhe sesa Ty! ... Ah, sa herë e kam vënë veshin e shpirtit në dritaret e zemrës, kam dëgjuar shumë fjalë, por... nuk i kam parë buzët...”. Ngjyrë, si e bardha e mjekrës të- nde merr fryma, teksa aty bri teje, një "Fatiha" drejt dyerve të lutjes dërgoj... Nëpërmjet fjalëve të tua, përreth dominon ngjyra e paqes, që dhuron ftesa e jote: "Lulet që çelin në pranverë, vdesin në vjeshtë, ndër- sa kopshti i dashurisë nuk ushqehet nga pranvera. Ato lule që pranvera sjell plot ferra, janë si vera e lëngjeve që nuk pastrohet asnjëherë nga llu- mi. Prandaj, mos u dridhëro mbi kë- shtjellat e trupit, por ec duke vrapuar mbi këmbët e tua! All-llahu i dhuron krahë atij që heq dorë nga kështjellat e trupit!”. 1. Mezar – varri. Ishe, mbete, je "Mevlana" i mik- pritjes së të përlyerve në hutimet e kësaj bote... Ishe, mbete, je "Mev- lana", mik i ashikëve me emrin e Hakut në shpirt..! Ishe, mbete, je “Mevlana” këshillues i mirë: “Shihe pak veten, dil nga aty dhe largohu nga burgu i botës së formave drejt vendit të kuptimeve, sepse ti je zog i botës së shenjtë, i penduar i ndenjave të qe- tësisë... Është e ulët të vazhdosh të qëndrosh në këtë pozitë!”. Ishe, mbete, je "Mevlana", me po- rosi të urtë në kohën e ndarjes nga kjo botë kalimtare: “... Qëndroni larg së keqes dhe mëkatit. Të kontrolloni veprimet tuaja dhe të jeni këmbëngu- lës në agjërim. Hani pak, flini pak, flis- ni pak. Qëndroni larg lakmive epshore me të tëra forcat. Duroni ofendimet që u bëjnë të tjerët. Bëni shoqëri me njerëz zemërmëdhenj e të përshpirt- shëm. Njeri i mirë është ai që u bën mirë të tjerëve dhe këshilla më e mirë është ajo që i drejton njerëzit drejt së mirës...”.2 muhamed sytari, Konja (Turqi), 8 nëntor 2013 2. Pjesët që i atribuohen Mevlanës i kam përkthyer në shqip nga gjuha arabe, bazuar në veprën e Dr. Muhammed Abdusselam Ke- fafi, "Methnevi Xhelaluddin er-Rûmi", përk- thyer në arabisht, (shpjegim dhe studim), vëllimi I, Bejrut, 1966. (M.S.). nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 6 Një burrë i të gjashtëdhjetave po hynte në një restorant të madh, mu në qendër të qytetit, aty ku pjesa më e madhe e pjesëmarrësve janë të rinj. Kish- te kohë që s’vinte në kryeqytet. E ndjeu veten si të ishte një i huaj i një tjetër planeti kur kaloi në rrugët e stolisura, të cilat kur i shihte në te- levizor u dukeshin si një tjetër botë. Qe shumë i uritur. Sado që kërkoi, nuk arriti t’i gjejë, ato mensat e di- kurshme modeste të vogla të viteve universitare ku shkonte shpesh me shokët. E ndërkohë që po i kthehej atyre viteve të rinisë, seç nuhati për një çast një aromë të këndshme që vinte nga një kuzhinë aty pranë, e megjithatë nuk gjeti atë që kërkon- te. Më në fund, duke pyetur njerëzit gjatë rrugës kish mbërritur deri këtu, qe detyruar të futej deri brenda. Në e prIsHëT psIKoloGjINë e rINIsë! Si hahet në këmbë? E për më tepër duke parë nga jashtë, në sy të nje- rëzve kalimtarë... A nuk ekziston në këtë vend haku i të uriturit? Vendosi të shihte pak rreth e përqark. Nisi të fliste me një djalosh që priste edhe ai në radhë: -Si të quajnë bir!? -Sinan! -Ç 'moshë ke? -Njëzet e pesë! -Vjen shpesh këtu? -Po xhaxha, të paktën një herë në dy ditë vijmë bashkë me shokët. Jemi një ekip i mrekullueshëm. Nganjëhe- rë rrimë këtu që nga mëngjesi deri në darkë. -I moshuari nuk zinte dot vend pa e bërë edhe një pyetje: -A nuk punoni? -Jo, po ç 'punë thua ti, vetë jeta është e shkurtër, e ç'na ngeli pa- staj, ta jetojmë jetën vetëm duke punuar? -Ku i gjeni paratë bir? -Rrofshin baballarët, - iu përgjigj djaloshi si i ndrojtur dhe nëpër dhë- mbë, - çdo ditë kemi të holla në xhep. Por edhe ne nuk është se nuk fitoj- më. Një herë në muaj apo edhe në dy muaj del diçka nga lotot. -Ashtu ëëë!? pëshpëriti i moshuari dhe më pas vijoi sërish të pyesë: -The pak më parë se të quajnë Si- nan. E njeh Arkitekt Sinanin? -Për Zotin xhaxha, e di që ka një Universitet që quhet Arkitekt Sinani, kaq. Me kalimin e kohës se çfarë qe bërë, mjeshtër apo punëtor, nuk di të të them! – tha kështu djaloshi i ri që mbante edhe vathë në vesh, i cili këtë herë e shtyri lehtazi të moshua- rin drejt radhës që po lehtësohej. -Jepi xhaxha, radha të pret ty. Nurlan mamedzade fakt me të hyrë e kish kuptuar që aty nuk ishte thjeshtë vetëm një lokal. Ambienti shumëkatësh, në brendë- si të së cilit kishte sallone sportive, pishina, lojëra fati, makina lojërash të modeleve të fundit, ishte si një qytezë e vogël ku strehoheshin me qindra e mijëra individë njëherazi. Ishte e para herë që i moshuari vinte në një vend të tillë, natyrshëm koka qe turbulluar. Po priste në radhë, përpara një dy- qani ku me ngjyrime shumëngjyrëshe dhe me të madhe shkruhej “FAST- FOOD”, natyrshëm për të porositur ushqimin. Kishte shumë të tillë si ai që prisnin në radhë. Secili merrte diçka dhe zinte vend në tavolinat e rreshtuara aty përpara dritareve të xhamta. Mendoi pakëz me vete: -Ç 'mënyrë ngrënieje është kjo! nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 7 I moshuari e vuri re që i kish ar- dhur radha, por në padijeninë e tij se çfarë do të porosiste i vënë në dyshime dhe në mënyrë të pavullnet - shme tha: “A mund të më jepni një gazozë?” Në të vërtetë ushqimet që ofroheshin këtu nuk ishin nga ato që ai dëshironte. Me të marrë gazozën nxitoi me hapa të shpejtë për të dalë jashtë nga salloni i lokalit të ndër- tesës madhështore. Koka i qe bërë lëmsh. Ç 'rini ishte kjo?! Nuk shihte asnjë më të mençur dhe më të madh se vetja. I pëshpëritën në vesh fja- lët e dy të rinjve që po kalonin pak më parë aty pranë dhe teksa flisnin me njëri-tjetrin thoshin me mburrje: "jam unë more, mbreti i botëve!” Ky zë që thuajse dilte nga thellësitë sa vinte e bëhej edhe më i fuqishëm. Vërtet, kështu ishte rritur ky brez. Pasi sa e sa të tillë që s’shihnin tje- tër veç vetes së tyre, që veten e pa- ndehte mbret në sistemin ku jetonte, në të vërtetë s’kishte arritur ta me- ndonte se si mbreti dhe ushtari janë veçse një lojë, ndërsa dora që i vë në lojë ato i përket dikujt tjetër. Pasi çdokush që kishte marrë përsipër të luante në këtë lojë shahu qe fiksuar pas bukurisë së formatit bardh e zi, mbi të cilën ecte dhe s’kishte qëllim tjetër veç të dilte në finale brenda këtij formati dhe të bëhej mbret me çdo kusht. Pasi me finale këtu nën- kuptohej mbreti i botës. Askush nuk synonte të bënte punën e tij, pra të shpëtonte nga të qënit ushtar në këtë rregull të ngritur. Nuk e dinte se nga i vinte një për- zierje stomaku, nga uria apo nga tymi i duhanit që kish ndezur me të dalë nga salloni. Ndoshta i rrih- te zemra, e pandehte se i përzihej stomaku. Pyeti se ku ndodhej tua- leti, por ç'të shihte, edhe aty kish shumë njerëz, hyri në radhë. Kishte shumë njerëz që prisnin radhën. Pse vallë të ishte kaq i vogël tualeti i një ndërtese kaq të madhe. Si ti linin në pritje për inat të njerëzve. Për më tepër që tualeti i grave dhe i burrave qe ballë për ballë. Në pritje e sipër kishte vajza të reja me pantallona të ngushta që nxirrnin pasqyrën e vogël për të freskuar makijazhin. Ashtu siç kishte edhe nga ana tjetër prej atyre meshkujve që nuk i linin të qeta. Për një çast kujtoi ditët kur sapo kishte filluar punën. Duke qenë se në një- rën prej dhomave pranë tualeteve të shkollës ku jepte mësim punonin gratë, ai zbriste në tualetin e një xhamie që kish pranë. Kurse tani bashkë me emrin e vendit në fjalë ku me të mëdha shkruhej WC kish ndryshuar edhe kultura e tualetit. Pëshpëriti si në vetvete: -Shiko shiko si është katandisur kjo rini! Dhe për një kohë priti ashtu... Nëpër shkallë po jehonte zëri i një burri tek të gjashtëdhjetat që dëshi- ronte të dilte përjashta ndërkohë që çdokush ishte bërë pjesë e argëtime- ve. Ata që e dëgjonin zërin ndjenin keqardhje për klithmat e burrit duke kthyer kokën nga pas tek e shihnin, e ndërkaq ai me zë të fortë thoshte: -E prishën rininë e këtij populli. Rritën një rini që rri duke pritur përpara lokalit. E prishën rininë e popullit. E larguan nga sexhdeja duke e lënë edhe ushqimin ta hanë në këmbë. Rritën një brez që pret vazhdimisht radhën përpara tualetit pasi ka ngrënë mirë e mirë deri në fryrje, një rini që u plak duke pri - tur. Turp të kini! Një rini me ide, më dhikr, me bark të ngopur dhe famë, aman aman! Një rini, truri i së cilës ka marrë një aromë të pakëndshme duke pritur gjatë e gjatë para tuale- tit... E prishën psikologjinë e rinisë. Dhe më pas u shfaqën “dijetarët” e gjalluar që prodhojnë ide të habit- shme duke ngrënë gjëra të pavlera. E kthyen rininë në një të huaj për veten, atë rini që pret të fitojë nga lojërat e fatit dhe për rrjedhojë e ka ngurtësuar atë anë të mendjes që prodhon ide dhe mendime dhe që e ka përvetësuar mënyrën e të jetuarit në bashkësi. Turp të kenë, e prishën psikologjinë e rinisë!... Në këto rrethana një baba që mbante përdore të birin, të cilin po e ngjiste lart përmes shkallëve, ndër- kohë që mori të birin të mbante në krahë dhe me të shpejtë po përpiqej të largohej nga mjedisi në fjalë, nga ana tjetër iu drejtua të shoqes, e cila me hapa të shpejtë po e ndiqte atë nga pas duke parë me habi edhe bu- rrin që po “rënkonte”, duke i thënë: Shpejt grua të ngjitemi lart! Shpejt, ndryshe do i prishet psikologja fë- mijës!... Përktheu nga turqishtja: evans drishti nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 8 M brëmjen e së shtunës, më 16 nëntor 2013, nëpërmjet valëve të Tv Rozafa, Myfti- nia Shkodër ka shfaqur një dokumen- tar, me dëshmi dhe fakte konkrete mbi rihapjen e Xhamisë së Plumbit. Ky dokumentar shfaqet në kuadër të përkujtimit të datës së shënuar 16 nëntor 1990, ditë në të cilën u plotë- suan kushtet për rihapjen e Xhamisë së Plumbit, pas një periudhe të errët 23 vjeçare, në të cilën shteti shqip- tar mbylli shkollat fetare, shkatërroi xhamitë, ndaloi mësimin e edukatës fetare në shkollat e tij dhe u vetë - deklarua si “shteti i vetëm ateist në botë”. doKumeNTarI I myfTINIsë sHKodër Në përKujTIm Të 16 NëNTorIT 1990 Gjatë këtij dokumentari, teleshi- kuesit kanë pasur mundësi të dëgjoj- në dëshmi të ndryshme rreth kushte- ve të vështira në të cilat muslimanët shkodranë mbanin fshehurazi ritet dhe adhurimet islame në periudhën e ndalimit të tyre me ligj. Njëkohë- sisht janë dhënë dëshmi për ditën e 16 nëntorit 1990, të cilat bartin përherë emocione dhe respekt për të gjithë kontribuesit dhe mbi të gjitha, zgjojnë ndjenjën e falënderimit ndaj All-llahut (xh.sh) që nuk e humbi këtë besim dhe këtë fé të pastër në këtë tokë islame. Në dokumentar përftohen emocio- ne të mëdha teksa dëgjohen dëshmi të ndryshme nga H. Mit'hat Myftija, rahmetliu H. Faik Zaganjori, si dhe dëshmohen pamje vizive të hoxha- llarëve të nderuar si: H. Sabri Koçi, H. Sulejman Kraja etj, që nuk jetojnë më. Dokumentari në fjalë transmetohet për herë të parë në një media vizive. Ai u ideua dhe u mbështet nga Myf- tiu i Shkodrës Imam Muhamed Sy- tari dhe u realizua nga gazetarë dhe operatëorë profesionistë të qytetit të Shkodrës, me rastin e 20 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit dhe dëshmimit të lirë të vullnetit dhe përkatësisë fetare në vendin tonë. nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 9 Ditën e hënë, më 18 nëntor 2013, Myftiu i Zonës Shko- dër, Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një vizitë nderi në zyrën e Drejtorit të ri të Policisë së Qarkut Shkodër, z. Shaban Nexhi. Fillimisht Myftiu ka uruar Drejtorin e ri të Policisë së Qarkut Shkodër me rastin e marrjes së detyrës së re, si dhe ka shprehur falënderimet e tij për bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Shkodrës në situata të ndryshme të këtij bashkëpunimi. Drejtori i Policisë së Shkodrës, z. Shaban Nexhi, ka konfirmuar edhe një herë gatishmërinë e Policisë së Qarkut Shkodër për të qenë pranë Myftinisë Shkodër në çfarëdo nevoje, në rrugën e përmirësimit të cilësisë së bashkëpunimit në mes dy institu- cioneve dhe interesit social. Biseda është përqendruar edhe në çështje konkrete që lidhen me aktivi- tetin e gjerë të Myftinisë Shkodër dhe nevojën e herë pas hershme për bash- këpunimin me Policinë e Shkodrës. Drejtori i Policisë ka shprehur vullnetin e tij dhe të institucionit që drejton për të qenë të gatshëm për të ndërhyrë në çdo moment kur Myftinia Shkodër do të ketë nevo- jë, sidomos në raport me çështjen e pronave dhe moscënimin e tyre, mosprekjen e shenjtërisë së xhamive të saj etj. Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i Shkodrës i ka dhuruar Drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër një kop- je të Kur'anit me përkthimin e kup- timeve të ajeteve të tij në gjuhën shqipe. myftiu viziton drejtorin e ri të policisë së Qarkut shkodër Ditën e martë, më 19 nëntor 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një takim pune në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka. Qëllimi i këtij takimi kanë qenë problematikat që lidhen me disa nga pronat e Myftinisë Shkodër, që presin ndërhyrjen e Bashkisë për t’u liruar dhe vënë në dispozicion të pronarit legjitim, pas plotësimit të krejt kushteve ligjore. Në takim është diskutuar edhe për interesimin e përbashkët të Myftini- së dhe Bashkisë Shkodër në lidhje me Xhaminë e Plumbit dhe zonën përreth saj, si një ndër lagjet më të vjetra monument kulture në Shkodër. Siç dihet, Myftinia dhe Bashkia Shkodër janë interesuar që herët për të përgatitur një projekt ambicioz që e shpëton përfundimisht Xhaminë e Plumbit nga situatat e përmbytjeve dhe neglizhëncës së viteve të fundit. Projekti në fjalë i është dorëzuar Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë, pas premtimit të bërë nga Qeveria e Kuvjatit për mbështetjen e dhe fi- nancimin e tij. Realisht, akoma nuk janë dhënë sinjalet e duhura dhe bindëse në këtë drejtim. Myftiu e ka informuar Kryebash- kiakun se gjatë vizitës së bërë para pak ditësh në Ankara, ka kërkuar nga Koordinatori i TIKA-s për Ballkanin ndërhyrje dhe mbështetje në lidhje me Xhaminë e Plumbit. Njëkohësisht, edhe Kryetari i Bash- kisë ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë e tij për të zhvilluar takimet e duhura me drejtues të TIKA-s në Tiranë, në lobim për këtë çështje. Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i ka dhuruar Kryetarit të Bashkisë z. Lorenc Luka, librin e tij më të ri me titull: "Nún – Pasha Lapsin...”. myftiu zhvillon një takim pune me Kryetarin e Bashkisë shkodër nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 10 NIsIN puNImeT për NdërTImIN e XHamIsë së re Në fsHaTIN domëN Pas një pritje të gjatë, mus- limanët e fshatit Domën, Komuna Postribë, kanë për- jetuar sot, të xhumanë, më 29 nën- tor 2013, një ditë të gëzueshme, me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së re. Ceremonia është zhvilluar në një atmosferë gëzimi, që përzier me aj- rin e freskët dhe rrezet e diellit, e bënë këtë të xhuma, një ditë të pa- harruar për banorët e këtij fshati, thuajse të izoluar në mesin e maleve të zonës. Ceremonia ka nisur me fjalën e hapjes të mbajtur nga teologu Ervil Kuçi, që ka shpjeguar qëllimin e kë- tij tubimi, lajmin e gëzueshëm për banorët e Domnit, si dhe vlerën dhe rëndësinë që ka xhamia në një ko- munitet besimtar. Më pas, duke përshëndetur të pra- nishmit dhe në veçanti Kryetarin e Komunës Postribë, z. Faz Shabaj dhe Drejtorin e Fondacionit “Mirë- sia”, z. Korab Kaja, Myftiu i Zonës Shkodër Imam Muhamed Sytari, ka shprehur emocionin dhe gëzimin e tij për mbërritjen e kësaj dite të mbarë për fshatin Domën. Myftiu ka vlerë- suar se kjo ditë e shumëpritur nga të gjithë, erdhi si një dhuratë hyjnore për krejt muslimanët e Postribës dhe Shkodrës. Në mënyrë simbolike, Myftiu ka vendosur gurin e parë të themelit, 11 nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 NIsIN puNImeT për NdërTImIN e XHamIsë së re Në fsHaTIN domëN me lutjen që kjo xhami e re të përfu- ndojë sa më parë, me cilësinë e pri- tur dhe të jetë një busull orientimi për të rinjtë dhe banorët e fshatit. Ceremonia është përshëndetur edhe nga Kryetari i Komunës Pos - tribë, z. Faz Shabaj, që ka shprehur vlerësimin e tij për këtë investim që po bëhet në Postribë, duke vlerësuar njëkohësisht ndërtimin e kësaj xha- mie të re si një kërkesë të kahershme të besimtarëve të Domnit. Në emër të donatorit, Drejtori i Fo- ndacionit "Mirësia", z. Korab Kaja ka theksuar se është mirësi e All-llahut, që u mundësua realizimi i këtij bash- këpunimi, në rrugën e ngritjes së xhamisë së re në fshatin Domën. Ai ka falënderuar bashkëpunimin me Myftininë Shkodër, duke vlerësuar njëkohësisht frymën e mirëkupti- mit për ringritjen e infrastrukturës shpirtërore në Shkodër e Shqipëri. Me rastin e kësaj ceremonie, Myf- tiu i Shkodrës i ka dhuruar z. Korab Kaja, "Pasaportën e Resulull-llahut (a.s)", si shenjë mirënjohje për këtë kontribut dhe bashkëpunim për xha- minë e re të fshatit Domën. Në fund të ceremonisë, imami i xhamisë Domën, z. Smajl Braqi, ka shprehur mirënjohjen e tij për Myfti- ninë Shkodër, Komunën Postribë dhe Fondacionin "Mirësia", për këtë anga- zhim të vlerësuar në shërbim të ngrit - jes së kësaj xhamie të re në Domën. nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 12 Paraditën e së martës, më 19 nëntor 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka dhënë një intervistë të gjerë për gazetaren Doriana Me- tollari, drejtuese e gazetës online “Hermes News”. Në këtë intervistë Myftiu ka folur mbi aktivitetin e Myftinisë Shkodër në disa drejtime, si në atë fetar, ba- mirës, kulturor, shkencor, botues dhe interesimin e tij për të zhvilluar më tej vakëfin e shenjtë, si një trashë- gimi e brezave dhe amanet i shenjtë islam. Myftiu ka folur edhe për objekti- vat e Myftinisë Shkodër në drejtim të rritjes së mëtejshme ekonomike, me qëllim marrjen e përgjegjësive që i takojnë këtij institucioni që përfaqëson besimtarët muslimanë të Zonës Shkodër dhe interesat e tyre legjitime në shumë drejtime. Gjatë intervistës është folur edhe për qëndrimet e Islamit ndaj feve të tjera, ku Myftiu ka vlerësuar si shu- më me rëndësi njohjen reciproke, myfTIu jep Një INTervIsTë Të Gjerë për GazeTëN oNlINe “Hermes News” shto mua dituri!”. Në këtë kontekst ka përmendur shembullin pozitiv të dijetarëve dhe shkëncëtarëve të ndryshëm muslimanë ndër shekuj, si burim i arritjeve të sotme diturore në botë. Është folur edhe mbi këndvësh- trimin islam ndaj profetëve dhe pa- suesve të feve të tjera, ku Myftiu ka theksuar se Zoti është Një, ndërsa profetët janë të përzgjedhurit e Tij në kohëra të ndryshme, me një qëllim të vetëm; udhëzimin dhe edukimin e njeriut me frymën e dashurisë dhe orientimit sipas udhëzimit hyjnor. Në intervistën e tij, Myftiu ka cekur edhe çështjen e femrës, ku ka thënë se në Islam femra është e respektuar dhe e mbrojtur me fanatizëm, për të qenë një individ i ditur, i pastër, i ndershëm, i kulturuar, i gatshëm për të qenë nënë, prej së cilës edukohen brezat me moral, dije dhe përkush- tim në jetë. Myftiu ka folur edhe për nevojën e përfshirjes së edukatës fetare në shkollat publike të Shqipërisë. Ai ka përmendur se edhe pse kanë ka- luar 23 vite nga kapërcimi i cakut të ateizmit dhe diktaturës që nda- loi me ligj fenë dhe edukatën fetare në shkollat e vendit, akoma sot, kjo çështje vazhdon të trajtohet një- soj si në kohën e komunizmit, duke qëndruar larg modeleve evropiane, ku edukata fetare është pjesë e ka- hershme e kurrikulave në shkollat publike. Pyetjes së gazetares se a ka vend për një ateist në Islam, Myftiu i është përgjigjur: “Në Islam ka vend për çdo njeri, pavarësisht realitetit besimor në të cilin ai gjendet. Fakti që në Kur’an ka shumë ajete në të cilat Zoti i drej- tohet njerëzimit me: “O ju njerëz”, do të thotë se kushdo është i mirëpritur në dyert e Islamit dhe se çdo njeri ka në zemrën e tij mirësi dhe gatishmëri për t’u kthyer nga origjina e besimit dhe udhëzimit”. mbi të cilën ngrihet respekti, vle- rësimi dhe vullneti për dialog, pse jo edhe debati mbi baza teologjike, bashkëpunimi në projekte të ndry- shme të përbashkëta me dobi sociale etj. Në këtë kontekst, ka përmendur se Kur’ani ka përmendur në shumë vende profetët e mëparshëm dhe si- mbolikat e ndryshme të dërgesës së tyre, gjë që e bën muslimanin shu- më të gatshëm për të komunikuar më nje jomusliman. Njëkohësisht ka theksuar: “Mbetet që edhe jomusli- manët, kushdo qofshin, të shprehen me të njëjtën mënyrë ndaj muslimanë- ve, duke njohur profetin Muhammed (a.s) dhe shpalljen e tij, shenjtërinë e Kur’anit si Libër i shpallur etj.” Vlera e dijes në Islam dhe mirë- përdorimi i zhvillimit teknologjik, si një nxitje kur’anore dhe urdhëresë profetike, ka qenë një ndër pikat e shumta të kësaj interviste, ku Myf- tiu ka theksuar se muslimani është një individ që udhëzohet në jetën e përditshme i bazuar mbi porosinë: “Kush i ka dy ditë të barabarta është në humbje” dhe lutjen: “Zoti im më nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 13 nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 14 Ka disa kohë që kemi në dorë librin: Encikopedi, 100 - per- sonalitete shqiptare të kul- turës Islame Shekulli XIX-XX, botim i Komuntitit Mysliman të Shqipërisë, Tiranë, 2012, 397 faqe. Është një libër i veçantë nga kënd- vështrimi fetar, teorik, fushat e për- shirjes, personaltetet që rrok, vlerat që trasmeton dhe mesazhet që jep. Libri në fjalë që për- mbledh 100 figura të shquara të dy shekujve të fundit XIX- XX. Në faqet e librit ne nji- hemi me disa nga figurat më të shquara të kombit si: Daut Efendi Boriçi (Drejtor arsimi, kryetar i Lidhjes së Prizrentit, dega Shkodër; gjuhëtar, au- tor abetaresh dhe fjalorësh), Hasan Tahsini (Rektor i parë i Universitetit të Stambollit), Hafiz Esat Myftia (Drejtor i medresesë Shkodrës dhe Tiranës), Haxhi Faik Hoxha (Myfti i zonës së Shkodrës, në vitet 1991-2003, Pishtar i Demokracisë, Qytetar Nde- ri), Ferit Vokopola (firmëtar i aktit të Pavarësisë), Hafiz Halid Bushati, Haxhi Hasan Alia (Sheh Shamia), H. H. Dr. "100 persoNalITeTe sHQIpTare Të KulTurës Islame" - vepër me vlera atdhetare, fetare, shkencore dhe shoqërore HafIz alI Korça (1873-1957) Hasan Ef. Kaduku (mjek i parë stama- tolog shqiptar), Hafiz Sabri Bushati (Anëtar i Senatit të Qeverisë së Kon- gresit të Lushnjës, një rrugë e qytetit mban emrin e tij), Haxhi Hafiz Sabri Koçi (Kryetari i Komuninitetit Mys- liman të Shqipërisë,1990-2003 dhe drejtues i ceremonisë fetare më 16 nëntor 1990), Said Najdeni (Hoxhë Voka), Salih Efendi Myftia (myfti i zonës Shkodër dhe Kosovë, prijës i shqiptarëve në SHBA), Selim Efendi Çoba, Selim Efendi Gashi (Drejtor i Medesesë së Tiranës), Mulla She- rif Ahmeti (përkthyesin Kur’anit në shqip), Hafiz Sheuqet Boriçi, Shu - qet Muka (mësues dhe autor librash shkollorë), Tahir N. Dizdari (autor i librit “Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe”, Tiranë, 2005, faqe 1202), Haxhi Vehbi Dibra (Agolli), Haxhi Vehbi S. Gavoçi (autor i dhjet- ra librave në shqip dhe në gjuhë të huaj), Imam Vehbi Ismaili, Vexhi Buharaja (“Mësuesi i Popullit”), Xhemal Naipi (krytar i komisionit të arsimit), Hafiz Ymer Bakalli, Ymer Haxhi Prizreni (udhëheqës i qeveri- së së Lidhjes së Prizrenit), Hafiz Ali Kraja (Tari), H. Hafiz Abaz Golemi (themelues i shkollës së Parrucës), Hafiz Abdullah Bërdica, Hafiz Adem Kazazi, Sheh Ahmet Shkodra, Hafiz Ali Ulqinaku (myfti, poet, gjuhëtar, “Mësues i Popullit”, 1994), Hafiz Ibrahim Dalliu (autor librash dhe traktatesh filozofike), Hafiz Ibrahim Kaduku (mësues dhe edukator i nde- ruar), Hafiz Ibrahim Repishti (depu- tet, imam, politikan), Sheh Ibrahim Karbunara (politikan, i pushkatuar nga komunizmi), Imam Isa Hoxha (Imam në SHBA), Hafiz Ismet Dibra (drejor i Medresesë Tiranë), Jusuf Efendi Tabaku (një jetë në tre shekuj, “Mësues i Popullit”), H. Hafiz Muhamet Bekteshi (me veprimtari të dendur dhe për disa dekada ndër prota- gonisët e jetës fetare e sho- qërore), Hafiz Myrteza Vuci, Osman Met Osja (zv/drejtor i medresesë së Shkodrës, nëpunës biblioteke e vaiz), Sheh Qazim Hoxha, Rexhep Voka, Xhemal Naipi (kryetar i komisionit të arsimit, myfti etj.) . Pra, siç shihet janë për- fshirë nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët me përfaqësuesit kryesorë që i dhamë, por të na falin se nuk i përfshimë të gjithë, për mungesë kohe. Pa u zgjatur të gjithë ho- xhallarë, imamë të besimit prof. dr. Njazi Kazazi USH "Luigj Gurakuqi" nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 15 faqësues i nacionalizmit shqiptar, i dënuar me vdekje për pikëpamet e tij. Në këtë tekst autori përdori dy al- fabete: Alfabetin e Stambollit (va - riantin e vitit 1884) dhe alabetin e Kongresit të Manastirit (1908). Kë- shtu autori bëri i pari publikimin e këtij alfabeti në një abetare dhe është meritë e Hafiz Ali Korçës. Copat e leximit që vijnë menjëherë pas pjesës së shkronjave, janë të gjitha në prozë. Ato përshkohen nga edukimi moral dhe janë të lidhura me proble- met e jetës së përditshme dhe synojë të edukojnë tek nxënësit të vetive të mira morale, si: dashurinë për Allahun (xh.sh.) mi- rësjelljen, dashurinë për prindërit dhe njëri-tjetrin etj. Fjalët e urta të nxjerra nga folkori popullor dhe që janë vendosur në fund të tekstit, ia vlerat eduka- tive të tij. Botimi i kësaj abetare- je përbën një kontribut të madh në kushtet e pushti- mit, mungesës së librave në gjuhën shqipe, në prag të Pavarësisë. Teksti ka përmbatje pa asnjë dallim dallim dallim fetar, gjë që përçon platfomën e rilindësve në pla- nin e edukimit atdhetar dhe arsimor. Abetarja ka një vëllim të konsi- derueshëm dhe shërbeu për disa vite me radhë për mësimin e lexim- shkrimit e gjuhës shqipe nga masat e popullit. Në mbyllje themi me plotgojën: Ju begatoftë Allahu (xh. sh.) zemrën, ju driçoftë mendjen, ju dhashtë du- rimin për për vepra të reja, të do- bishme grupit të autorëve që kanë bashkëpunuar për librin. Islam, por edhe qytetarë, atdhetarë, mësues e drejtues të arsimit, autorë librash e veprash fetare dhe filozo- fike të gjithë në shërbim të popullit dhe Atdheut. Gjatë studimeve tona kemi shkruar edhe për Duat Efendi Boriçin e Ha- fiz Ali Korçën kur kemi botuar me Prof. dr. Shefik Osmanin librin tonë për “Abetaret shqipe...” botim i MASH, Tiranë 2000. 1 Po japin në mënyrë të përmbledhur diçka për Hafiz Ali Korçën, për të treguar se kështu është shkruar gjatë gjithë librit. “Hafiz Ali Korça i për - ket atij brezi ideologësh e organizatorësh, që më veprimtarinë e tyre i bënë një sherbim të denjë çësh- tjes së zgjimit dhe bashi- mit kombëtar, çështjes së tërësisë dhe pavarasisë së Atdheut dhe çështjes së përparimit të kombit” . 2 “Midis hoxhallarëve të përndjekur nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimari- në e tyre është edhe Hafiz Ali Korça”,3 Hafiz Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si “Gjylstani”, “Rubairat” si dhe “Jusufi me Zelihane” i bëri të flasin në shqip poetët e mëdhej si Saadiun, O. Kajamin etj. siç la një kontribut të shquar me veprat ori- gjinale në prozë e poezi fetare dhe laike në një peridhë të gjatë kohore 1. Shefik Osmani, Njazi Kazazi: “Abetaret sh - ipe dhe trajktoria e tyre historiko-pedagogjike”. Botim i MASH, Shtëpia botuese “Idromeno”, Ti- ranë, 2000, fq. 366. 2. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, “Encipl - pedi, 100- personalite shqiptare të kulturës Is- lame, shekulli XIX-XX”, Editor Genti Kruja, Andrin Rasha. Tiranë, 2012, fq. 24-27. 3. Dr. Ramiz Zeka në “Zhvillimi i kulturës Islame të shqiptarët gjatë shekullit XX”, Ribotim, Tiranë, 2002, mes vitetve 1900-1942. Kujtojmë se më 1925 botoi në Tira- në pamfletin “Bolshevizma a çkatë- rrimi i njerëzimit”, ku shprehu pikë- pamjet e tij për komunizmin. Ai botoi në Korçë edhe një “Abeta- re shqip” (1910) etj. Abetarja është shtypur në shypshkonjën “Korça” në Korçë, gjeti miratim të përgjithshëm në publik, sepse ishte në korent të lëvizjes arsimore-kulturore për afa- betin shqip. Një nga autoritetet e kohës që mori pjesë aktive në këto ndërmarrje që edhe Hafiz Ali Korça, i njohur si eru- dit, poliglot, mësues i “Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës”, (... “bash- këpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e kësaj shkolle... Aty dha pa pegesë Edukatën Islame.” 4 për- 4. Po aty, fq. 318 HafIz alI Korça - (1873-1957) nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 16 D itën e mërkurë, më 20 nën- tor 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, i shoqëruar edhe nga menaxheri i pro- nave z. Blendi Alushi, ka zhvilluar një inspektim në terren, për të vëzhguar nga afër gjendjen e punimeve në disa prej vakëfeve të Myftinisë Shkodër. Fillimisht është bërë inspektimi i vakëfit në lagjen Dudas, ku me mba- rësinë e All-llahut, shumë shpejt pri- tet të finalizohet përpjekja e Myftini- së Shkodër për ndërtimin e një xha- mie të re, e munguar prej dekadash në këtë lagje të vjetër muslimane. Më pas, Myftiu ka ndjekur nga afër punimet që po vijojnë për ndërtimin e xhamisë së re në zonën e ish- Zuk- thave, te vakëfi i vjetër i xhamisë që mbante emrin e bamirësit dhe hati- bit të saj, Shaban Efendi. Një problem në rrugën e ndërtimit të xhamisë së re qëndron një godi- në e vogël, e ndërtuar mbi truallin e Myftinisë Shkodër, e legalizuar padrejtësisht në vitet e fundit nga ALUIZNI Shkodër. Myftinia Shkodër po bën të gjitha përpjekjet për ta pastruar këtë territor, në mënyrë që projekti i xhamisë të plotësohet tërësisht. Është inspektuar edhe gjendja ak- tuale e vakëfit te Ura e Bunës, ku prej një viti ka nisur puna për ndërtimin Inspektohen punimet në disa vakëfe të myftinisë shkodër lagjja dudas dhe fshati domën, së shpejti me xhami të re Ditën e enjte, më 21 nëntor 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim pune Drejtorin e Fondacionit "Mirësia", z. Korab Kaja. Në qendër të këtij takimi ka qenë lobimi i Myftinisë Shkodër për ndër- timin e dy xhamive të reja, njëra në lagjen Dudas dhe tjetra në fshatin Domën, Komuna Postribë. Në kuadër të bashkëpunimit të frytshëm në mes të dy institucione- ve, z. Korab Kaja, ka garantuar Myf- tiun e Shkodrës se me mbarësinë e All-llahut, Fondacioni "Mirësia" do të marrë përsipër mbështetjen finan - ciare për ndërtimin e këtyre dy xha- mive, për të cilat ka marrë kërkesë zyrtare nga Myftinia Shkodër. Gjatë këtij takimi është folur edhe për mundësinë e shfrytëzimit të ko- hës më të afërt të përshtatshme për hedhjen e themeleve dhe nisjen e punimeve për dy xhamitë e reja. Ndërtimi i xhamisë së lagjes Dudas planifikohet të bëhet mbi një pjesë të vakëfit të lirë të Myftinisë Shkodër, ndërkohë po punohet për lirimin e pjesës tjetër të vakëfit të çertifikuar ditët e fundit, pas një zaptimi rreth 17 vjeçar në mënyrë të padrejtë. Myftinia Shkodër planifikon që të shfrytëzojë maksimalisht këtë vakëf në shërbim të projekteve të saj, që do t'i japin dritën e shumëpritur kë- saj lagjeje të vjetër muslimane me xhami të munguar. Njëkohësisht, edhe në fshatin Do- mën, pritet të caktohet dita më e për- shtatshme për fillimin e punimeve për xhaminë e re, në një kohë kur besimtarët e këtij fshati i kryejnë adhurimet e tyre në një objekt të amortizuar në një zonë malore të vështirë. e xhamisë së re. Pas përfundimit të minares me dy ballkone, që e ka zbu- kuruar krejt zonën, vijimi i punimeve do të bëjë të mundur përfundimin e xhamisë së re, mbi themelet e xha- misë së vjetër që ekzistonte më parë në këtë zonë. Në ditët vijuese, Myftinia Shkodër do të vazhdojë përpjekjet e saj për të arritur çertifikimin e vonuar të krejt pronave të saj, lirimin e vakëfeve të uzurpuara, si dhe lobimin për vënien në efiçencë të tyre me ndërtime të reja. nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 17 Pa dyshim se besimi është një pemë e bukur. Frytet që ajo jep, gjithmonë me lejen e Allahut xh.sh, janë me cilësi të larta shpirtërore. Këto virtyte nje - rëzore duhet të reflektohen në këtë mënyrë: Së pari: besimin që kemi përbre- nda, ta njoftojmë me deklaratën e Dëshmisë . Së dyti: me fuqinë e këtij besimi të mbahemi pas urdhërave të Allahut xh.sh, të ruhemi nga nda- limet dhe këtë qëndrim ta vazhdojmë hapur e fshe- hur në punët personale e kolektive, në adhurim, në sjelljet tona, shkurt në çdo vend. Së treti: ta përhapim këtë besim tek njerëzit, domethënë t’i nxisim të tjerët të veprojnë mirë e drejt, të ndikojmë që të ruhen nga të vepruarit keq e gabim. Besimi e lidh myslimanin me Zo- tin e tij. Besimi është natyrshmëri dhe jo dije, ndjenjë dhe jo filozofi, moral dhe jo mendim. Besimi është gjithashtu një litar që lidhet midis myslimanit dhe qëllimit të tij dhe mi- dis myslimanit dhe atij që ka besuar me të. Nuk ka lidhje më të fortë se besimi dhe nuk ka besim më të fortë se Islami. Besimi Islam është feja e vetme e pastër e cila nuk adhuron tjetër përveç Allahut një dhe vetëm Atij i drejtohemi. Besimi Islam nuk njeh rivalitet, ngjasim apo trupëzim me hyjninë e Zotit, kështu që nuk njeh ndërmjetësim me fuqinë e Allahut. Nga ana tjetër, besimi i shëndoshë është baza e shoqërisë Islame, ndër- sa monoteizmi është esenca e këtij besimi dhe shpirti i gjithë Islamit. Me anë të sheriatit dhe udhëzimeve feja Islame mbron këtë besim dhe monoteizmin e pastër nga besimet e kota dhe bestytnitë. Ai gjithashtu i lufton besimet pagane të cilat ishin të njohura në periudhën idhujtare, me qëllim që ta pastrojë shoqërinë Islame nga idhujtaria dhe rruga e humbur. Nga ana tjetër, zakonet me natyrën e tyre ndërrojnë. Nuk mund të gjejmë një zakon që të mos jetë ndërruar gjatë historisë në të gjitha kombet dhe vendet. Kështu meqenëse kanë ekzistuar në të gjitha kohët duhet të kuptojmë që rrënjët e besimit te Zoti Fuqiplotë kanë fitratin(pastërtia dhe natyra Islame që lind bashkë me njeriun) dhe ai pa dyshim është i gërshetuar me shpirtin e qenieve njerëzore. P.sh. dashuria e nënës për fëmijën. Nuk mund të thuhet dhe të konkludohet se kjo vjen nga propa- ganda ose nga zakoni, sepse s’ka fis ose komb në çdo kohë dhe epo- kë që një nënë të mos dojë fëmijën e saj. Pra është një instikt i lindur, një dhunti që Zoti xh.sh ia ka dhënë krijesës së gjallë. Një shembull të veTëm me BesIm! tillë i ngjan edhe çështjes së besi- mit. Njerëzit në të kaluarën dhe sot adhurojnë Zotin. Në historinë njerëzore s’ka pasur periudhë që njerëzit të mos njihnin fenë dhe besimin te Zoti. Megjithatë në çdo kohë dhe vend kanë ekzistuar disa forma besimi. Kuptohet qartë pra arsyeja pse adhurimi i Zotit vjen nga thellësia e shpirtit dhe burimi i tij është fitrati(pastërtia Islame) i qenieve njerëzore dhe jo rrjedhoj e zakoneve siç bëjnë disa që e mbësh- tesin këtë hipotezë, sepse po të ishte kështu ky adhurim s’do të ishte kaq i gjërë dhe i përjetshëm. Natyrisht, kur njerëzit nuk e njihnin Zotin si një Qenie që është mbi natyrën, ata e kërkonin Atë dhe duke e kërkuar kthyen në idhuj shumë objekte e krijesa të natyrës. Me zhvillimin e mendi- mit qeniet njerëzore u bënë të zotët të shihnin të vërtetën, nuk adhu- ruan më idhujt që ishin krijesa materialiste dhe përqafuan besimin në një Zot të vetëm. Faktori më i madh për kthimin në përgjithësi të njerëzve në besimin në monoteizëm (njësueshmëri, besimi në një Zot) ishte Shpallja Hyjnore. Njerëzit nuk janë përgjegjës për besimin e tyre të gabuar, përderisa nuk janë të njohur me Shpalljen Hyjnore apo me Pej- gamberin që do të kumtojë Fjalët e Zotit xh.sh, sepse pikërisht për këtë në Kur’anin Fisnik thuhet: “Ne nuk kemi ndëshkuar një popull, përderisa nuk kemi dërguar një Pejgamber(me shshpallje)”. Pra si përfundim, dashuria për Zo- tin ka ekzistuar dhe do të ekzistojë gjithmonë për ne. Jo vetëm kaq por besimi te Zoti është një flakë e për- jetshme, e cila ngroh shpirtin e çdo njeriu… arben Halluni - teolog nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 18 P araditën e së enjtes, më 28 nëntor 2013, në të gjitha tro- jet shqiptare është përkuj- tuar 101 vjetori i ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë, që shënoi edhe pavarësimin e Shqipërisë dhe nisjen e rrugëtimit të saj si një vend i lirë dhe i pavarur. Edhe në Shkodër, Bashkia e qytetit ka organizuar një ceremoni modeste, në sheshin para godinës së Bashkisë, në kujtim dhe nderim të kësaj date të shënuar kombëtare. Në këtë tubim tashmë tradicional, ka marrë pjesë edhe Myftiu i Shkod- rës Imam Muhamed Sytari, i shoqë- ruar nga imamët H. Fejzi Zaganjori dhe teologu Idmir Plaku. Fillimisht, Myftiu ka uruar Kryeta- rin e Bashkisë z. Lorenc Luka, Pre- fektin e Qarkut z. Paulin Radovani, deputetet e ndryshëm, drejtuesit e institucioneve lokale dhe përfaqë- suesit e komuniteteve të tjera fetare me rastin e 101 vjetorit të Shqipë- risë, si dhe është lutur që Zoti me madhërinë e Tij ta begatojë këtë tokë dhe njerëzit e saj. Pas ceremonisë së këndimit të him- nit kombëtar dhe ngritjes së flamu- rit, Myftiu ka dhënë një intervistë për mediat lokale, ku ka vlerësuar këtë ditë si më të shtrenjtën ditë të shqiptarëve, në të gjitha trojet e tyre dhe në diasporë. Myftiu është lutur për të gjithë ata që kontribuan për rritjen dhe zhvi- llimin e Shqipërisë, si dhe ka bërë thirrje që shqiptarët të punojnë për- ditë e më shumë për të mirën e vend- it dhe kombit. myftinia shkodër merr pjesë në ceremoninë e 101 vjetorit të shqipërisë nr. 11 (129) - Nëntor, 2013 19 Botues: myftinia shkodër drejtues: Imam muhamed sytari dizajn & Grafik: Bledar Xama Tel / fax: +355 (0) 224 2081 Nr. llogarie: 100054 uBa - shkodër e-mail: udhaislame@myftinia-shkoder.org website: www.myftinia-shkoder.org Çmimi: 30 lek